FOTO LAJM: Edhe pse Europa i ka sytë mbi të, miku i Berishës nuk ndalet së dhunuari

18 Prill 2012, 18:15Sociale TEMA
FOTO LAJM: Edhe pse Europa i ka sytë mbi të, miku i Berishës nuk

Në fund të majit regjimi autoritar i Ilham Alijevit në Azerbajxhan do të organizojë festivalin evropian të këngës. Sytë e medias perëndimore janë përqendruar mbi Baku, ku po punohet ditë e natë për të paraqitur në sytë e botës një vend ndryshe.

Por nuk është e mundur të sjellësh një fasadë përpara njerëzve. Të martën ‘Human Rights Watch’ dhe ‘Reporterët pa Kufij’ thanë se gjendja e të drejtave të njeriut në atë vend është përkeqësuar ndjeshëm. Ndërkohë sot mediat perëndimore kanë qenë dëshmitare të dhunës barbare mbi një reporter, dhunë që për pak sa nuk i mori jetën.

Gazetari azer, Idrak Abasov, po raportonte nga një vend pak minuta larg kryeqytetit Baku, ku banorët po zhvendoseshin me dhunë nga një kompani nafte. Atyre iu ishin prishur shtëpitë pa urdhër gjykate dhe mbi ta ishte ushtruar dhunë. Pre e dhunës ra edhe gazetari. Revista gjermane Der Spiegel e kishte kryelajm këtë ngjarje. U nisën për të raportuar për një festë dhe gjetën dhunën e regjimit autoritar.

Gazetari Abasov për më tepër edhe kur shkoi në klinikë mori një trajtim minimal. Ai është themeluesi i një Instituti për Lirinë dhe Sigurinë e Reporterëve.

3 komente në “FOTO LAJM: Edhe pse Europa i ka sytë mbi të, miku i Berishës nuk ndalet së dhunuari”

  1. Ramy says:

    nuk e di a vret njrez ky alijevi si beri miku i tij saliu me 21 janar
    a ka guxim tju thote kundershtareve qe do tja u bej prape si tha saliu qe do ja u perseris 21 janarin

    1. fule says:

      Thjesht vret. Nuk zgjatet ne shpjegime dhe sidomos nuk shpik alibi qesharake me stilolapsa pistolete dhe puce. Eshte me dinjitoz ne marrezine e tij.

  2. dani says:

    po cpate re lumemadh, pula ske shshshsh pse ja ben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje