197 milionë euro për importin e energjisë në vitin 2011

10 Prill 2012, 09:15Politika TEMA
197 milionë euro për importin e energjisë në vitin 2011

Nga Ilir Beqja

Furnizimi me energji elektrike është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Kompania e shpërndarjes së energjisë me pakicë CEZ Albania ndodhet në vështirësi të madhe financiare. Këtë e pranon vetë ajo, por e deklaroi edhe drejtuesi i Entit Rregullator të Energjisë gjatë raportimit vjetor në Komsionin përkatës në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Sokol Ramadanit, treguesit ekonomikë dhe financiarë të CEZ Albania janë përkeqësuar gjatë vitit 2011.

 

Mesa duket telashet me energjinë nuk do iu ndakan shqiptarëve. Energjia elektrike dikur mungonte gjatë, më pas furnizimi u stabilizua por faturat u bënë shumë më të shtrenjta. Ndodhi edhe që në përpjekje për të patur një furnizim të qëndrueshëm apo për të pëdorur eksportin për qëllimi korruptive, brenda 1 viti nënShkodra të kishte 5 përmbytje brenda 1 viti.

 

Në Shqipëri më shumë se gjysma e konsumit të energjisë elektrike bëhet nga konsumatorët familjarë që tregon se ende kemi një nivel të ulët të zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Cmimi i energjisë elektrike me pakicë për konsumatorët familjarë është rritur 65 % që prej vitit 2005. Në vitin 2005 çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjarët ka qënë 5,7 lekë, ndërsa në vitin 2010 çmimi mesatar i energjisë elektrike është 9,3 lekë. Ecuria e rritjes së çmimit ilustrohet në grafikun e më poshtëm.

Por përveçse duhet të paguajne më shumë para për të shlyer energjinë elektrike, shqipytarët duhet të paguajnë idirekt edhe për të shlyer borxhin që shteti merr për të blerë jashët energji,pas KESH sha është në gjendje jo të mirë financiare. Në vitin 2011 janë shpenzuar 197 milionë euro për të blerë jashtë energji. Në të gjithë periudhën 2006 – 2011 janë shpenzuar 792 milionë euro për importin e energjisë. Kjo shumë e përdorur për të blerë energji ka përkeqësuar bilanin e pagesave dhe ka rritur borxhin publoik. Këto para kanë rritur kapacitet e furnitorëve tanë, në vend që të përdoreshin për të rritur pavarësinë tonë energjitike.

 

Prodhimi i energjisë elektrike në vend ka mbetur prej më shumë se 10 vitesh në nivele të përafërta. Në periudhën 2000 – 2005 janë prodhuar 27,4 Terawat, ndërsa në periudhën 2006 – 2011 janë prodhuar 29,4 Teraëat. Pra rritje të prodhimit ka vetëm rreth 7 %. Por rritja e prodhimit është bërë me efiçencë në rënie. Në vitin 2011 është përdorur më shumë ujë për prodhimin e një njësie energjie elektrike. ERE raporton se janë përdorur 1.47 metra kub ujë për një kilowatorë. Grafikisht ilustrimi është në grafikun e mëposhtëm.

 

 

 

 

4 komente në “197 milionë euro për importin e energjisë në vitin 2011”

  1. Keshtu eshte kur ke nje opozite te dobet, dhe nje pushtet qe nuk pyet fare per asgje, as per Kushtetute dhe as per Ligje. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shkelje-kushtetuese-dhe-ligjore-te-mppt.html

  2. dorand says:

    Une habitem si gazeta tema pranon shkrime nga Ilir Beqja i denuar nga Gjykata per korrupsion te cilit i eshte hequr edhe mandati. Ky nuk eshte i dyshuar apo i gjykuar dhe shpallur i pafajshem, ky eshte i gjykuar dhe shpallur fajtor edhe perseri s ka fytyre e del e mban ligjerata? Gazeta tema, pak me serioze ju lutem.

    1. Jozefina Basha says:

      Kurgja nuk asht njajo shifer 197- 297- 397 apo maksimumi 497 milion euro import i energjis elektrike. Sali Bërisha i ka than jo krizes dhe ka ba modelin ma te mall ekonomik ne tan ruzullin.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html

  3. ME BERI PERSHTYPJE NJE KOMENT KETU I NJE FARE dorand ,akoma nuk arrij te kuptoj qe akoma paskerka njerz me nivelin zero te intelektit.Po desha ti bej nje pyetje ketij dorandit; PER CILAT GJYKATA E KA FJALEN? APO E KA FJALEN PER GJYKATESIT sali dhe xhsefine baxhella? jam kurioze ku jeton ky dorandi apo ka zbritur nga ndonje planet tjter? nese e drejte e tij por me shume keq per te se e shikon realitetin me syze blu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje