Ti pastro e unë bëj pis, se ke ditën e pastërtisë...

20 Prill 2012, 09:45Sociale TEMA
Ti pastro e unë bëj pis, se ke ditën e pastërtisë...

Fëmijët janë detyruar sot nga shkollat që të dalin për të bërë një pastrim në mes të shiut. Qeveria angazhohet se do pastrojë 25 mijë ton plehra, ndërkohë që para dy ditësh vendosi të fusë në Shqipëri 7 mijë ton mbeturina, me një VKM

Adriatiku ne gjendje te mjeruar

Ndërkohë që mediat e huaja janë mbushur me fotot e bregdetit Adriatik, të mbytur me plehra, madje edhe kimike, Shqipëria sot ka ditën e pastrimit. Kryeministri Sali Berisha e pati shpallur këtë nisëm disa javë më parë. Nuk është vetëm Shqipëria që është angazhuar për të pastruar vetveten këtë fundjavë. Janë një seri vendesh. Angazhimi i Shqipërisë është ky: Të mblidhen 25 mijë ton plehra. Sipas qeverisë, rreth 75 mijë vullnetarë pritet të bashkohen me këtë operacion pastrimi. Që të kuptohemi, nuk janë vullnetarë, janë fëmijë shkollash që janë detyruar të dalin sot në mes të shiut. Grupe fëmijësh të lagur po plotësojnë sot një tekë të Berishës, në këtë ditë të ngjashme me ditët e dimrit. Por ndërsa sot Berisha do bëjë sikur pastron Shqipërinë, dy ditë më parë ai mori një vendim në qeveri për të futur në Shqipëri plot 7 mijë ton mbetje.

“Sasia e mbetjeve metalike të aluminit dhe të bakrit, që importohet  sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 7 000 (shtatë mijë) tonë. Mbetjet importohen nga Italia, Mali i Zi dhe Kosova. Transporti bëhet në rrugë tokësore, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe të procedurave për importimin e mbetjeve, për përpunimin dhe riciklimin”,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Kjo do u kujtojë fëmijëve atë teatrin e dikurshëm me kukulla dhe shprehjen e famshme: “Ti pastro e unë bëj pis, se ke radhën e pastërtisë”.

 

12 komente në “Ti pastro e unë bëj pis, se ke ditën e pastërtisë…”

  1. daku says:

    po mer sale palla po.Nuk e lej kalamonin tim per,tekat e nje idioti si ty,te pastroje plenat e malokve.Nxir ato avataret e tuj,se ato edhe dhjesin neper rruge

  2. Ramy says:

    E ka fajin opozita qe hedh plerat neper rruge. Saliu asht i paster si bora e vicidollit.

    1. Enu mu si Lym s’kishe shkue ne menje ki fakt

      Lymi blue

      1. Dean says:

        E mor Lym Demokrati,po njerezve u jane errur syte nga te mirat qe ka sjell demokracia.Ne kohen e Xhaxhit te gjeje 1 bidon Coca-Cola ne buze te detit, quheshe njeri me fat,ene e vijshe bidonin ke bufeja me e pa fqinjte e Krushqija se sa i pasun ishe.
        Sot i kane me qindra mijera mu ne buze te detit ene ankohen e u perto bytha me i mbledh.Po hajde mo,ky popull eshte dembel e mosmirnjohes per te mirat qe i ka sjelle djali i Sheqeres nga Vicidoli,ose si i thone shkurt kosovaret,”BACA”.

  3. Agim Anastasi says:

    Femijet nuk duhet lejuar nga prinderit te pastrojne e te bejne pune te detyruar. Shteti duhet te kontratoje me firma , pasi nuk jemi me ne socializem per te bere aksione. Puna pagohet ose te paguajne firmat qe kane “demtuar” ose shteti qe ka bere sehir. Te githa problemet te zgjidhen me mardhenie ekonomike ne sistemin qe ne vendosem per te mos lejuar me ” rikthimin” e Marksit si pretendon me te drejte zoti Kryeminister. Kjo do te thote ne kapitalizem, kush demton duhet te paguaj. Kjo eshte gjuha ekonomike ne ditet e sotme, e jo te flasesh si babai i kombit .Shikoni me kujdes gjuhen qe po perdor keto dite Banka e njohur Gjermane, e cila me te drejte nuk eshte forte e interesuar per propogande por me sinqeritet paralajmeron koston qe taksapaguesit shqiptare duhet te paguajne per vonesen ne realizimin e kontrates. Dhe askerkush te mos dyshoi. Por une kam dhe nje tjeter frike, se mos na duhet te paguajme dhe fjalet e renda te zotit Bode, ne drejtim te Bankes Gjermane. Jo zoti minister , kontrolloje fjalen se nuk po fole ne parlament me ndonje deputet socialist , i cili nuk do te kerkonte te drejten dot ne gjykatat e perfolura . Banka Gjermane mundet te kerkoi mendimin e nje gjykate , per faktet qe ju zoti Bode keni per korrupsion ndaj saj. Keni shkuar mjaft larg ne ate qe ju pretendoni. Me te drejte une ju pyes ju kush do te paguaj ne se ju nuk i faktoni deklaratat e pa kontrolluara? Por ketu del dhe nje tjeter problem me mjaft rendesi , a duhet qytetari te paguaj taksa nje qeverie pa kontroll ne ” fjalet” qe leshon dhe kur ka fakte se qeveria po perdor taksat per propogande apo per te mbrojtur kariken?

  4. Shqipetari,Copenhagen says:

    Plotesisht dakort me zAgim Anastasi! ka ardhur koha qe Populli ti vere gishtin kokes e te shikoje me qarte se cpo ben tradhetari i Kombit Shqipetar Sali Berisha.

  5. arbeni says:

    A e dini se kush eshte ne qeveri per te na mbajtur paster mjedisin ?

  6. SUEDESI says:

    NE SUEDESET nuk vime te PASTROJME me ne shqiperi.tani le ta pastrojne gjermanet ose franceset po te duan.

    1. Ton says:

      Kane nisur amerikanet nje anije me 700 ushtare per pastrim!

  7. LEDI says:

    E C’TE PASTROSH, KETU ESHTE BERE m…. KALA.!

  8. ple hrat says:

    tani jemi MESUAR e nuk jetojme dot pa plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje