Nis të firmoset një peticion kundër monumentit të ri të pavarësisë

7 Prill 2012, 19:40Sociale TEMA
Nis të firmoset një peticion kundër monumentit të ri të

Monumenti i Pavaresise- 1997

Nga Dukati i Vlorës ka nisur të firmoset një peticion kundër ngritjes së një monumenti të ri për pavarësinë në Tiranë. Peticioni është hartuar nga Shoqata Dukati me argumentin se ka një monument të pavarësisë në Vlorë. Peticioni do të udhëtojë për në Vlorë, Tiranë e deri në Prishtinë. Më poshtë deklarata e Shoqatës Dukati.

 

“Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi as me zë as nën zë nga ndonjë shqiptar në çdo cep të trevave shqiptare se pse Monumenti i Pavarësisë së Shqipërisë është vendosur në Vlorë dhe jo në Tiranë apo gjetkë, përkundrazi në çdo vit qytetarët e kryeqytetit të parë shqiptar festojnë ditën e shënuar dhe bashkë me ta çdo Shqiptar në mbarë botën. Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë kërkesë as me zë as nën zë, që Shqipërisë i duhen 2 monumente pavarësie, një në Tiranë dhe një në Vlorë. Nuk është fjala për zëra të tillë në regjimin e mëparshëm, që natyrshëm të mos dëgjoheshin, por për këto 2 dekada të demokracisë në Shqipëri, një monument tjetër i Pavarësisë nuk ka qenë në axhendë as të historianëve, as të artistëve, as të politikës dhe natyrisht as të popullit. Ngritja sot e një monumenti të tillë mund të jetë një keqdashje apo paranojë e dikujt fryrë në vesh të kryeministrit aktual, apo paranojë e vetë kryeministrit, nga goja e të cilit kemi dëgjuar këtë ide, e cila vërtet jo vetëm që nuk i shton asnjë vlerë shtetit shqiptar apo Tiranës në planin historik apo urbanistik, përkundrazi sjell pështjellime të paparashikuara (ose të parashikuara) sociale, thellon ndasitë në vend dhe shanset janë, se edhe pse po u bë me kokëfortësi, në një kohë tjetër të hiqet. Gjëja më e keqe do shpaloset qysh në këtë 100 vjetor që do i bëjë shqiptarët qesharakë para botës. Një pjesë e udhëheqjes së shtetit do festojnë në Tiranë, pjesa tjetër do festojnë në Vlorë. Socialistët në Vlorë, demokratët në Tiranë, po presidenti? Po trupi diplomatik? Po shqiptarët jashtë Shqipërisë? Ndoshta dikujt i intereson të bëhet një lëmsh i tillë në Shqipëri.

Është më e pranueshme të prishet monumenti i Pavarësisë në Vlorë dhe të ndërtohet në Tiranë se sa të ketë 2 monumente të Pavarësisë së Shqipërisë. Por kjo nuk mund të ndodh sot. Nuk ka fadromist apo ushtri që do të guxonte t’i afrohej monumentit të pavarësisë në Vlorë, sot.

NË 200 vjetor të Pavarësisë? Ndoshta. Deri atëherë nuk na arrin forca e parashikimit”

49 komente në “Nis të firmoset një peticion kundër monumentit të ri të pavarësisë”

  1. BERISHA LARGOHU. DUHET QE TE PERDORET FORCE PER TE LARGUAR SHQIPONJEN SLLAVE E TURKE says:

    Shqiptaret nuk kane nevoje per te bere peticione dhe firmosje, por te largojne Berishen nga pushteti. Peticionet jane humbje kohe.

    1. Nadia Shabani says:

      Jam dakord me ty, Berisha te largohet se do ta fusin vendin ne lufte civile i poshtri si ne 97-ten.S’ka pune ai me monumentin e panvaresise, panvaresia eshte shpallur ne Vlore dhe nuk e luan as topi.

  2. as says:

    peticioni eshte i drejte. me kete rast duhet te kerkohet referendum.

  3. kol frakusha says:

    po nje klysh serbi si sali berisha normal qe do me e prish monumentin ne vlore,atij normal qe i intereson kjo gje qe te fus percarje ne shqiperi ,se keshtu i thot baba serbi .

  4. Firmosni, burra, gra, pleq dhe te rinje. Peticioni sjell demokraci, sjell zhvillim. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mafia-qe-ka-mberthyer-median-dhe.html

  5. LORA says:

    Kryeministri me gjak turk ndër vena

    Ardian Ndreca

    Jemi mësue me dokrrat senile të kryeministrit Berisha, i cili mbasi e ka çue vendin në buzë të humnerës, mbasi ka shkatrrue administratën dhe vetë themelet e shtetit shqiptar me partinë e tij tashma të privatizueme, ka luksin me na dhanë jo vetëm leksione për boronicat dhe kamomilin, por edhe për origjinën e popullit shqiptar dhe për përqindjet e gjakut turk në atë shqiptar dhe anasjelltas.

    Prej vizitës së fundit në Turqi u pa se Berisha e ndien veten nji turk europian, prandaj edhe dështimi total i integrimit tonë në Europë duhet pa si pjesë e nji projekt-angazhimi me nji tjetër të përjashtueme të famshme prej Europës: me Turqinë.

    Ka vite tashma që tre-katër intelektualë të frustruem i fryjnë bulshive tue na tregue se otomanët nuk kanë qenë pushtues por administrues të Shqipnisë, se s’na i kishin fajet ata për të zezat tona, se në fund të fundit duhet të kthehemi, si biri plangprishës, në prehnin e tyne.

    Ky mitizim i marrdhanjeve mes shqiptarëve dhe turqve i ka padyshim rranjët te vetëdija që shumë banorë të Republikës së Shqipërisë kanë për përqindjen e gjakut turk në venat e tyne. Asht e kuptueshme se shekujt e pushtimit otoman në Shqipni s’kanë lanë vetëm turqizma, bejte dhe do rrënoja pa vlerë, por edhe disa rrënoja morale të lyeme me varak europian. Nji prej përfaqsuesve ma në zâ asht shkrimtari turko-shqiptar Kasam Trebeshina, i cili në nji libër të titulluem Mekami (Prishtinë 1992, 1994), që për ne shqiptarët asht po aq i ndytë se Mein Kampf-i apo Veprat e E. Hoxhës, i thur lavde Turkut që erdhi para pesë shekujsh për me na qytetnue e me na ba njerëz. Mekami asht nji libër i ndërtuem në rasën thirrore, ku i blatohen lavde e panegjirikë “turkut të panjohur” që banon thellë në terrin e nënvetëdijes së Trebeshinës. Në atë libër arbnorët dalin injoranta e të paqytetnuem, të pazotët me u zhvillue pa ndihmën e turkut. Në ato rreshta të pështirë, ku retorika e Sigurimsit përzihet me mllefin e turkoshakut, lufta kundër turkut quhet faj (f.84), shqiptari thirret “qen i pabesë shqiptar!” (f.74), kurse Kastrioti quhet “rebeli i pabesë” (f.94) apo: “Ai vagabondi që bredh si laraska gardh më gardh! Ai qeni i Kastriotëve!” (f.84). Për çudi aradha e pafundme e kritikëve tanë logorroikë, që zhgrehen dhe ngazëllehen edhe për nji të teshtitun poetike, ka heshtë për ketë libër, nuk asht prekë aspak prej artit që autori ka derdhë në ato faqe ku vokativi përdëllyes “Turku im” të ban efektin e nji shirupi emetik apo bari dyndës!

    Mos të harrojmë pra se këto janë veprat që u paraprijnë shpirtnisht vizitave të politikanëve tanë në Turqi.

    Tue lanë mënjianë çdo lloj përbuzjet etnike, racizmit apo urrejtjet për nji komb si ai turk, ideja se në venat tona mund të sillet gjak asisojit nuk asht aspak entuziazmuese.

    Otomanëve duhet t’u dijmë për nderë izolimin qindravjeçar prej Europës. Në fakt, perpara së ata të vinin me na qytetnue prej fushave të Anadollit, tue pru me vete daulle dhe çadra, bollgur dhe salep, ne kishim nji kulturë që na bashkonte me Europën. Prej trysnisë mbytëse otomane për shekuj rresht gjuha jonë mbeti e palavrueme, monumentet e saja humbën, e ajo vetë u bdar e u bastardue. Qytetet antike u shpërbane, mermeri i statujave dhe tempujve u dogj për me ba gelqere për feudalët, deri gurët e rrugës Egnatia u zhgulën për me ndërtue saraje bejlerësh, mbi të gjitha shqiptarët u përçanë, koha u ndal në muzg, dhe asnji gja të mirë nuk mund t’i kujtojmë asaj nate të gjatë pesëshekullore.

    Kur Portën e Naltë filloi me e hangër dreqi në Plevnë, ajo s’ngurroi me i pague fqinjëve tanë damtimet e luftës në Kongresin e Berlinit me Ulqinin, Plavën e Gucinë. Madje, si për ironi të fatit delegati i Portës së Naltë në atë Kongres, përposë Sadullah Pashës, ishte greku Aleksandër Karatheodoris.

    Kurrnji pushtim nuk qe ma fatkeq për ne sesa ai otoman. Mundena me thanë se në nandor të vitit 1912 ne po dilnim prej Mesjetet, të lodhun e të drobitun e tue pasë mes nesh njerëz me mendësi skllevnish, të mësuem prej shekujsh me i puth mangën dhe kambën pushtuesit. Kurrkush ma mirë se Faik Konica nuk e ka vu në dukje ketë cungim shpirtnor.

    Megjithëketë fatkeqsinat tona me Turqinë, zemrën e ish-Perandorisë, nuk kishin të sosun. Sapo morën vesht se Arnautlliku kishte dalë në vedi, nji mori funksionarësh të naltë e të ulët nxituen prej shkretinave të Anadollit me u kthye në Shqipni e me kapë ndonji copë tokë a zyre me mexhidet e turkut në brandavekë. Këta qenë për dekada rresht pjesa ma negative e politikës dhe e administratës së shtetit të sapolindun.

    Fatkeqsia tjetër lidhet me Traktatin e Lozanës (1923), i cili nxiti shpërnguljen e popullsisë çame dhe të shqiptarëve musliman të Maqedonisë drejt Turqisë. Edhe në Kosovë punët nuk ecën ma mirë. Mbas Luftës së Parë Botnore, Mbretnia jugosllave detyroi me u shpërngulë drejt Turqisë nji numër të madh banorësh shqiptarë. Nji marrveshtje e dytë e nënshkrueme në vitin 1938 mes Beogradit dhe Stambollit lejoi shpërnguljen drejt Anadollit të ma shumë se 300 mijë shqiptarëve. Ndërkaq në gjysmën e viteve ’30 shumë familje shqiptare tue mos pranue reformat e Zogut për heqjen e ferexheve u shpërngulën drejt Turqisë dhe Sirisë, tue vu kështu besimin përpara kombit.

    Në vitet ’50 politika e Rankoviqit në Kosovë dhe Maqedoni do të shpërngulte drejt Turqisë, falë traktatit të nënshkruem me qeverinë turke në vitin 1953, ma shumë se 250 mijë shqiptarë të kamufluem si turq. Flitet se si pasojë e mërgimeve, shpërnguljeve masive, emigrimeve ekonomike në Turqi ka rreth 5 milionë turq që dikur kanë qenë shqiptarë, por falë përqafimit fatal me Turqinë kanë humbë çdo karakter kombtar dhe janë shpërbâ. Në gjithë këto shpërngulje ka luejt nji rol thellësisht antikombtar nji pjesë e klerit musliman të Kosovës, i cili në vitet ’50-’60 nxiste shqiptarët me u shpallë turq dhe me u shpërngulë në Anadoll.

    Jam i sigurt se Berisha i din mjaft mirë të gjitha këto fakte, pse asnji faj apo gabim i tiji politik nuk varen prej padijes. Po pse shpraz atëherë këto palavina diplomatike sa herë që ka në krah flamurin me yll e hanë? Si dhelpën e vjetër që asht, ai i ka ra në erë se Turku mundet me i dhanë mbështetje ndonji formacioni të ri politik të djathtë dhe kështu ka nxitue në Stamboll me ba këto përbetime qesharake tue luejt me retorikën e tij levantine deri edhe me gramatura gjakut.

    Berisha ndër të tjera ftoi Erdoganin në Tiranë për festimet e 100-vjetorit të pamvarisë. Do të ishte e vetmja gja me vend gjatë kësaj vizite shtetnore, në qoftë se ftesa përmban kërkesën që Kryeministri turk t’i kërkojë falje shqiptarëve për gjenocidin pesëshekullor që pararendësit e tij kanë ba në Shqipni.

    Gjithsesi, linja neo-otomane asht transversale e s’mund t’i mveshen të gjitha Berishës. Në nji llogore me të gjinden edhe shumë prej kinse kundërshtarëve të tij, e kam fjalën për disa intelektualë, produkte finale të zuzarisë topitëse të enverizmit shqiptar të viteve ’80.

    Berishës i intereson vetëm pushteti, atyne tjerëve u intereson edhe kthimi me fytyrë nga Bosfori.

    Të dyja palët do të duhet ta marrin përgjegjen e meritueme në zgjedhjet e ardhshme politike, në mënyrë që kjo retorikë e neveritshme 20-vjeçare të marrin fund nji herë e mir

    1. Bekimi says:

      Or Nrec!
      Prej kuj e ki msuae qat shkype or voc?
      Apo prej Migjen Kelmendit.
      Jam kureshtr të di, ç’do t’i bëje një gjuhe të huaj. A do të mësoje gjuhën letrare të saj apo do të gërrmoje se si e flasin në ndonjë bjeshkë barinjtë e atij vendi. Këtë, thjesht për t’i shkuar rrymës kundër, thjesht për inat.
      Po këtu në internet si arrin dhe e kupton ç’të bësh, se këtu përdoret anglishte standarde? A ke filluar ta malokëzosh edhe anglishten?
      Meqë nuk ra fjala, këtu flitet për atë peticionin e dukatasve dhe jo për gjakun turk në venat e shqiptarëve.
      Pse i shtrembron gjërat ashtu me dashje, or Nrec? Berisha foli për gjak shqiptari në mjaft “turq”, dhe jo edhe anasjelltas.
      Kjo është e vërtetë, por ty e shumë islamofobë këtu i hyn paranoja se mos bëhen edhe më shumë se ç’janë shqiptarë muslimanë.
      rri pa frikë or Nrec se nuk vijnë më shqiptarët e dëbuar në Turqi në ferrin Berishjan. Ata rrijnë e “vuajnë” nën Turqi tash e qindra vjet. Kurse shqiptarët e pastër si ty lumturohen në parajsën europiane, Ballkan!

    2. Aleksander says:

      Te lumte A.Ndreca ke fol si shqiptar i vertete ,e jo si keta bekimat e by…imat qe çdo gje mund te kene shqiptare por GJAKUN JO !-Falemnderit LORA per sjelljen e ketij shkrimi te vlefshem .

  6. Labi Vlore says:

    Te nderuar Dajat e mij nga Dukati Vlores.Me vjen keq ta them,e ne kete rast,jam dyfish i zhgenjyer,se keni rene koke e kembe pre e Saliut dhe makinacioneve te tij politik-provokuese.Ai pikerisht kete kerkonte,nje reagim te ashper kunder monumentit qe ai kerkon te ngreje ne Tirane me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise.Percarja e tij Jug-Veri po jep frytet c’do dite e me shume edhe me ndihmen e iniciativave te tilla.Po lereni more njerez te beje monumente sa te doje ne Tirane.Nuk i ul aspak vleren monumentit te Vlores.Perkundrazi.Ja rrit vlerat akoma me teper.Mund te duket paradoksale,por te kerkosh te ngresh monument per 100 vjetorin e Pavaresise,i rrit vlerat monumentit origjinal,ne vendin ku eshte ngritur flamuri jone kombetar.Kopja e nje monumenti,i shton vlerat Origjinalit.Sepse kopje mund te behen sa te duan,origjinali eshte dhe mbetet nje.Pastaj,ketu ka nje problem tjeter.Monumenti pavaresise ne Vlore,nuk na perket ne Vlonjateve,ai i perket gjithe Shqiptareve.E nqs pjesa tjeter e kombit nuk reagon,ne jemi ne minorance,nuk mund te bejme asgje.Ne mund te bejme dicka tjeter ne vend qe te protestojme per monumentin e Tiranes,i cili,vjen nje tjeter ne pushtet dhe e rrezon.Monumenti Vlores nuk rrezohet dot.Nese deshironi te vini ne dukje rendesine e monumentit te Vlores dhe te 28 nentorit 1912,beni nje deklarate publike,ku kerkohen firmat e qytetareve te Vlores,per te shpallur Sali Berishen person NON-GRATA ne qytetin tone,ku ti kerkojme te mos shkeli ne Vlore pergjate perkujtimit te Pavaresise.Kjo mund te jete dicka me vlere,mendoj une.Per hir te asaj qe i ka shkaktuar Vlores Sali Berisha,duhet te i behet e ditur,qe ai te mos shkeli ne Vlore,sa te jete i gjalle.E sidomos me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise.Nese arrini te realizoni kete,atehere kjo do te krijoje me shume reflektim tek Shqiptaret e rene ne gjumin e gjate shkaterrimtar te letargjise.

    1. frasherlliu says:

      Labi i vertete dhe i qete,imençur dhe i ri i Vlores ben mire dhe keshtu eshte,dajot dhe tere dukatasit duhet te te degjojne keshillen tuaj.Jam dakord me ju dhe ju garantoj se tere frashellinjte do tju jene prane njelloj si atehere kur rrembyen armet dhe erdhen maleve e bashke me te paret e tu e hodhen pushtuesin ne det.Vlora eshte simbol i patriotizmit dhe frymezim i trimerise vendi i shlodhjes se karvaneve qe percillte rilindasit ne kurbet ,vendi letrat dhe amanetet mberrinin ne ne token shqiptare dhe te rinjte vlonjate merrnin rruge e kalonin male dhe i çonin ne çdo vater shqiptare ata djem qe mernin urimin me te mire -ju lumshin kembet qe me sollet haber ne kete humbetire.Vlora ka shume derte e halle dhe nuk duhet te preket asnje fije se atje zjarri i majave te kalave e keshtjellave te djeg e pervelon.NeVlore nuk kane vend tradhetaret se ne vlore nuk ekziston frika dhe se djepi tund trimerine dhe kendon vllazerine,besen, diturine ndaj e kemi detyrim ti rrime prane te tere.100 vjetori eshte festa e trimave dhe vdekja e tradhetareve.Ju pergezoj per idene sinqerisht se i urrej tradhetite.

    2. Edor says:

      o Lab,

      ke dhene nje ide shum te mire

      shtetasi Sali Berisha te shpallet NON GRATA ne Vlore

      ne qoftese gazeta TemA online eshte dakort te hapi nje link per te mbeshtetur kete nisje do ta financoja nga ana monetare.

      me Respekt

  7. kelmendasi says:

    Sa injorante po per Skenderbeun qe ka ane mbane botes pormendore a kane thane gja keta lebrit e dukatit.
    Nje here lebrit me shumice vendosen qe leku te mos quhej lek por LAB.
    Te dielen e pare nje shkodran qiti gomarin ne pazar e pyeten sa kushton ai u prgjigj;3000 LAB

    1. Labi Vlore says:

      Shume mire e ke shpjeguar z.KELMENDASI.Te lumte.Sa te kemi njerez si ju ne Shqiperi,kemi per te ecur shume perpara.

    2. homeri says:

      Tu rruash trapin vlonjateve , ashtu si gjithe laberia edhe vlora eshte dalluar per shtet formim jo vetem me shpalljen e pavarsise por edhe ne beselidhjen e lezhes ishte princi i jugut ai qe i dha besen i pari skenderbeut.-Ishin laberit e vlores e tepelenes ata qe bene luften e vlores ne 1920 per tju bashkuar kombit. Asnjehere Vlora dhe pjesa e laberise nuk ka bere terror ne pjese te tjera te vendit sic ka bere ZOGU- dhe BERISHA mbi vloren.por idiotat si ti kane si detyre percarjen e kombit – O idiot evenimentet festohen ne vendin ku kane ndodhur , kurse buste mund te beshe sa te duash edhe BESELIDHJA E LEZHES festohet ne lezhe jo ne Tirane

    3. Voica says:

      Po juve shkodranet ju therrasin “maloke” o malsor kelmendi, puke,tropoje e mirdite. Leri qytetaret se e gjejne vete mes tyre, mos ua shemtoni kunjat qe kane mes tyre me nderhyrjet tuaja te trasha.
      Po ta lene Saliun te beje c’te doje, ai deti i Vlores do ishte i grekut tani dhe ne s’do dinim gje fare. Vazhdojne perpjekjet e ketyre qeveritareve te Sales qe perseri ta lene sic ishte kufirin detar, E DINI APO JO!
      Para VLORA! Nuk duhet lene ky,nje i vetem te beje sic do historine!
      Lufte qellimit krye te lig te Ssales, s’eshte puna tek monumentet…

  8. LORA says:

    KY KELMENDASI, LETER HIGJENIKE E saliturkut

  9. Vlonjati says:

    Te dashur vellezer shqiptar, pavaresia e Shqiperise u shpalle ne Vlore,prandaj dhe monumenti i pavaresise eshte dhe do ngelet perjetesisht atje,do apo nuk do filo serbi Sali. Deshirat filo serbit Sali per te bere 2-3 e me shume monumente pavaresie per ti ulur vleren Vlores sheshit te pavaresise dhe monumentit nuk duhet te lejohen nga vlonjatet dhe gjithe shqiptareve.Simboli yne kombetar per pavaresin jane Ismail Qemal Vlora dhe qyteti i Vlores,cdo tentative e shitesit te ujrave te Sarandes grekut dhe filo serbit me gjake turku duhet ndalur.

  10. Vlonjati says:

    Ti or Kelmendas mbase e do monumentin e Pavaresise tek dera e atij pirgut me gure qe ti e quan kulle, apo Salu e do tek dera e kasolles se babes Rame po ajo nuk behet! Sepse flamuri u ngrit ne Vlore dhe Vlora e lagu me gjak ate cope toke ku eshte monumenti sot!Saliu mund te ngrere monumente kudo, por ajo nuk ja ul vleren atij tonit.

  11. Sali Serbi says:

    Nje Precision per Vlonjatin.
    Me fyeni Rende po me quajtet FILO SERB sepse une jam PURO SERB.

  12. du says:

    Ardin Ndreca, te lumte m kete prurje.

  13. Delli USA says:

    Pergjigje Kelmendasit injorant:Skenderbeu eshte shpallur hero legjendar,dhe legjendari ka vend kudo ku jetojne shqiptaret,duke perfshire dhe diasporen.Shpallja e pavaresise ne Vlore hedhe themelet e krijimit te shtetit te pare shqiptar ne historine e popullit tone.Keto jane dy gjera te ndryshme qe nuk kane lidhje me njera tjetren.Edhe dicka tjeter,ngritja e flamurit ne tirane u be nga nje pinjolli familjes toptanase i cili tha:”Vellazen shqiptar,me hidherim te madh ju them se perandoria Tyrke ra,prandaj te ulim bajrakun e tyre dhe te ngrefim tonin”,kurse toptanasi tjeter Esati,si Saliu sot ishte gati te shiste pjese te vendit per ineresa pushteti.Mu duke i drejt mendimi labit,se do ishte i drejt nje peticion qe ti ndalohej Saliut te hyre ne Vlore sa te jete ne kete bote.

  14. Kelmendasi says:

    O leber mos e merrni me nxitim se rrexoheni.
    Turqit i thirren ne ndihme Topiajt para se Skenderbeu te rritej per te luftue Kasriotet dhe e mesuen shqiperine Topiajt ishin ne Beratin e sotem Greket ne shqiperi i futet ju si argate e hajdeni shkulni ma.
    Komunizmin dhe diktaturen prej jush i kemi.Vetem Terbaci pas lufte kishte 47 ushtarake pa shkolle po me graden gjeneral.Luften civile mes ballit dhe komunisve pra shqiptar shqiptar prej jush e kemi peshqesh.
    Luften e vitit 1977 ju lebrit e keni ba me ato komitetet qe i organizuat me gjithe kriminelet qe ju dha Greqia e tash po hiqi si antigrek te medhenj Shkodra dhe Korça dy qytetet e kultures me 1997 qendruan larg kesaj hordhije.Pricat i pare qe mbeshteten Skenderbeun ishin Leke Dukagjini dhe Leke Zaharija.Pricat tuaj nuk moren pjese ne Kuvendin e Lezhes se ishin kunder Kastriotve ne fillim.
    Mbas luftes dyte ju lebrit ns Shkoder kendonit;Luaja luaje toske kembe tja qime Geges memen.Lexojeni RRNO PER ME TREGUE te AT ZEF PLLUMBIT.
    Por do ta shani se asht prift katolik dhe gege.
    Kete shqipe qe shkruani e ka ba Fishta me shoke e jo lebrit se per ju do te kishim alfabet arab ose 99 perqind grek

    1. sazan_karaburuni says:

      Jam shume i sigurt se po te pyesesh gjinine femerore te familjes per leberit do ndrosh mendim. Kuptove ore kelmendas? Kur ishin ta skafi ke vete parasysh ti…

    2. Edor says:

      Kelmendas,

      ngushellime per vdekjen qe te ka ndodhur, ne pamundesi te te ndihmoja ne keto momente te veshtira te uroj qe te behesh i forte dhe te ruash trupin, se mendja te vate o lum madh.

    3. Edison says:

      Kelmendas, pse flet keshtu? Cne labet te na kene sjelle dullen e bimbashit, ata e duan shume Shqiperine, madje’ e kane provuar edhe ne ’97. Per pak dogjen gjithe vendin, po ne fund i bene mbare kombit nje sherbim te madh: i vune flaken vetes e u percelluan nje here e mire.

  15. Besmiri nga Luari says:

    O njerez kjo eshte shashka e radhes se z.Sali qe ne te kemi me se te merremi dhe te harrojme problemet madhore qe kemi si papunesine, vjedhjen e djerses dhe gjakut nga pushtetaret e tipit mafioze. Mos u genjeni o njerez por te vrasim mendjen si ta shporrim nga pushteti kete klike hajdutesh, mafiozesh qe i mban Amerika dhe Evropa ne pushtete. Kete gje ne e pame me syte tane ne zgjedhjet e fundit. Po eshofim keto 22 vjetet e fundit dhe mendoje se duhet te gjejme nje zgjidhje. Hajde ta mendojme, por ajo vjene vetem duke hequr dore nga tifozlliku. Zoti na ndihmofte nga njerez te till.

  16. Shkodrani.London says:

    Rri mor kelmendsi e maje rradhen kur pjerdh budalleqe.Nuk ke goj me fol per Vlonen,se ti je shpellar folklorik si Sala e tan Shpellaret.Shqipnin duhet me e drejtu qytetaria,se malcorukt si ti jan vetem me ju ba temena idjotave.Duket intelekti yt,kur mundohesh me ba histori.Ku e ke mbaru universitetin,ne Lpush a ne Broj.O komentues,prej ne kelmend ky trapi vjen me gomar e vonon 2 jav.Ne moshen 30 vjecare ka pa asfalt me sy dhe e ka kujtu per qylym te pa lam.Vazhdoni Vlona,se ju takon merita dhe emni i djepit te Pavarsise.Ate kremtim nuk duhet ta ndyjne zagajt e cakajt.E drejt,Sali Berisha nuk duhet leju me hy ne Vlore e askund ne jug.Ai asht i denje vetem ne ferrat e Vicidolit{c’far emri}

  17. Cakalli7 says:

    PO ckeni a derzinj nuk e kuptoni qe turku nuk do te festoje pavaresine me ju, me mire se do ndynte vendin.

  18. kelmendasi says:

    O komentues une nuk ju shava trgova pak histori qe ju dogji.
    Vete i filluet komentet me sharje e fyerje.I shami shan.
    Skenderbeu legjendar thote njeri edhe pamvarsia asht kombetare.
    Ju ne muhgese argumenti shani ani ani shani shani o mjerane
    Dikush thote se jam nga malet,Fale zot aq din.Tjetri thote 30 vjec ke pa asfalt tjetri thote 3 dite me gomar zbret ppshte fali zot edhe keta se ba me u tregue se ku jam rrite e se ku jetoj e se cfare punoj dhe me i krahasue se nga vine keta te pa edukate qe shajne ikin naten per hane nga turpi.Ne fillim te fjalise tjeter do perdori nje fjale hua nga fjalori juaj do e shkruaj me te madhe.
    O IDIOTE me kundershtoni me argumenta ato qe kam thane e une do ju pranoj te gjitha sharjet po gjetet argumete te hillni poshte ato qe kam thane
    Shane ne nje debat ai qe ska argumete kunder dhe athere shpalos gjithe padijen e tije vulgaritetin banl te tije sic eshte vete.Sharja eshte mjeti qe i mbetet te perdor i munduri TUNG

    1. Labi Vlore says:

      Z.Kelmendasi.Na i thuaj pra,kush je,c’fare punon,nga vjen,si quhesh,etj etj,e pastaj do te themi edhe ne se kush jemi,nga vijme,me c’fare merremi ne jete etj.Per fyerjet dhe sharjet ke te drejte te ankohesh,por fatkeqesisht,ke filluar ti i pari dhe e kam te veshtire te te mbroj.Lexoje komentin e pare tendin dhe do bindesh.Mund te te shaja edhe une,por nuk e bera,sepse nuk mu duk me vend te te sulmoja,sepse mendova qe je nga ata njerzit e ulet,qe s’ja vlen te te shash e sulmosh ngaqe je nga ata tipat qe u shkon per shtat shprehja e vjeter Shqiptare.”Fshati qe duket,nuk don kallauz”Megjithate nqs joti ka qene provokim,perseri mendoj se eshte provokim i pavend,sepse ne kete gazete zakonisht behen komente serioze dhe shprehen shqetesime te verteta.Por ka mundesi,qe ti te jesh nga ata tipat,qe kushedi se ku ndodhesh e jeton,e as qe ta ndjen fare per vendin tend qe heq edhe vuan.Ka mundesi te jesh ndonje nga ata Shqiptaret e Malesise se thelle,qe kane emigruar ne Amerike,shumica e te cileve ngrejne koken lart nga qielli e bertasin fort.”Une jam me i miri nder Shqiptaret,sepse jetoj ne Amerike,ne vendin me te fuqishem te botes,kurse te tjeret jetojne diku ne mizerie ne Shqiperi,Greqi apo vende te tjera koti”Ose mund te jesh nga ata te asaj Barsoletes se Palit me Ndryun qe shkuan ne nje gratacele Amerikane,qe ishte hotel,dhe i caktuan,njeri ne kat te 10 e tjetrin ne te 70-in.Dilte Pali ne dritare te katit te 10 e i fliste Ndryut.O Ndryyyyyyyyyyyyy,e nga dritarja ne dritare diskutonin hallet e dites.Shkon portieri e i thote Palit.Mos dil tu bertit ne dritare se dhomat kane telefon,me fol falas,sa te deshirosh.Faleminderit i tha Pali.Me mbas mori telefonin e i ra numrit te katit te Ndryut.Alo,Ndry,a po del pak ne dritare se te kam nje fjale???Megjithate,edhe ti edhe une jemi qe te dy Shqiptare,e une mendoj se ne e ngacmojme njeri-tjetrin Veri-Jug kot per se koti,me u be qejfin Grekeve dhe Serbeve edhe pse e dime shume mire qe te dy,se jemi Shqiptare.Shkodranet nuk jane Serb,as Tropojanet,ashtu sikurse nuk jane Camet apo Labet Greke.Megjithate,edhe une doja te te provokoja pak,e ato qe thashe mesiper jane thjesht shaka nga ato pa kripe,qe vetem ne Shqipatert dime te bejme.Megjithate une e dua Veriun njesoj sa Jugun.E dua Shkodren ashtu sikurse dua Vloren,dhe e dua Korcen ashtu sikurse dua Prizrenin.Feja e Shqipatrit eshte Shqiptaria ka pas thene Vaso Pasha.Une mendoj se edhe ti je nje Shqiptar i mire z.Kelmendi.Une personalisht,nuk shaj dot asnje Shqiptar,ngado qofte.Me mjafton qe flet Shqip dhe ai per mua,eshte shume here me i mire se nje Grek,Anglez,Serb apo Rus,apo mandej Amerikan.Ne ne Laberi i themi se”Ai qe eshte nje gjak me ty,mishin ta ha,por kocken nuk ta bluan”Kurse ai qe s’ka me ty as fis e as gjak e as fare,pervecse te han mishin,te bluan dhe kocken.E kisha fjalen,qe me i vlefshem per ty Kelmendi jam une prej Laberie,sesa nje Amerikan apo Francez,ashtu sikurse per mua,eshte me i vlefshem nje Kuksian apo Dibran sesa nje Grek.”Grekun,thoshte gjyshi im,do e respektosh sa nje Grek,dmth,duhet ta vrasesh”Ky eshte respekti qe duhet te i bej Shqipatri Grekut thoshte gjyshi im.Megjithate kohet kane ndryshuar,e eshte mire mos te vritemi me askend,por te jemi miq me shumkend.Por kur ne urrejme njeri-tjetrin,nuk ka se si te na duan dhe te huajt.Kur nje spiun Anglez,spiunoi tek Gjermanet,gjenerali Gjerman e vrau.Meriton vdekjen sepse tradhetoi atdheun e tij,prandaj e vrava do thoshte gjenerali Gjerman.Po ketu punet jane pak me ndryshe Kelmendasi.Sali Berisha po tregon c’do dit e me shume se eshte kunder interesave Shqipatre.I shiti detin Greqise,lejoi varrezat Greke ne Boboshtice te Korces.Lejoi regjistrimin e popullsise ne baze etnije dhe feje,nderkohe qe e dinte shume mire,qe shume Shqiptare te varfer te Jugut,per 300 Euro kane nderruar Kombesine dhe fene,e deklarohen Greke(edhe keta nuk duhen gjykuar,por duhen afruar,dhe me butesi duhet te u nderrojme mendjen,se jane ne anen e gabuar).Duhet ti ndihmojme qe te kthejne rruge,e jo ti sulmojme,ti shajme e ti shtyjme e ti peshtyjme.Nuk eshte rruga e duhur.Nuk perjashtoj qe midis ketyre qe nderrojne etnine dhe fene per 300 Euro ka edhe shume gjakeprishur.Natyrisht qe ka.Por shumica e tyre e kane bere nga halli sepse fatkeqesisht Shqipateret kane shume halle,dhe u duhen per mbijetese ato 300 Euro.Sali Berisha nuk rresht se mbjelli faren e percarjes Veri-Jug.Asnjehere sa sot,Shqiperia nuk ka qene kaq e percare.Ka nenshtruar totalisht shtetin dhe institucionet,qe ju z.Kelemndi nqs banoni jashte Shqiperise edini shume mire se pikerisht tek institucionet e pavarura qendron thelbi demokracise.Prandaj jemi kunder tij,dhe marrezive te tij komuniste.Ae ai eshte tamam djali politik i Enver Hoxhes.eshte komunisti i fundit ne Ballkan qe qeveris akoma.Por edhe ai eshte Shqiptar.Sali Berisha eshte Shqiptar,nuk eshte Serb,e as Grek.Ne venat e tij rrjedh gjak Shqiptari,por fatkeqesisht,ai gjak ka kohe qe eshte prishur.Ashtu sikurse ishte gjakprishur Enver Hoxha apo Esta Pashe Toptani.Pershendetje Kelmendi dhe zoti e bekofte Shqiperine.”Qe nga Tivari deri ne Preveze shkelqen kudo paq dhe rreze.E nuk duhet me pa kisha e xhamija,feja e jone eshte Shqiptaria”Duhet te jemi te gjithe te bashkuar pa dallim feje,krahine apo ideje.Kunder armiqeve te kombit tone martir,qofte ai Shqipfoles,Grekfoles apo Sllavfoles.Sepse me shume dem i kane bere Shqiperise Saliu me Enver Hoxhen sesa Turqit,Greket,Serbet,Greket dhe Italianet te marre sebashku.Pershendetje.

    2. iliri says:

      arove ti o kelmendas qe skenderbeu e kishte gruan nga vlora (doniken)keta qe shkruajn nuk kan gje me veriun po me budallalleqet qe shpik saliu dhe nje gje eshte e vertet se mbas shkodres vlora kishte me shum te burgosur politik pyet per kete

  19. shqiptari says:

    AMAN LERENI VETEM ATE TE VLORES
    MBAENI ODUKAQOT JU NA LAT 100 VJET MBRAPA
    MOS BENI TJETER ESHT VETEM I VLORES
    SA MBRAPA JENI
    TA GEZONI

  20. Dean says:

    ”KELMENDASI”?!,kendveshtrimi yt per JUGUN eshte shume i drejte.
    Eshte e drejta jote te kesh 1 opinion dhe te Urresh JUGUN.Ne fund te fundit,prandaj je verior.
    Po keshtu jam edhe une perkundrejt veriut,dhe normalisht dhe kundrejt teje.
    Pra,sikur e shikon edhe vet,veriu me JUGUN nuk mund te bashkjetojne,prandaj edhe une mendoj qe ne duhet te ndahemi nga veriu.
    Ju ne punen tuaj dhe NE ne punen tone.Dhe pasi te jemi ndare mund te ndertosh ”permendore pavaresie” ku te te doje kokra e qejfit.Ne dac ne Kelmend,ne dac ne Vicidol,Kukes….etj.
    Ti,o lum miku,e din shum mire se sa shume e Urreni ju verioret JUGUN,pasi eshte ndjenje instiktive,e ushqyer qysh ne femijeri ke truni dhe shpirti juaj barbar.Por se sa SHUME ju URREJME ne JUGORET juve s’keni per t’a marre vesh kurre.Nga thellesia e shpirtit ju urrejme.Ne Genet tona eshte shkruar URREJTJA per ju,vecse deri sa te keni pushtetin ne duar,vazhdoni te boni pall.
    Do vije dhe dita jone dhe do t’ua shperblejme me te njejten monedhe.
    Sidoqofte,deri atehere,Ti edhe UNE duhet te Lobojme fuqishem per ndarjen e Shqiperise.Maloket me vete dhe JUGORET me vete.
    Me ju plas derri dhe jo me njeriu.
    Gjith te ”mirat”………..

    1. ''evgjitngrenesi'' says:

      kush je ti more lango i grekut qe flet ne emer te shqiptareve?ju spiunet e grekut kujtoni se duke shfrytezuar pakenaqsine e shqiptareve ndaj vegles serbo-greke qe na qeveris do ti beni shqiptaret te bejne lojen e grekut?e vetmja shprese qe kane greket per te parandaluar shqiperine e ”madhe” eshte percarja dhe konflikti midis shqiptareve.por fatmiresisht ju jeni nje pakice qe do zhduket bashke me sali berishen,turkofagosin,kelmendin e sojin tuaj te peshtire.

  21. tourkofagos says:

    cilet jane autoret e vertete te pavaresise se Shqiperise dhe a duhet te nderohet turkoshaku Kemal Izmael……!!!!???

    1. timo says:

      Ti je o grek o më e pakta filo grek.

    2. gallata says:

      turGOJORgos rri urte ,nuk eshte momenti yt ok ?

  22. Gushekuqi says:

    I nderuari,zoti Ndreca! U ndjeva i lumtur me opinionin tuaj te mesiper,per orientimet e sotme lindore apo perendimore te shoqerise shqiptare.Sepse,ne pergjithsi shkrimet tuaja jane shume ekstreme,vetem bardhe e zi dhe nuk me pelqejne.Vetem nje pasaktesi kishte ne kete rast dhe qe ka lidhje me kritiken ndaj z.Trebeshina dhe librit te tij,Mekami.Nese ka nje analize,kritike dhe pergjigje qe i eshte dhene ketij turkoshaku dhe gjithe mohuesve te genit te ndritur shqiptar,ajo eshte…’Kontradikta-perballja e shqiptareve me vetveten’,e te madhit Kadare. Kjo ese,nje minihistori e kombit shqiptar,e tregon fare qarte identitetin,orientimin dhe perspektiven e shoqerise tone te sotme.Vetem nje gje nuk kuptoj akoma: A do te jete prezent zoti Kadare tek miku i tij,Berisha,ne 100 vjetorin e pavarsise,ku eshte i ftuar special edhe zoti Taip Erdogan?.Respektet e mia.

  23. ben refugjati says:

    Eshte shume e thjeshte : Ju festoheni per qejfin tuaj ne Vlore dhe saldogani e kush ti veje pas ne Tirane , Tropoje ,Kosove , Kavaje apo diku tjeter…Ideja e referendumit n.q.s. eshte e rrealizueshme shume e sakte…

  24. nn says:

    Po te ishte ne dore te popullit nuk rrinin nje sekonde ne kolltukun e pergjakur llumi i shoqerise por eshte ne dore te mafies salifashistit qe aq ka vjedhur sa po presim te pelcase.

  25. ben refugjati says:

    ps – Po ti o turkoleshi pse hidhesh si puca aty ku s’te merr… Kumbarin elina si e ke me shendet…Te vjen per vizite nje here ne jave kur ti mungon ?

  26. h says:

    edhe kelmendasi edhe dukatasi, nenkuptoj Shkodren dhe Vloren jane shume injoranta . Vlora mbajti bacen Enver per 40 vjet , po te pakten cobane ishin dhe nuk i kuptonin disa gjera , kurse Shkodra po mban Sale qenin 20 vjet ne pushtet .Vlonjatet te pakten i hoqen gunat dhe veshen uniformen e gjeneralit dhe u falet pak po shkodranet i kane breket te lagura akoma. Kelmendasi jo qe e ka pare asfaltin 30 vjec , po as tani nuk e kupton qe eshte apo nuk eshte , si ai llafi i vjeter ;kesaj i thone e qime po ky kosi me prish mendjen . Nejse me doli pak me i zgjuar labi

  27. timo says:

    Vetëm dy shtete ,historikisht,janë munduar të fusin ndasi ndërmjet shqiptarëve;Sërbia dhe Greqia. Të dy kanë ëndëruar që nëpërmjet ndasisë të dobësojnë ndjenjën kombëtare,nevojën e bashkimit midis shqiptarësh, për të aneksuar tërësisht teritoret tona. Madje ka pasë dhe marveshje të fshehta për ndarjen mes tyre,Sërbia veriun dhe Greqia jugun por, deri më sot nuk ia kanë aritur. I vetmi peronalitet shqiptar në të gjithë hitorinë e shqipërisë që po i fryn kësaj politike anti shqiptare,në favor të ndarjes është anti shqiptari,pro Sërbi Sali Berisha. Ka vënë veriun kundër jugut,krahinat kundër njëra tjetrës dhe tashti së fundmi,me shprehjen “e ardhmja e shqiptarëve është Islami,ka vënë përballë njëri tjetrit, myslymanët kundër të krishterëve. Poeti patriot do të shprehej në kohen e tij nëpërmjet poezisë se feja e shqiptarit është shqiptaria. Ky varg duhet të shkruhet me gërma kapitale në të gjtha selitë e partive ndërsa AK duhet ta ketë himnin e saj këtë poezi. Sali Berisha do të mbetet në historinë e Shqipërisë si figura më negative e kombit.

  28. lora says:

    -Allah, allah, i tha Saliut ,Erdogani, paska qenë edepsëz burrë isamil Qemali .-Atëherë unë po vij PER 199 VJETORIN, por me një kusht, . Mos ta bëjmë festën në Vlorë se më akuzojnë që kam vënë lule tek një tradhtar i Turqisë. E bëjmë në Tiranë. Aty është qytet mysliman më kanë thënë.

    a kupton o kelmendas me sindromin alpin, dmth me mungese jodi ne trup, gje qe sjell pasoja ne tru.Kalo pak nga vlora qe te marresh nje doze…
    jodi … jodi jo gje tjeter

  29. lora says:

    nga je ti H, apo je marsian

  30. vlora 1 says:

    Nuk paskam nerva te shkruaj sot por nje gje e vogel
    Vlores dhe laberise i rruani k…in ju shpellaret e Sali kobures.
    Edhe dy argumenta per ate trutharin nga Kelmendi.
    Skenderbeu mori per grua Doniken nga Kanina ,vajzen e Gjergj Aranitit qe ishte aleati kryesor i Skenderbeut,ndersa ata dy maloket me emrin Lek pra Lek Dukagjini vrau pabesisht Lek Zaharine per ti mare zoterimet e tij ne Lezhe dhe Skenderbeu nuk kishte me aleat Lek Dukagjinin

  31. SKENDER BEU I VJETER says:

    PROPOZIM PER PETICIONIN E DUKATIT PER MONUMENTIN E PAVARSIE. MEQENE SE KINI NDERMARE KETE NISME PER TE KUNDERSHTUAR CMENDURINE E NJE KRYEMINISTRI UZURPATOR ME GJAK BANGLADESHAS-TURK-AZER,JU PROPOZOJ QE TE KERKONI KETHIMIN E VLORES NE KRYEQYTET POLITIKO-QEVERITAR TE SHQIPERISE DHE LENIEN E TIRANES VETEM SI KRYEQYTET EKONOMIK TE BISSNESIT TE SHQIPERISE,ME QELLIM QE TE SHKEPUTET NJEHERE E MIRE POLITIKA NGA BISNESI NE SHQIPERI.TE GJITHE ATA QE DO MEREN ME POLITIKE NUK KANE TE DREJTE TE MEREN ME BISNES NJEKOHESISHT DHE ME LIGJ.KESHTU QE I JEPET SEJCILIT AJO QE U TAKON.

  32. mali says:

    Monumentet – jane shashkat e sali-serbit per te corientuar shqiptarert dhe per ti percare ata.
    Me pelqeu komenti i Labi Vlores

  33. dukatasi says:

    gjunah e madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje