E godet rrufeja dy herë, por e shpëton kapelja

16 Prill 2012, 10:57Lifestyle TEMA

Britaniku Matt Wilks duhet të ndjehet me fat që vendosi të blejë një “kepele ombrellë”, e cila i kushtoi vetëm tre paund, pasi i ka shpëtuar jetën. 19-vjeçari është goditur nga rrufeja ndërsa doli tek porta e shtëpisë për t’i treguar nënës pikërisht kapelen, e cila mendohet se i ka shpëtuar jetën.

Matt, që është student, thotë se në një moment ndjeu dhimbje të forta në kokë, sikur e kishte goditur dikush. Pas kësaj, atij i merreshin mendtë, kishte dhimbje barku dhe rrahje të shpejta të zemrës. Për fati tani 19-vjeçari është mirë, ndërkohë që ai është goditur edhe një herë tjetër nga rrufeja, në shtëpinë e fqinjit, e cila u shkatërrua. Edhe atëherë, Matt mundi që të mbijetojë.

 

 

 

2 komente në “E godet rrufeja dy herë, por e shpëton kapelja”

  1. Misiri says:

    mund te themi se eshte me fat
    dhe jo kapelja e tij
    http://www.freealbania.blogspot.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje