Improvizuan aksidentin për para, në pranga punonjësi i policisë

14 Prill 2012, 17:05Politika TEMA

3 persona kanë improvizuar një aksident automobilistik me qëllim që të përfitojnë siguracione me një vlerë prej 32 milion lekësh ne qytetin e Durresit. Në këtë ngjarje, ishte i përfshire edhe një inspektor policie i qarkullimit rrugor në Durrës, Ahmet Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh, por vec tij policia ka vënë në pranga edhe shtetasin Kreshnik Gjoka 30 vjec.

Ky i fundit akuzohet për fallcifikim dokumetesh dhe fitim siguracionesh, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër person, por për arsye hetimi emri nuk bëhet i ditur. Këta tre persona kanë tentuar të përfitojnë një shumë prej 32 milion lekësh nga siguracionet, pasi kanë improvizuar një aksident të rremë automobilistik.

Policia thotë se Keshnik Gjoka ka deklaruar se eshte perplasur me nje makine me targa, greke dhe për pasojë ka kërkuar shumën monetare si dëmshpërblim. Por, nga hetimet eshte vene re qe makina e deklaruar rezultonte të ishte ne Greqi, duke u përdorur më pas si një klecke për të kuptuar të gjithë historinë e sajuar. Operacioni është kryuer nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshëm, Task Forca, Prokuroria e Durresit dhe Policia e qarkut./ora-news

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje