Audi blen firmën italiane të motoçikletave, Ducati

18 Prill 2012, 19:56Lifestyle TEMA

Gjermanët e Audi, një degë e Volkswagen, kanë blerë firmën italiane të motoçikletave, Ducati. Shuma ende nuk është bërë e ditur.

Në këtë mënyrë në portofolin e prodhuesit më të madh të makinave në Europë është shtuar marka e 12-të.

Sipas BBC, blerja do kompletohet pas miratimit të rregullatorëve.

Ducati ka fituar 12 kampionate botërore Superbike World Championship që prej vitit 1988. Marrëveshja do të thotë se Audi do të rivalizojë me BMW-në edhe në fushën e supermotorrëve.

Megjithatë një ekspert gjerman thotë se blerja e Ducati-t nuk sjell ndonjë garanci në biznes e nuk përmirëson gjë për Audi-n, përveçse është një tjetër trofe në mur.

Ducati prodhon rreth 40 mijë motorra në vit.

7 komente në “Audi blen firmën italiane të motoçikletave, Ducati”

  1. net says:

    gjermanet do te bejne monopol cdo gje te vyeshme ne europe dhe paraja ci gjithnje shkon tek baba tel-avivi ncncncn

    por meqe ra fjala ducati me pelqen ne aspektin e “torque” ka nje akselaracion te madh, i bukur, autoritet ne vi te drejte por i veshtire ne komandim ne kthesa…
    duhet jo vetem te kesh para shum te blesh nje ducati por duhet te kesh eksperince dhe culo ta bash ne rruge ?

    1. Ton says:

      Sidomos kur e nget me callme dhe pantallona trecerekeshe..

      1. adriani says:

        Ton, po gjithe jeten kafshe analfabet do mbetesh…!?

    2. DHELPRA says:

      Bravo net, gjermania po monopolizon gjithcka, i ka zhytur Greqi, Portugali, Spanje, Itali…. ne llum e po i konfisko gjithcka.

      Japonia, Gjermania 2 vende qe dolen te shkaterruara nga Lufta e dyte Boterore jan 2 nga superfuqit me te mdhaja Boterore, pse?
      Sepse e mbajten koken ul, punuan si kafshe, nuk e ngrejten koken, si ato qe e quanin veten Fitimtar. Me mund e kan arrit ket dite keto 2 Popuj, ne duhet te marrim shembull, shpresoj ta marrim 1 dite.

  2. beso says:

    Audi ben shopping ne kohe krize.Ka vite qe bleu Lamborghinin,pastaj Italdesign(G.Giugiaro,disajneri i madh italian),Ducati-n,thuhet se edhe Alfa Romeo mund te perfundoje tek VW.Per mendimin tim,per 20 vjet(po rrojtem)do ndryshoje aq shume tipologjia e makinave,sa do n’a duket qesharake qe mbanin timon ne duar dhe leviznim nje leve marshesh,qe mbushnim me benzine dhe degjonim me veshe zhurme motorri.Me hyrjen e kinezeve ne treg,dhe indianeve do detyrohen edhe Big-et e medhenj te ndryshojne strategji.Psh,numri 2 ne bote per baterite me litium per makina eshte prodhuesi kinez BYD,qe prodhon ekskluzivisht makina me bateri dhe me çmim te ulet.Mendoni se çfare do jete BYD pas dhjete vjetesh?

    1. net says:

      ke te drejte beso ne nje fare menyre,

      bota shum shpejt do behet digitale, edhe parate do te behen digitale dhe nuk do te kete me as monedha leter…

      edhe armet do te ndryshojne dhe nuk do tejene me barut me…

      po beso e din me te bukuren, e tere kjo bote digitale nje dite si surpriz do te kolapset dhe njerzit do te kthehen ne koh te shpatave se nuk do te gjejne mundesi tjeter pasi nje kollapsi te tille digital…

      nuk e di se a me kuptove!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje