Ndonëse qeveria kryesisht refuzon ta pranojë atë, një numër treguesish ekonomikë po tregojnë shenja kritike të rënies në ekonominë shqiptare për tremujorin e parë të 2012, pas një ngadalësimi në rritjen ekonomike gjatë dy viteve të kaluara.
Inflacioni arriti 0.6% gjatë shkurti, sipas INSTAT, duke shënuar kufirin ekstrem të deflacionit, duke konfirmuar gjithashtu goditje serioze si në kërkesën dhe në konsumin. Ka rënie në investimin privat e shtetëror. Sektorët e ndërtimit dhe të industrisë, në veçanti kanë qenë midis të goditurve më fort.
Shqiptarët konsumojnë më pak, ndërsa importet bien për një numër kategorish dhe eskportet ranë deri në 21% gjatë dy muajve të parë të vitit sipas INSTAT.
Remitancat, një nga burimet kryesore të të ardhurave ranë me 8% vitin e kaluar krahasuar me 2010.
Shkëlqim Cani, ish guvernator i Bankës Qendrore të Shqipërisë, thotë se qeveria duhet ta kishte pranuar krizën shumë kohë më parë. “Qeveria nuk mori asnjë masë dhe tani ne po vuajmë pasojat e mungesës së tyre të njohurive, manipulimit të realitetit dhe mosveprimit të tyre,” i tha CaniSETimes.
Ai parashikon se ky vit do të jetë edhe më i vështirë. “Kostoja e borxhit është ekstremisht e lartë dhe tani ka arritur kufij shqetësues.” Ai shtoi se me 2013 së qëni një vit zgjedhjesh, nivelet e borxhit do të rriten edhe më tej. Nivelet e borxhit arritën limitin maksimum të rreth 60% të GDP.
Gjergji Filipi, drejtor i kërkimit në Institutinj Axhenda, një institucion kërkimor, është gjithashtu i shqetësuar.
“Konsumatorët dhe investitori më i madh në vend, qeveria, sukshëm shpenzuan më pak në 2010 dhe 2011 dhe të dhënat për muajt e parë rë 2012 konfirmuan se vendi po zhytet në krizë,” i tha aiSETimes.
Por Sherefedin Shehu, një deputet që përfaqëson Partinë qeverisëse Demokratike, ka një vështrim të ndryshëm për çështjen. Një anëtar i komitetit të parlamentit për ekonominë dhe financat, ai i thaSETimes: “Sprapsjet e konsumit janë shkaktuar nga një tjetër drejtim, prirja e kursimit,” duke sugjeruar se kursimi është një përgjigje psikologjike ndaj krizës ndërkombëtare.
“Kriza nuk është shkaktuar nga faktorë shqiptarë. Shqipëria vetëm është ndikuar nga krizat; ne kemi patur ngadalësim të rritjes, jo një rënie në rritjen ekonomike,” theksoi ai.
Banka Qendrore ka ulur disa herë normat e interesit për Lekun, në më të ultën historike prej 4.25% në përpjekje për të rritur konsumin, por reagimi i tregut ishte fare i dobët. “Politika monetare duhet të kishte qenë më agresive. Banka Qendrore mund të kishte realizuar një reduktim agresiv të normave të interesit, brenda një tremujori me 1%,” tha ish guvernatori i Bankës Qendrore Cani.
Lidhur me zgjidhjet, Shehu sugjeron se një rrugëdalje nga ngadalësimi ekonomik do të ishte ““partneriteti qeveritar me sektorin privat”” për të rritur investimet dhe punësimin.
Cani mendon se reformat që synojnë në institucionet, administratën publike, infrastrukturën, kapitalin njerëzor dhe qeverisjen e mirë ofrojnë një rrugëdalje si dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe bujqësinë.
Filipi thotë se problemeve strukturore u duhet adresuar, si kundërvënie ndaj ndërhyrjeve “kozmetike”. Ai pranon se megjithatë “reformat e thella mund të jenë të dhimbëshme dhe jopopullore, por zgjatja e tyre e zmadhon problemin.”
FMN po projekton një rritje ekonomike prej 0.5% për Shqipërinë këtë vit, pak më të ulët se niveli rajonal prej 0.7%. Gjithmonë optimiste, parashikimi i qeverisë shqiptare mbetet 4.3%.
analizat ti bejne specialistet,,,, por ne dime qe ne familjet tona jemi shum here me keq se ne kohen e nanos…..
tani kemi me pak te ardhura ne familje dhe kemi me shum shpenzime te cilat nuk jan shpenzime qe risin mirqenjen tone ,,,por jan shpenzime qe na i mer shteti.
paguajme kudo me shume,, te dritat te uji, te telefoni,te ilacet,te nafta,te ushqimet etj,,etj per te njejtim mall qe kemi blere edhe ne koh te nanos.
na fukarepsi mizerja….
Luj moer venit! Na i kem diftue evrops se qysh me dal nga kriza qy na nuk kena njoft najher.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html
Te gjitha Qeverite Shqiptare kane mashtruar dhe mashtrojne. Edhe kjo e tanishmja, te njejten gje po ben, po mashtron. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/konferenca-per-vorio-epirin-kosta.html
Si tallen te gjith keta njeres me shipetaret e shkret…
Djema, dua te sqaroj qysh ne fillim se une nuk jam ekonomist por lexoj me deshire shtypin gjerman ne lidhje me ceshtejet ekonomike. Me sa kuptoj une ne lidhje me krizen ka dy shkolla : Shkolla anglosaksone ku bejne pjese Amerika dhe Anglia dhe shkolla gjermane.
Shkolla anglosaksone dhe sidomos qeveria e Obames po ndjek rrugen qe ndoqi presidenti Ruzvelt ne krizen e madhe ekonomike te amerikes ne vitin 1932 me planin “New Deal” dhe ne mbeshtetje te teorise se ekonomistit te madh anglez Keynes. Pra Obama uli deri ne zero normat e interesit, beri plane konjukturale per ndertime publike, dhe te gjitha keto per te rritur KERKESEN e tregut te brendeshem amerikan. Ne se rritet kerkesa atehere duhet qe te reagoje oferta qe do te thote qe te prodhohen me shume mallra, pra pune. Shenjat e pare te suksesit te kesaj rruge kane filluar te shifen ne Amerike.
Shkolla gjermane, duke u nisur nga kriza e madhe e viteve 30-te gjate te ciles inflacjoni u rrit shume ne Gjermani. Mereni me mend qe nje kile buke kushtont me shume se nje miljard marka gjermane. Pra Gjermania ka tmer rritjen e inflacjonit dhe ndjek rrugen e kursimit sa me te madh. Kete gje ajo po e kerkon nga te gjitha vendet e BE dhe sidomos ne Greqi. Problemi eshte sepse po kurseve, ule rrogat, pensionet si ne Greqi, Itali, Spanje, Portugali etj. atehere ulet KERKESA e tregut te brendeshem sepse njerezit nuk kane leke. Pra ulet oferta, nuk hapen vende pune te reja, nuk ke ritje. Ne fakt ju e dini se tani e gjithe BE, perfshire Gjermanine ka recesjon. Si ka mundesi qe te kursesh kur ke recesjon pra nuk ke rritje te KERKESES.
Te me fali autori i shkrimit por ne shkrim ai ben nje perzjerje te pakuptueshme te rruges qe duhet te zgjedhi qeveria jone. Nje here ai thote se duhet te kursehet dhe heren tjeter thote se duhet te rritet KERKESA e tregut te brendeshem. Ne se njerezit nuk kane leke ne xhep KERKESA nuk rritet, pra nuk rritet edhe ofeta pra nuk krijohen vende pune.
