Naço: Fshehtas, do votoja pro Vishës. Islami: Qëndrim personal, jo politik

14 Prill 2012, 11:53Politika TEMA

Votimi i dy ditëve më parë i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Parlament, ndonëse shkaktoi konfuzion të madh dhe debate në sallën e Kuvendit, duket se realisht nuk ka arritur të prodhojë ndryshim të aleancave në politikë. Kjo për faktin se deputeti Kastriot Islami dhe ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, e kanë shpjeguar votën e tyre pro kandidatit të mazhorancës, Elvis Çefa, si një zgjedhje personale, të pavarur dhe pa prapamendime sa i përket lidhjeve me shumicën parlamentare. Në një prononcim për “Shqip”, ish-deputeti Islami theksoi se e kishte parë këtë votim, si një zgjedhje normale personale, nisur edhe nga pozita e deputetit të pavarur që ka në Kuvendin e Shqipërisë. Të njëjtin qëndrim shprehu dje edhe ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, deputeti i LSI-së, Nasip Naço. Sipas tij, votimi për Elvis Çefën ishte aq spontan, saqë po që se ai do të kishte votuar në mënyrë të fshehtë, do të kishte votuar kandidatin e opozitës, Ardian Visha. “Votova për Çefën sepse pashë që ishte e vetmja kandidaturë, nisur nga fakti se opozita nuk lejoi votimin me kuti. Po të kishte pasur një votim normal me kuti, do të votoja për Ardian Vishën, duke qenë se për shumë vite kam qenë prokuror dhe e njoh personalisht kandidaturën e PS-së”, theksoi ministri Naço. Sipas tij, opozita kishte një plan të caktuar për të mos lejuar në sallë një votim normal, nisur nga fakti se nuk kishte votat e duhura për ta shpallur kandidaturën fituese. Madje Naço thekson se opozita kërkon të krijojë një situatë të tillë bllokuese edhe për çështjen e Presidentit.

17 komente në “Naço: Fshehtas, do votoja pro Vishës. Islami: Qëndrim personal, jo politik”

  1. Rilind says:

    Te dy genjejne. Jane blere nga Saliu. Nuk behen ashtu si rastesisht keto gjera…

    1. Bato says:

      Me pelqen ky deklarimi “publik” i Nacos per nje vote te fshehte…. Kokrra e mashtruesit.

      1. Vlora says:

        ke do te mashtroje pa ?????

        nuk e dine ata se populli eshte me i zgjuar se ata dhe kupton me shume se ta,, se eshte gjakftohte dhe pa interesa….

        po te donte dhe ky mund te ikte si grupi i tij…

        por ishin urdhri i ilirit dhe paret e berishes ne mes

        1. hajriu says:

          Po ky popull ka 68 vjet qe terhiqet prej hunde dhe ti mburresh??? Po ç’popull a i vrare , populli eshte bageti dhe ate kocke qe i hedhin shume e ka.
          Sa per kete Nasip Naçon , me kete qe deklaron nuk bene gje tjeter veçse po ngrine ne kub , ne veçanti kkkkkuuu…. e tij dhe te te gjithe politikaneve ne pergjithesi.

    2. Deda nju jork says:

      Sali Berisha po e lun pisllik politiken shqiptare. Njaj asht komunisti ma i pandrequn i gjall sot per sot.
      by
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  2. Kjo tregon nivelin e Deputeteve te Parlamentit Shqiptar, dhe Dinjitetin e tyre moral dhe politik. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/kapen-maqedonasit-do-sulmonin-fshatin.html

  3. Kalciani. says:

    Ikni re plehra zhdukuni nga politika,ka fajin populli qe s’ju merr me hu sa here shkoni gjekundi.Po paski qene fare teveqel o popull,qe nuk i peshtyni dhe mbysni keta pacavure politike!

  4. askushi says:

    Islami ka te drejte eshte i “pavarur” hahahahahahahahahahah!

    1. fatmiri says:

      Islami i “pavarur”, por ai donte te reformonte partine socialiste apo donte ta bente si eshte vete i “pavarur” tani! Pra ja edhe nje here se kush ishte Kastriot Islami. Komunisti te komunisti do te shkoje. Dua dhe une te qesh, por s’me qeshet deri sa keto fytyra mos ti shikoj me.

  5. ervin says:

    Z ISLAMI QELLON NGANJEHER QE MBAN GJARPERIN NE GJI PER 30 VJET POR NJE HER TE KAFSHON.KY JE TI

  6. ben says:

    Te dy fshtaret kane votuar per ate djaloshin malok se kane marre nje dore eurosh.Sa katunar skrapari eshte ky ministri,si fshatari Bode,po mundohen te civilizohen,por fshatare e kane genin,dhe ashtu do perfundojne sado pare te vjedhin.

  7. onni says:

    Flet NASIP NACO 50.000euro per me mbyll nje ceshtje kur ishte prokuror..po ik e tregoi atyre qe jane sot 16 vjec o NAASIII……

  8. astrit says:

    Ja dha pergjigjen ky Canit se sa para kishte marre nga Berisha per kete votim. Si ska turp qe thote se e kam shok se paska punuar me te ne Prokurorine e Pergjithme. Mire Mediu se nuk i kane te sosur telashet. Tani i ka dale edhe puna e Kajollit…

  9. BARO CORROGJAFI says:

    DO TE ME VINTE TURP TE DEKLAROJA SE : …”KAM QENE PROKUROR DHE…”PASTAJ TE VOTOJA SIC BERI KY MINISTER FAQEZI QE PERSERI DEKLARON SE PO TE VOTONTE ME KUTI, DO TE VOTOJA PER KANDIDATIN VISHA !!!KAQ TE PACIPE JANE KETA NJEREZ. PO, E KA VENE NE RRESHT BERISHA DHE JA KA VENE KOKEN NEN ZGJEDHE DHE I THOTE: SUSS ! hAJDE BURRERI ,HAJDE ! tE GJITHE KESHTU NA DOLET JU SKRAPALINJTE !

  10. BARDI says:

    KACARRUM ISLAMI E TREGOVE VETEN,JE NJE VEMJE,NJE VEMJE E PESHTIR PA ME TE VOGLEN VLERE.PERJASHTIMIN TEND NGA PS DUEJ TE ISHTE BERE QEKUR U SHPREHE SE KUR TE VIJME NE PUSHTET DO TE ……VETEM PER TE KEQIJA JE GATUAR BARDI

  11. beso says:

    ky Naçua kendon me ze burri kur eshte ne biçiklete,kur ecen ne kembe kendoka me ze femre,se keshtu i bie.

  12. BISNESMEN says:

    nuk KA politikan NE SHQIPERI,PO THJESHTE JANE BISNESMEN.SHKOJNE kushe i paguan me mire.DUHET TE VOTOJME ata qe mendojne verte per popullin.TALLEN kur thone ,e majte e djathte,KOMUNISTE E FASHISTE.O POPULL KEMI nevoje per pune e jo ideologji.KONSUMUAM 50 VJETE me enverin IDEOLOGJI SA NA DOLI PER HUNDESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje