Një aktore e Bollivudit në Indi u vra nga dy aktorë, kolegë të saj, me të cilët ishte miqësuar gjatë xhirimit të një filmi.
Meenakhi Thapa, 26 vjeç, u rrëmbye dhe iu pre koka muajin e shkuar nga Amit Jaiswal dhe e dashura e tij, Preeti Surin, në përpjekje për të marrë një pagesë për pengmarrjen.
Nëna e Thapas mendohet se ka paguar rreth 1 mijë euro për lirimin e saj, por nuk e pa më kurrë vajzën.
Detektivët thonë se besojnë se ajo u mbyt në një hotel dhe trupi i saj u nda në copa, që u hodhën në një depozitë uji.
Dhe më pas, në një akt të tmerrshëm, koka e saj u hodh nga një autobus në lëvizje në Mumbai.
Laiswal dhe Surin e kanë rrëfyer krimin për policinë dhe thanë se u përfshinë në rrëmbim për shkak se Thapa u kishte treguar histori të shumta për familjen e saj të fuqishme.
“Ata besonin se ajo ishte nga një familje shumë e pasur për shkak të jetës që bënte, por ajo ishte nga një familje e mesme,” tha policia.
Plani ishte që ta rrëmbenin dhe të kërkonin rreth 22 mijë euro e më pas ta vrisnin.
Pasi e rrëmbyen Thapan, i thanë familjes të paguante gjobën, ose në të kundërt do e detyronin vajzën e tyre të bënte një film porno.
Mamaja e viktimës depozitoi rreth 1 mijë euro në llogarinë bankare të vajzës. Ata i kishin marrë edhe kartën e debitit.
Por edhe pse pagoi këtë shumë, sërish ata ia vranë vajzën dhe duke u kthyer në Mumbai, ata e futën kokën e saj në një thes dhe e hodhën atë nga dritarja e autobusit në lëvizje. Por kishin harruar një detaj, kishin akoma në xhep kartat SIM të celularit të Thapas.
kjo eshte feja e ateistit, PARAJA
Nuk ka njerez ateiste apo fetare.. ka njerez mire ose te keqinj!
O i trashe ne Indi jane shume fetare. Rreth 20% jane myslymane. Ateistet fatkeqesisht jane shume pak prandaj ndodhin keto tmerre.
Veprim islamik taleban.
Bravo Net !
clidhje ka me islamin kjo mer druu….
apo akoma shef cnn?
Po mer dru, degjo vllau, CNN e ndjek cdo dite !
Kete prerjen e kokave po te duash mund ta kujtoj edhe me figure…!
HEJ NET SIPAS TEJET NE AFGANISTAN PAKISTAN IRAK SOMALI DHE JEMEN NJEREZIT JANE TE PA FE , E VETMJA GJE PER TE CILEN MERREMI VESHT SEPSE JETA E NJERIUT ESHTE KREJT E PAVLERE DHE NJEREZIT VRITEN SI BAGETITE ……