Pra une mendoj se ekonomistet shqiptare dhe qeveria duhet te percaktojne qarte STRATEGJINE qe duhet te ndjekin. Te ndjekin rrugen e Obames ( shkolla anglo saksone ) apo rrugen e Gjermanise ( shkolla gjermane )dhe ti sqarojne popullit se cilen rruge kane zgjedhur qe populli te kuptoje se cfare po behet me te.
Me vjen keq, por ne ne Shqiperi nuk kemi ekonomiste kompetente. Une i kam njohur personalisht guvernatoret ( Canin dhe Fullanon ) dhe kam mendimin se ata duhet tju a lene vendin njerezve te rinj qe kane studjuar ekonomine e tregut dhe jo ekonomine e centralizuar te kohes se Enverit qe kane studjuar Cani dhe Fullani.
Pershendetje.
@ Plaku: Ata qe kane studiuar ekonomine e tregut neper Universitetet prestigjoze te botes, vijne engelen pa pune ne adminsitraten e Saliut. Bjene c’bejne e ikin per here te dyte me zhgenjim ekerkojne fatin e tyre profesional neper vende ku u japin me mirenjohje dhe dinjitet per punen e tyre. Keshtu qe ne Shqiperi mudn te degjosh cudira te pa para, se vetem aty ka eksperte te te gjitha fushave, pavaresisht nga shkollimi qe kane.
Ku jane keto shenjat e permiresimit ne amerike se une nuk po i shikoj.
Te premten Sony pushoi nga puna dhjetra mijera nenpunes.
Edhe me keq do behet.
Nje artikull shume interesant per shqiptaret ne Greqi ne adresen poshte
http://atdhetari.com/
akoma s’kuptoni mor shqiptare, se ketu s’ka ekonomi,kur ketu cdo sektor i jetes shoqerore dhe private eshte informalitet,cdo gje alla shqiptarce,nuk punohet per interes te shoqerise por te individit si te vidhet e plackitet,nuk jane tema per ne keto;per ne jane si te vjedhim njeri tjetrin si tja fusim,te krijojme sa me shume skllever,qe ti genjejme me nje thes miell per votime,ky eshte interesi e jo ekonomia e mirefillte ku te gjithe te jetojne normalisht,
Plaku ke te drejte as Cani as Fullani.Te dy jane dritshkurter e inatcore.Gjendja do ishte perfund pa mendimin e ekonomisteve qe jane pjese e stafit te bankes shumica te rinj. Cani,qenka currufjasur fare kur kerkon uljen 1% te interesit njeheresh dhe nuk llogarit qe ne kete rast leku do ikte per lesh.
Dy degët ekonomisë kombtare, bujqësia dhe industria u shkatërruan nga tradhëtarët e kombit ndën emrin e luftës kundër komunizmit. Kanë mëndje ata që pretendojnë se Arnautistani do dali nga kriza, dhe do ketë rritje ekonomike. Zot na ruaj se po shesin plotësisht atdheun, mbasi neokoloni Sërbo greke e kanë kthyer.
Hajt me det çna ka gjet. Edhe cani edhe fullani apo ndonje tjeter pseudo ekonomiste qe nga Gramoz Pashko apo Bode, Malaj, Shrefedini apo nastradini jane pjese e ketij renimit ton ekonomik. Nuk ka shkolle apo formule ekonomike deri me tani qe te praktikohet per te mbajtur nje ekonomie te shendetshme perderisa ne politik ndodhen hajdut e te paafte. Ne artikullin e Meros se fundit nje alkimist me quante alekonomist se po i thosha te verteten pasi ndoshta e donte ta degjonte vet nga goja e ketyre “ekonomiste te medhenje”. Komentuesi “plaku” ka te drejt ne njefare menyre qe thote se zakonisht ne teorin ekonomike qeverit ashtu veprojne (ose nderhyjne ne kerkese dhe rrisin taksat nga krahu tjeter ose ne oferte duke ber siç beri saliu taksen e sheshte nepermjet nxitjes se investimeve). Por ne te dyja krahet nuk funksionon ose me then me sakt funksionon ne nje periudh te shkurter kohe, PSE? Eshte si puna e asaj ballances (kemi kripe dhe guret e peshes) qe kur anon nga njera krah kripa ne vedosim te shtojme guret e peshes nga krahu tjeter qe te vij ne ekuiliber. Mirpo kur kryen ket veprim ne ekonomine e nje vendi, politikave nuk mund tua kontrollosh efektin pasi ato sjane gure peshe dhe ashtu si edhe tek ballanca krahu tjeter do marri shume her me shume. Pra filozofia eshte qe kur vendosim ekuiliber duhet te shtojme pak nga pak ne te dyja krahet deri sa ballanca te mos levize me (pak kripe e nje gure te vogel peshe, pak kripe e nje gure deri sa te shkoj ne mes). Per te ardhur tek teoria ekonomike kriza e viteve 1929 ne Amerik ose krashi financjar nuk ndodhi per shkak se kishte superprodhim por pasi bankat qe jane prone private ne amerike nuk ballancuan fluksin monetare me ate te prodhimit çka beri qe konsumatoret te mos kishin lek te blenin, gje qe çon ne mos shitje te produktit ne ulje te fitimeve per industrialistet dhe dhe nje mos pagese te rrogave te puntoreve dhe te borxheve qe kishin marr hua per prodhim. Pra ajo ishte loj finacjare si edhe kjo e 2008, mbasi vapiret bankjer deshen te rrenonin ose u ben zot te pronave te industrialisteve. pasi e realizuan qellimin vun Ruzveltin per te ndermarr politika strukturore ne kerkese (domethen leshuan lumin me likuiditet te parave dhe ja kaluan shtetit ne menyre qe ti kanalizonte nepermjet sektorit publik dhe investimeve te tij dhe per nje periudhe kohe te shkurter balanca shkon drejt ekuilibrit por qe sqendron pasi eshte e pakontrollueshme nese nuk nderhyn edhe ne krahun tjeter te ballances qe quhen politikat financjare nepermjet levizjes se normes e interesit dhe keshtu ajo merr per larte, njerzit ketu mendojne se ja kjo eshte ajo qe duhet te behet. Rasti gjerman eshte ndryshe,gjermania skishte prodhim dhe normal qe do emetonte (stamponte) sa me shume lek per te kenaqur punonjesit qe kishte ne administraten publike (eshte i njejti raste sot me qeverin tone dhe administraten, per te mbajtur pushtetin bejne edhe levizjen e fundit edhe pse e din qe shkon drejt shkaterrimit por pushteti edhe ne piken e fundit me sa duket eshte i embel) dhe per te paguar borxhet ndaj privateve kjo pasi banka qendrore ishte nen kontrollin e shtetit, ndryshe ne amerik qe edhe pse banka federale “kontrollohet” nga kongresi ajo ne realité eshte private (pra kontrollohet nga bankjeret). Pra per ti ren shkurt, ne ne Shqiperi nuk ka çna ben asnje politik ne te dyja metodat pasi ne ne radhe te pare skemi infrastruktur ekonomike më(e kemi shkateruar te teren). Ne jemi si gjermania perndimore (pasi ajo lindorja mbeti nga URSS siç kerkon saliu sot te shkoj nga turku) mbas luftes se dyte boterore por ateher ajo filloi rimekembjen pasi u vendos plani MARSHALL dhe prej andej financimet e ketij fondi u kanalizuan ne menyre efiçente nga qeveria e asaj kohe Social-demokrate (pasi ata ishin patriote e donin vendin e tyre). Per te rimekembur ekonomine tone sot nese te huajt do te duan te na len pasi duhet then qe ne sot jemi te varur totalisht nga institucionet financjare nderkombetare(domethen sdo te na e shtrengojne rripin per te na kerkuar borxhet ashtu si edhe greqise)dhe nese do te heqim kete klase te kalbur politike, eshte qe te vendosim ne drejtim per te marr pergjegjesi jo per pushtet,ekonomiste te ndershem ne radhe te pare dhe qe jane te perkushtuar per ta ndryshuar ate vend (rasti i italise eshte i fresket me Mario Monte). Por kjo smjafton pasi edhe nese ai qe e merr ka vullnet, keta politikanet dhe pseudoekonomistet tane kane aplikuar ekonomine e tregut domethen liberalizime mallrash (kane firmosur dhe ratifikuar ne parlament konventa nderkombetare) çka do te thot qe duhet te jesh konkurrues ne treg gje qe ne skemi asnje shance. Pra qe te jemi kompetitiv duhet te gjejme sektore qe te konkurrojme. Dy menyra ka per te rimekembur ekonomine ton sot ashtu siç eshte ne ate gjendje: e para eshte te bejme ate qe une e quaj “lufte guerrile” dhe teorise ekonomike me diferencim malli ne treg nepermjet konkurrueshmerise me produkte cilesore BIO, (pak por sakt) dhe, po ketu nga ana e qeverise investim indirekte ne infrastrukturen e prodhimit bujqesor. E dyta dhe qe ka efekt me te shpejt eshte pikerisht ajo qe saliu e ngre me te madhe por qe se zbaton pasi me sa duket se ka mbaruar akoma privatizimin (do ti marri te gjitha per vete dhe per grupin qe ai perfaqson) eshte ENERGJIA por ajo e rinovueshme. Tek kjo e dyta eshte e nevojshme te ftohen kompanit gjermane per te investuar duke pare qe ata jane serioz dhe ajo sot eshte duke reduktuar energjin berthamore. Ne te tjere sektore fatkeqesishte ne nuk mundemi dot te çajme. Turizmi, sherbimet apo industria e ndertimit e te tjera jane garniture dhe jane sektore qe nuk prodhojne vlere reale te shtuar plus qe jane edhe teper delikate (nje krize si kjo e sotmja dhe ato bien ne nokaud). Politikanet tane duhet te kuptojne se vetem prodhimi dhe rritja e produktiviteti ne pune krijon vlere te shtuar ose ate qe mertasin me te madhe GDP apo rritje ekonomike. Keta mburren se kane rritur GDP me kaq e aq % kur ajo eshte thjesht nje GDP artificiale pas baza reale (rritje vetem çmimesh dhe transaksionesh). Fatkeqesisht!!! edhe per nje periudhe kohe deri sa populli te mos ket asnje qindarke por me shume se leke produkte ushqimore ne treg (pasi pak nga pak leku do zhvlersohet gjithnje e me shume ndaj euros dhe dollarit dhe keshtu importet do te zvogelohen gjithnje e me shume, qeveria sdo ket me mjete te gjej me valut pasi ska çfare shet me, vetem dy hidrocentrale i kane mbetur qe mund te zgjasin edhe 6 muaj, refugjatet ose lopa e tyre ska me qumesht, te huajt ose institucionet financjare jane lodhur duke dhen borxhe dhe tani presin ti marrin mbrapsht, pra e then ne gjuhen ekonomike ska nderhyrje ne kerkese) ekonomia e atij vendi eshte ne rrenje te lire. Fatkeqesishte edhe njeher ky eshte realiteti!
si munde te jete SHQIPERIA ne krize, kur ne KRIZE KA QENE GJITHMONE.
Nuk ka sinqeritet ne te dhena .Duhet te flitet me hapur me popullin.Falimentimin e shtetit do ta vuaj populli por prap eshte nje nder
kur e ven ne dieni edhe pse eshte vone.
ska ku ta kafshoje KRIZA shqiperine,GREQIA munde te SHESI ishujt,kushedi c,do shesi sala.BORXHI NUK TA fal kush,AI DO PAGUAR,dhe kete e paguan populli.SALIU qe i mer krenohet.