Topi:Politika ka nevojë për ripërtëritje, të lërë egoizmin

8 Prill 2012, 15:12Politika TEMA

Kreu i shteti Bamir Topi ndërsa ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, e vuri theksin tek nevoja për ringjallje të besimit dhe të komunikimit.

Duke cilësuar këtë si një ditë të veçantë, Topi u shpreh se kjo ringjallje duhet të sjellë një dominim të lumturisë, harmonisë dhe altruizmit mbi egoizmin.

“Është një ditë e veçantë sikurse janë të gjitha ato ditë që lidhen me mirësinë dhe kjo ditë ka në themel ringjalljen e jetës dhe të besimit, por në kontekstin e Shqipërisë është e nevojshme ringjallja e besimit dhe të komunitmit dhe kjo do të sjellë një dominim të harmonizmit pasi Shqipëria e ka pasur gjithmonë harmoninë” theksoi Topi.
Ai gjithashtu i ka bërë apel politikës shqiptare për më shumë komunikim dhe dialog dhe jo shprehje të egoizimit politik.  “Mesazhi im është për moralin e politikës e cila ka nevojë të ripërtëritje. Komunikimi duhet të jetë në bazë të dialogut dhe dialogu jep më pas edhe zgjidhjet pozitive.Të mos shohim vetëm shprehje të egoizmit, që i shohim shpesh, ku dëshira për pushtet shpeshherë lë mbrapa atë që është më e rëndësishme, kujdesin ndaj qytetarëve ” ka theksuar Topi.

Edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uroi të gjithë besimtarët katolikë festën e Pashkëve. “Uroj të gjithë besimtarët Gëzuar Pashkët. Pashka është premtim dhe sjell ringjalljen në mënyrë spirtuale për të menduar dhe për të kontribuar për të ardhmen, Me dashuri dhe tolerancë gjërat mund të bëhen më mirë” ka theksuar Topalli.

5 komente në “Topi:Politika ka nevojë për ripërtëritje, të lërë egoizmin”

  1. Argita_B says:

    Eshte i vetmi politikan aktual qe flet me sens, qe nuk ngjall urrejtje nderklasore a krahinore dhe qe bashkon shqiptaret.

    1. arsen says:

      Ky eshte zv i Saliut dhe per 20 vjet ka “llapur” te njetjat gjera.
      Ta shofim cfare do thote te Djelen tjeter ne Pashken Orthodhokse!
      Hipokrizia e politikaneve tane eshte 100 karatshe. Po te besonin fjalet e tyre, ata do na kishin cuar me kohe ne Europe.
      Nuk bene asgje, por na lane qe te rrime e te shohim nga qielli se mos na “hedh” ndonje gje Zoti….
      Ta mbyllin gojen, eshte pak.
      Gezuar Pashken Katolike!

    2. Lulzime Bosha says:

      Fa bene canone, do marresh edhe ti pjese ne paraden e 17 majit?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ne-pritje-me-padurim-per-pjesmarrjen-e.html

  2. Besmiri nga Luari says:

    A qenke akoma president ti o zoti Topi, gjalle je ende, nuk te paska zevendesuar (emeruar) Xhozin Berisha ne vendin tend. Une po te isha si ti o Zoti Topi nuk do te dilja me ne sy te botes me gjithe keto qe te ka bere Berisha, apo helbete Tironsa Ju dhe sju bene pershtypje mjafton te jeni ne karrike por rreth e rrotull le te thone e bejne çar te duan. Tymi jot te eci drejte. Burre pa dinjitet qe shet veten per nje karrike ne pushtet. Le qe helbete veteriner çmund te presesh me shume nga ju.

  3. kelmendasi says:

    Shumsin e mbiemrit te vet fiton Bamiri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje