Berisha nuk lejoi skafet sepse premtoi që Vlora do ishte më e bukura e Mesdheut para pak ditësh, por tani u thotë vlonjatëve se globalizimi i ka edhe këto gjëra
Ndërsa flet gjithë kohës për Shqipërinë si më të bukurën e botës, kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit firmosi disa vendime për depozita hidrokarburesh në Durrës si dhe projektin për parkun industrial në Vlorë. Berisha po ashtu zgjati lejen për Petroliferën në Gjirin e Vlorës. Fillimisht Berisha firmosi për një projekt në zonën e Porto Romanos, që njihet gjerësisht si zonën nën influencën e të bijës dhe sekserit serbo- boshnjak, Damir Fazlliç. Berisha miratoi vendimin për “leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Depozitat Bregdetare Hidrokarbure (benzinë , gazoil dhe solar) me sipërfaqe 7000 m2 dhe kapacitet 12200 m3, në fshatin Rinia Porto Romano, komuna Katund i Ri, qarku Durrës”.
Më pas u miratua vendimi “studimin urbanistik pjesor, Parku Industrial, Vlorë, me sipërfaqe 12434 ha, fusha e Jallisë, Nartë, Vlorë”.
Berisha u tha vlonjatëve se vërtet ata duan ta bëjnë Vlorën më të bukurën e Mesdheut, por globalizmi i ka edhe këto. “Është një model që shpresoj të frymëzoje biznesmenët, industrialistët e qyteteve të tjera të vendit pasi punësimi i qytetarëve, prodhimi dhe rritja e tij janë dhe mbeten dy objektivat më kryesore në zhvillimin e një vendi. Parku industrial i Vlorës do të jete një gjenerator që krijon mijëra dhe mijëra vende pune, rrit në mënyrë cilësore potencialin dhe peshën e Vlorës në prodhimin e brendshëm të vendit, i shtohet kapaciteteve ekzistuese. Ju e dini që këtë vit ka një debat të gjatë për të shpallur Vlorën, Gjirin më të bukur të Mesdheut. Ne e duam boll këtë vend, por problemi është se nganjëherë duhet të marrim frymëzim nga të tjerët, në vend që ti frymëzojmë ne ata. Por në këtë botë globale pranohen të gjitha. Ndaj dhe u përgëzoj për këtë projekt të mrekullueshëm, uroj që të fillojmë sa më shpejt dhe ju garantoj se qeveria do tu mbështesë ju në të gjithë ndërtimin e një infrastrukture të merituar,” tha Berisha.
Më pas Berisha vendosi edhe “zgjatjen e afatit të lejes ekzistuese të ndërtimit për terminalin bregdetar dhe infrastrukturën përkatëse portuale për depozitimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në Gjrin e Vlorës për shoqërinë “La Petrolifera Italo-Albaneze” për 60 muaj të tjerë”.
“Kompania Petrolifera ka bërë një investim të shkëlqyer dhe ka vendosur një standard ndër më të mirët në administrimin e naftës dhe gazit dhe marrëveshja me qeverinë është rezultat i negociatave serioze që janë bërë me këtë kompani. Unë ju ftoj ju të zgjasim afatin edhe disa keqkuptime nga ana e kompanive të importit të hidrokarbureve kanë ekzistuar. Kompania ka qenë gjithnjë e hapur që ato të investojnë kundrejt rregullave të qarta ose të autorizojnë kompaninë për të shtuar depozitat kundrejt rregullave të qarta tregtare. Gradualisht këto koncepte po kristalizohen edhe në qëndrimet e kompanive të tjera, prandaj është e nevojshme të japim edhe një afat të ri, një afat 60 mujor për investime, natyrisht në përputhje me kërkesat e tregut, sepse investime jashtë kërkesave të tregut do te jetë e pakëshillueshme,” tha Berisha.
Në fund Berisha vendosi për të dhënë sërish një “leje ndërtimi për depozitat bregdetare import- eksport të nënprodukteve të naftës në zonën energjetike dhe Industriale të Porto Romanos, Durrës”.
Për vendimin në fjalë, kryeministri u shpreh: “Ajo që është specifike ne depozitat e naftës, gazit dhe solarit është se këto ndërtohen me konsensus të plotë të qeverisë dhe të opozitës. Për faktin se kryetari i opozitës vuan nga fobia e HEC-ve ndaj dhe ju lutem shumë, sidomos atij të HEC të Martaneshit, të ma nxjerre njëherë në Kaptinë të Martaneshit për ta inauguruar që t’i dalë pak nga pak, frika nga koncesionet dhe HEC-t, pasi do të ketë një seri inaugurimesh tani.
Ky është një investim shumë i mirë që rrit kapacitetet e portit energjetik, i cili po bëhet gjithnjë e më i njohur dhe do të shndërrohet në një port të vërtetë rajonal.”
Gjatë kësaj mbledhje u miratuan edhe dy leje për një hidrocentral në Martanesh dhe një në Valbonë.
Per zhvillimet qe pati lidhur me mjedisin e prespektiven turistike te Vlores na kujtohet se argument qe perdorej per kundershtimin e qeverise se Nanos ishte se nuk u mor mendimi i autoriteteve lokale,grupeve te interesit dhe Berisha atehere ishte ne krah te atyre qe ngrinin keto probleme .Sot eshte e njejta situate ,bilem me e rende ,asnje informim i publikut lidhur me kete zhvillim ,asnje detaj edhe nga informimi i medias te pakten ky shkrim ne tema nuk jep asnje lloj detaji apo spacifikimi ,per ç’industri behet fjale ,per ku diskutohet konkretisht sepse fusha e Jallise eshte goxha e perhapur ,mos ndoshta jane 7 hektaret qe i mori ARMO me privatizim dhe si gjithnje nga dyqan fruta zarzavatesh e beejme per “leshim raketash” ?
Kta jemi ne. Edhe Salen ne e kemi krijuar. Nje komb tjeter europian i shek XXI do e kish hedhur me kohe ne plehra.
Vazhdo o Sali se keshtu do shfryhesh.ndaj,
Shfryhu se plote e perplote me rena e mashtrime
e ke te mbushur ate Bark.
edhe njehere ta perseris qe;- pirdh se lirohesh…
pasi je vertete landfilli i tyre.
Ne te Vlores,Na gezove o Sali,
Na qave hallin,na punesove,na bere cirak,
ndaj zahmet e ke;-na puth nje cike Ato ndene Tirce…
Eh, e befte zoti mire. Shqiperia, keshtu, kurre nuk ka per te patur hajr.
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mafia-qe-ka-mberthyer-median-dhe.html
bravo berisha . ne vendin me te bukur nderto gjerat me te shemtuara !!! ndoshta ky eshte maximumi i potencialit tend !O VLOOOORRRRRAAAAA…….
Po ai eshte BARBAR,mo burri i dheut,c’a e kujto ti?
Malok hesapi,ku e di ai se c’a eshte pastertia,ndotja dhe harmonia me natyren.Kaq di ajo Monster,mo plako.
nuk e kuptoj se cfar po ndoll ne durres,nga nje qutet per tu lakmuar durrsi shume shpejt do te kthehet ne qytet fantazem.ne fshatin rinia po ndertojne depozita hidrokarburesh.jepen vendime si ne prone te babes,e pyet njeri popullin qe jeton aty?ju ju lumte me ate popull qe kemi ju beni qejf. zoti i ruajt durrsaket per durimin qe kane.
o te dhjefsha racen se na shkaterove token e baballareve te mi vlora ishte para se te vije ne pushtet me e bukura ne evrope tani na ke sjelle tecin qe ka shume zhurme nuk munt te flesh dot une ri ne narte na solle petroliferen na sole plerat nga italia o kromash i ndurre ne plazh gjithmon del nafta anes detit na shkaterove vendin o budalla o mut muti bashke me te shiturit dhe populli i vlores fle gjuna se te gjithe qe jetojne afer do vdesin me kancer
OOOOOOO shqiptare me gjithe ato arme qe dolen sheshit me 97- ,nuk u gjend nje plumb per kete te rrjedhur ,qe po mer me qafe breza te tere shqiptaresh ?!!!
Vlora eshte e bukura e Mesdheut,Mos vazhdoni ta ndotni Gjirin e Vlores Ajo eshte nje perle qe nuk duhet prekur, Ajo u duhet sot dhe neser brezaveqe do te lindin .Mos e bunkerizoni Vloren Oxhaqetjane e kunderta e TURIZMIT.
hoka
me pak fjale,Vlora po katandiset nje bourdhelo e vertete……fatale!
Ne qofte se arrin te realizoi enderrat e tije ne Porto-Romane vrasesi dhe shkaterruesi i shqiptarve sali Berisha,Durresit i humben vlerat si qyteti me i vjeter i europes. I humbi turizmi,natyra, bukuria e plazheve duke e filluar nga derdhja e Erzenes e deri ne kala te Turres,Bardhor.Ky shkatrrimtar i shtetit shqiptar na paska urdher te vazhdoje te vrase e te shkaterroje deri ne zjedhjet e vitit 2013 sipas shprehjeve te zotit Pandeli Majko i pyetur per thyerjen e kushtetutes nga ministri i mbrojties.
Te dashur komentues , ne konsumojme shume kohe duke ndjekur situaten per vendin tone, por qenka e kote se ç’do gje qenka e preventivume.
Une jam i informuar per ate qe do behet ne Vlore. Nuk eshte mire te flisni keq per dicka nuk jeni informuar kurre me pare. Zone industriale e Vlores nuk eshte asgje tjeter pervecese nje zone e rrethuar ne te cilat do te kete, fabrika ushqimore, druri, kompjuterash dhe varkash te vogla. Pervecese ketyre do te kete, hotele, shkolla dhe universitete profesionale, qendra tregetare dhe qendra panairesh, te gjitha keto me nje arkitekture moderne.
Doja te thoja dhe nje shprehje tjeter qe ka egzistuar prej kohesh, “Vlora 3 muaj gango dhe 9 muaj lango.” Dmth ka pune vetem 3 muajt e veres, kjo ka qene me pare se tani eshte vetem 1 muaj dmth Gushti. Parku industrial do ti japi jete dhe 9 muajve te tjere qe mungon puna si dhe do te punesoje 18000 njerez dhe do ti japi zhvillim ekonomise se Vlores.
Pra mos shkruani budalleqe para se te flisni.