Babai i Obamës kategorizohej si anti-amerikan e anti-i bardhë

18 Prill 2012, 12:01Lifestyle TEMA
Babai i Obamës kategorizohej si anti-amerikan e anti-i bardhë

Gjatë tre viteve si president, Barack Obama është akuzuar se nuk është patriot aq sa duhet. Vjet u detyrua që të publikojë certifikatën e lindjes për të shuar zërat që deklaronin se ai nuk kishte lindur në SHBA.

Por tani është zbuluar se e njëjta frikë ekzistonte edhe për babain e tij, i cili ishte kategorizuar si anti- amerikan dhe anti- i bardhë kur u vendos në SHBA në vitin 1959.

Babai i presidentit aktual ishte rritur në Kenia nën pushtetin e britanikëve dhe kur fitoi një mundësi studimi në Havai, ai ngriti frikë e shqetësim mes oficerëve kolonialë, por edhe tek zyrtarët amerikanë.

Një memo e publikuar sot tregon se ekzistonte frika se ai, njësoj si studentët e tjerë kenianë, mund të ktheheshin në anti-amerikanë.

3 komente në “Babai i Obamës kategorizohej si anti-amerikan e anti-i bardhë”

  1. Dean says:

    TEMA?
    ”…Një memo e publikuar sot tregon se ekzistonte frika se ai, njësoj si studentët e tjerë kenianë, mund të ktheheshin në anti-amerikanë.”

    1 fjali e tille tregon me teper 1 frike te brendshme,per te cilen babai i Obames ishte i vetdijshem,se sa ”Anti-Amerikanizem”.1 Frike e tille e brendshme eshte e vetkuptueshme,duke pasur parasysh se Zezaket e Afrikes e lidhin gjithmone Ameriken me Skllaverine.
    Pra kemi te bejme me 1 ndjesi te larte reflektimi nga ana e tij,por vetem anti-amerikanizem nuk shikoj ketu.
    A keni mundesi te ofroni ndo1 Link ku jeni referuar?

  2. anticensurë says:

    po të mos shkëputet nga koha që ka ndodhur”kur u vendos në SHBA në vitin 1959″është gjëja më normale!është njëlloj sikur të thuhet se o jugorët o veriorët ishin antiamerikanë në luftën civile amerikane!
    në vitin ’59 dhe gjeneralët e sotëm afro-amerikanë i kishin familjet e tyre “anti amerikane” anti raciste!në atë kohë kuks kalani ishte gjëja më e zakonshem ashtu si dhe linçimet e tij!ai “anti amerikanizëm” anti racizëm i athershëm i prindërve të tyre ka bërë amerikanë sot afro-amerikanët!
    ngjarja nuk duhet të shkëputet nga koha kur është zhvilluar!kur jepet lajm për anti-amerikanizmin e të jatit të obamës duhet të përshkruhet dhe situata kohore!

  3. Artur Duka says:

    E VERTETA E THJESHTE:

    Babai i Obames mbahej per komunist dhe kishte shkuar ne Hawai per studime pasuniversitare ne ekonomi.

    Per sherbimet e emigracionit amerikan (INS Immigration and Naturalization Service) ai ishte problematik per shkak te mungeses se parave per perballimin e studimeve dhe ngaqe s’e dinin me sa gra ishte martuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje