Spahiu në Peshkopi: Berisha e ka shkatërruar Dibrën më keq se lufta

15 Prill 2012, 14:53Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur sot një takim në Peshkopi. Gjatë fjalës së tij, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, ka thënë se Berisha e ka shkatërruar Dibrën, më keq se luftërat.

“Peshkopia dhe Bulqiza as nga luftërat që kanë përjetuar nuk janë shkatërruar kaq shumë. Sot këto qytete ndodhen në gjendje mjerave dhe aspak të jetueshme për shkak se qeveria e Sali Berishës i ka fokusuar investimet në duart e monopolizuara të ministrave të tij. Për Aleancën KuqeZi, Dibra është djepi i patriotizmit dhe bashkimi i fuqisë që kjo ndjenj përçon duhet të nisë një kapitull të ri për dibranët”, tha Spahiu gjatë fjalës së tij.

Kreshnik Spahiu akuzoi qeverinë edhe për mashtrim të banorëve për investimet inekzistente, duke u ndalur vecanërisht tek rruga e Arbrit.

“Qeveria mashtroi dhe po vazhdon të mashtrojë për rrugën e Arbrit, tanimë fondet për rrugë të rëndësishme për ju qytetarë të Peshkopisë janë shpërdoruar duke u shpërndarë në vilat luksoze të ministrave të kësaj qeverie” – deklaroi Spahiu, duke e mbyllur me fjalët “Zoti është mbi ne dhe jo Sali Berisha e askush tjetër, sepse për në Shqipëria është mbi të gjitha”.

8 komente në “Spahiu në Peshkopi: Berisha e ka shkatërruar Dibrën më keq se lufta”

  1. mexhid says:

    Po ai ka shkatrrua gjithe shqiperin jo vetem Dibren…Cka prmtoni ju?Populli ka humbe shpresat ne Qeverin Shqiptare,pa punsi e madhe krize ekonomike mergimi i popullsis egzodat te ndryshme deri kur ma keshtu???

    1. Burre I mencur says:

      Burre I mencur mexhit

      1. Nuk asht mire per dibrant me perkrah puqistat se Doktori ju a pret ene ato pak fondi qi u jep.

  2. cen says:

    Urime Z.Kresnik Spahiu,urime Kuq e Zi DIBRANE qe jeni te gatshem per te larguar keta politikan fallso mashtrues pushtet zaptues me politikan dibrane te vertete qe do te kontribone per demokratizimin e Dibres dhe gjithe SHQIPERISE.

  3. Red says:

    Nuk ka te beje zoti me politiken. Politika nuk duet te kete asnje lidhje me fenë

  4. Cakalli7 says:

    po ndopak premtime qe do i punesoje nje shajk nuk dha spahiu, po ndonje thirrje rrnoft bashqim sixhade gazidede nuk pati nga stalla?

  5. Emigranti_UK says:

    Berisha eshte serb dhe nuk i intereson Peshkopia apo Shqiperia. Ai punon per interesat serbe ne Shqiperi. Or popull votusa te PD hapny syte mos tu mbyse injoranca komuniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje