“Jam bërë pasanik duke shitur tituj doktorature”

19 Prill 2012, 13:11Lifestyle TEMA

Ai është bërë një hit në internet. Gjermani Daniel Maria van Hoogen shet doktoratura për 39 euro. Për gjashtë javë thotë se ka bërë plot 280 mijë euro duke shitur titujt doktor.

Gazeta Bild thotë se ai jeton në një apartament në Lybek, prej nga i shet doktoraturat në internet. A është legale? Sigurisht që po.

Idenë e ka marrë gjatë një udhëtimi në SHBA. Aty mund të ngresh me lehtësi një kishë dhe mund të ofrosh një titull nderi përkundrejt një donacioni.

Kështu ai ka krijuar “Miami Life Development Church” dhe në bashkëpunim me portalin Groupon ka nisur të japë tituj. Deri më tani plot 14.456 persona kanë marrë titullin në 65 fusha të ndryshme.

Personi që nuk ka qenë kurrë në universitet dhe nuk ka parë një të tillë nga brenda, tani është pasanik. “Kam ndërmend të udhëtoj në Karaibe sivjet,” shton ai.

Mos ndoshta këtij personi ia ka kopjuar idenë kryeministri ynë, Sali Berisha, që i ka bërë masterat e doktoraturat si një copë letër?

4 komente në ““Jam bërë pasanik duke shitur tituj doktorature””

  1. Master nuk pi mo uje se e kom, po ju jenpja te plote adresen ku me aplikue te ky Gjermoni se ne Lymit i duhet i titull Doktor me konkure per ndonji post ma lart.

    1. besi says:

      Lymi provoje nje here ?

      Administrative Contacts:
      Email: [email protected]
      Name: Daniel Maria
      van Hoogen
      Phone: +49-451-7075656
      Address: Mengstr. 26
      Luebeck
      23552
      DE
      DE

  2. iliri says:

    ne shqiperi kushton me shume.po ju jap nje shembull.e kane thirrur nje kusheririn tim per te lyer me boje dy salla ne nje universitet privat ne tirane.dhe kur ky ka kerkuar leket i kane thene:ne nuk ikemi tani per tani por po deshe po te japim nje diplome.tani kusheriri im nuk lyen me boje por po kerkon pune…….osa mire me qene shqipetar….ole

  3. besi says:

    Lymi provoje nje here ?

    Administrative Contacts:
    Email: [email protected]
    Name: Daniel Maria
    van Hoogen
    Phone: +49-451-7075656
    Address: Mengstr. 26
    Luebeck
    23552
    DE
    DE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje