Mbreti spanjoll Juan Carlos ka kërkuar falje përpara spanjollëve pse kishte shkuar për gjueti në Afrikë, ndërkohë që vendi i tij është në mes të një krize ekonomike.
Sipas BBC, udhëtimi i tij në Bostvana është kritikuar gjerësisht. “Më vjen keq, kam bërë një gabim, nuk do ndodhë më,” tha ai pasi doli nga spitali ku po trajtohej pasi ishte plagosur në gjueti.
Për më tepër, mbreti është edhe president nderi i degës spanjolle të WWF, një organizatë për mbrojtjen e jetës së egër.
Mendohet se mbreti ishte në gjueti elefantësh në vendin afrikan. Nga politika pati zëra që bënë thirrje edhe për largimin e tij nga froni.
Në përgjithësi mbreti është popullor në Spanjë, por së fundmi familja mbretërore është goditur nga disa skandale.
ky lan gojen dhe hajt shnet,
nuk e bej me vetem sa te me vije mundesia e radhes hahahahahaha
ky vetem se doli per gjueti kerkon te falur
po…………………………..
http://www.freealbania.blogspot.com