Tjetër grabitje me armë, sulmohet argjendari, kapen autorët

14 Prill 2012, 12:08Politika TEMA

Ka dështuar tentativa e tre grabitësve për të boshatisur një argjendari në kryeqytet. Tre persona me maska dhe të armatosur janë lëshuar në një argjendari ne sheshin “`Avni Rustemi”, ku pasi kanë marë një sasi ari dhe argjendi, kanë goditur më pas me qytën e pistoletës pronarin, raporton Ora News.

Por fati nuk ka qenë në anën e grabitësve, pasi ka qene shpejtesia e deshmitareve ne vendin e ngjarjes qe kanë njoftuar policine dhe nderhyrja ne kohe e saj qe beri te mundur kapjen e dy autoreve. Policia e komisariatit numrit 1 të kryeqytetit ka vënë në pranga 2 prej tyre, ndërsa është shpallur në kërkim i treti, që u arrestua pak më vonë. Uniformat blu gjatë ndalimit kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e mallit dhe të armëve që disponoheshin nga grabitësit.

1 komente në “Tjetër grabitje me armë, sulmohet argjendari, kapen autorët”

  1. Rritja e numrit te vjedhjeve, vrasjeve dhe e perdhunimeve tregon per rritjen e lumturise se popullit ne kete shtet nen qeverisjen e te Lavdishmit, Shokut Sali Pasha Berisha. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/kapen-maqedonasit-do-sulmonin-fshatin.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje