Kreu i shtetit Bamir Topi, në ditën e dytë të qëndrimit në Korçë, zhvilloi një vizitë në Selinë e Mitropolisë së Shenjtë me rastin e Festës së Pashkëve, ku u prit nga Mitropoliti i Korçës, dhe njëkohësisht një nga krerët e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Imzot Joan Pelushi dhe nga përfaqësues të tjerë të bashkësisë ortodokse.
Kryetari i Shtetit shprehu urimet për të gjithë besimtarët shqiptarë në ditën e festimit të Pashkëve ortodokse, duke theksuar se nëpërmjet festimit të Pashkës, ngjarjes më solemne dhe më të nderuar të Kishës, jepen mesazhe të rëndësishme të vlerave të patjetërsueshme të jetës njerëzore, jo vetëm për më shumë shpresë dhe tolerancë me njëri-tjetrin, por dhe për më shumë besim tek realizimi i aspiratës integruese evropiane të shqiptarëve.
“Përshumëvjet dhe gëzuar këtë ditë të shenjtë! Unë dëshiroj që këtu nga Korça të uroj besimtarët ortodoksë, jo vetëm ata të Korçës, por të gjithë Shqipërisë: gëzuar këtë ditë të madhe që është një ditë shumë e veçantë në botën e krishterë! Besoj që është dita e ringjalljes, dhe mbi të gjitha mbi këtë term kaq të gjerë, ringjallje, unë do të uroja që të ringjallim kudo shpresën për një ditë më të mirë! Tek çdo njeri, tek çdo shoqëri ka nevojë që të ketë më shumë optimizëm për ditën që vjen. Dhe besoj që ky mesazh që vjen nga kjo filozofi e krishterë është shumë domethënës, sidomos për ata që kanë fatet e tjerëve në dorë, për ata që merren me politikën, me institucionet dhe kjo ditë është për të reflektuar së pari për njerëzit që janë më në hall, më në nevojë. Dhe ky apel është për institucionet, për politikën, por është edhe për njerëzit që janë në gjendje të mirë që ta kthejnë vështrimin tek ata që janë më dobët” ka theksuar Topi.
Gjithashtu Topi ka vlerësuar edhe harmoninë fetare që mbizotëron në qytetin e Korçës duke shtuar se ky është një mesazh që duhet të shpërndahet kudo.
“E dëgjova mbrëmë me shumë interes mesazhin në mesnatë. Ishte një mesazh që i kapërcen, do të thoja ato kufijtë tradicionalë të mesazheve fetare dhe futet pikërisht në atë që ka nevojë realiteti i sotëm që mesazhi që vjen nga feja të përcillet në realitetin konkret. Dhe më vjen mirë që në këtë qytet ku Pashkët festohen më mirë se kudo tjetër, pashë një popull që e kam parë gjithmonë pavarësisht nëse janë të përkatësisë fetare të krishterë apo muslimanë, që ishin të gjithë së bashku. Dhe ky është mesazhi më i mirë që flet vetë dhe shpërndahet rrufeshëm kudo. Edhe njëherë ju uroj këtë ditë të bekuar! Paçim gjithmonë ditë të mira sikurse kjo që po përjetojmë sot!” shtoi më tej Topi
Mire qe nuk mori pjese BARBARI nga Vicidoli se do t’a kish prish festen si gjithmon.
TAP-TOPI MBETE O TOP,ik shif ndonje ndeshje futbolli,
se lun tirona sot..
Do beni dicka per te fundosur te keqen apo do mblidhni therrimet e partickes PD tani pas vdekjes klinike te Doktor Rrumpalles?
Topi veshtire te jete top. Mund te jete nje alternative shume e mire per PD dhe kunder Sali-serbit, por president per popullin nuk ka qene asnje here. Gjithe kohes i ka sherbyer qellimit te tij kur zihen dy- fiton i treti. Por popullin mor lal, nuk e ha meraku kush fiton dhe kush drejton por si drejton. Ti ke lejuar duke mos kryer detyren si president ( meret vesh per ato qe jane ne kompetencat e tua)te lesh zagaret majtas dhe djathtas, te bejne si te duan me kete vend.Do kishe fitu shume pike ( dhe vota) nqs do rezikoje dhe karriken tende por te kishe bere presidentin.
nga keta priftat qe jane aty a eshte ndoje shqiptar, ma rroktoni pak kete pytje.nqf se jo perse ,dhe pse kisha ortodokse autoqefale SHQIPTARE kryesohet nga greket .sepse une qe jam katolik jam italian .ju e dini se te diskutosh mbi baza politike eshte gjeja me ofenduse per nje njeri te thjeshte intiligjenca eshte gje e rralle por nuk ka lidhje me fene.
Shqiptare jane grupi, nuk ka rroge qe pranon evropiani i zotit te vije te rrije me kafshe si ti, mbase e thajne edhe ndonje 300 evro ne muaj po nuk eshte mekat se ne popull i varfer jemi edhe ketu eshte secili per vete e zoti per te gjithe
Po te futen ne siten e edukates fetare,parlamentaret e Kuvendit sa do ndaloje sita brenda saj prej tyre?