Kryetari i Partisë Socialsite Edi Rama uroi sot kreun e klerit katolik në vendin tonë Imzot Rrok Mirditën me rastin e festës së Pashkëve.
Urimi i kreut socialist ishte i shkurtër. “Më lejoni të mos flas më shumë sesa pak fjalë. Urimet më të mira për këtë festë dhe besoj që në një ditë feste sa më pak të na dëgjojnë ne që na dëgjojnë përditë, aq më qetë dhe aq më bukur kalon festa” theksoi Rama.