Bashkia e Tiranës ka hedhur idenë e ndërtimit të varrezave murale, pasi sipas saj, kanë kosto të ulët dhe nuk zënë shumë vend. Sipas nënkryetarit të bashkisë, Edmond Panariti, bashkia do të ndërmarrë trajtim për varrezën murale, ndërsa ka shtuar se këto varreza kanë kosto të ulët dhe territoriale në kryeqytet.
Por, kjo ide ka sjellë reagimin e prerë kundër të myslimanëve. Kreu i komunitetit mysliman Selim Muça ka deklaruar se varrezat murale nuk janë të pranueshme për myslimanët. Sipas tij, bashkia e Tiranës duhet të gjejë toka të reja për varrezat, ndërsa ka shtuar se toka të lira ka në zonën e Kombinatit.
Myslimanët e konsiderojnë një mënyrë të tillë varrimi si cenim të dinjitetit njerëzor, ndërkohë që katolikët janë shprehur në favor të këtij projekti.
Përfaqësues të komunitetit katolik propozuan dy rrugë, varreza private sipas feve, ose mënyrën e varrosjes sipas dëshires së familjarëve.
Përfaqësues të ortodoksëve sakaq ranë dakort për varrezat murale, por sipas tyre, kur të vijë koha, zhvarrosjet të kryhen në prezencë të priftërinjve.
Rruga me e mire do ishte djegja sic bejne budistet.
p.s
edhe kur te vdesesh te cajne trapin hoxha dhe prifti
Mire eshte qe fete mos te fusin shume hundet,kjo eshte nje zgjedhje, qe i perket vetem familjeve te te ndjereve dhe jo hoxhes apo e priftit….boll futet hundet se dhe durimi ka kufi!
Gabimi me i madh qe bejme ne Shqiperi eshte qe iu marrim mendim komuniteteve fetare per ceshtje te sigurise publike. Varrimi dhe varrezat jane ceshtje me interes publik, dhe gjithashtu qe kane te bejme me sigurine publike, per nje arsye shume te thjeshte, mbrojtjen e shendetit publik. Trajtimi dhe kontrolli i dekompozimit te trupave duhet te behen me menyra te tilla te cilat te garantojne pike se pari mosperhapjen e semundjeve dhe te infeksioneve tek personat e gjalle. Tani ne kete muhabet futen organizatat fetare. Cfare lidhje kane ato? Jane vetem disa grupime personash qe ndajne te njejten ideologji politike. Pse duhet te merret mendimi (ose akoma me keq miratimi) i tyre? Eshte njesoj sikur per varrimin te merret edhe miratimi i partive politike, i shoqatave, i shkollave private, apo i shoqerive tregtare. Nuk ka asnje lidhje. E vetmja zgjidhje do te ishte qe bashkia e Lulit te bente me ne fund nje gje te duhur, dhe mos iu merrte fare mendimin fetareve.