Jemi në vend të 89 në botë sa i përket lumturisë, pas Libisë, Tunizisë dhe Pakistanit

4 Prill 2012, 11:17Sociale TEMA
Jemi në vend të 89 në botë sa i përket lumturisë,

Berisha me djalin e Shkelzenit

Për herë të parë është publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara një renditje e vendeve më të lumtura në botë. Studimin e ka kryer universiteti Columbia. Natyrisht renditjen e udhëheqin vendet nordike, kurse në fund të saj janë vende e Afrikës Subsahariane. Shqipëria ndodhet në vend të 89-të në botë, pas Tunizisë, Indonezisë, Iranit, Libisë dhe Pakistanit. Pas lëmë Nikaraguan e Xhibutin. Vendi i parë në rajon sa i përket lumturisë është Kroacia, por edhe Kosova qëndron lart. Ata janë në vendin e 69-të.

Ndërkohë Serbia ndodhet pas nesh në këtë renditje. Të bie në sy edhe një renditje shumë e dobët e Bullgarisë, që është ndër vendet e fundit në botë për lumturinë. Edhe hungarezët janë ndër vendet me renditje më të keqe në BE.

Në vend të parë është Danimarka, pas saj vijnë Finlanda, Norvegjia, Hollanda, Kanadaja e Zvicra.

10 komente në “Jemi në vend të 89 në botë sa i përket lumturisë, pas Libisë, Tunizisë dhe Pakistanit”

  1. Kalciani. says:

    Nuk ka mundesi!Ne jemi nder me te pasurit dhe te lumturit,kete e ka thene vete udheheqesi yne loqendare Sali Berisha!
    Poshte forcat imperialiste-revizioniste!
    Rrofte sa malet tone lideri Yne autokrat!
    Te rroje i lumtur populli yne heroik,qe mbane ne krye sypatremburin e malcise!Te na rruash e Sali!

    1. Vlora says:

      ha ha ha mu ne zemer te afrikes na futi,,,,,,,,skemi pse qahemi.

  2. Esmeralda S says:

    Me stat te dhena nga INSTAT (te manipuluara nga Saldaq), por ne fakt jemi ne vendin e 189.
    http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/

  3. Shkodrani.London says:

    Keto organizata nderkombtare,qe na redisin ne fund,jane leva te Edvin Rames.Pse nuk marrin te dhena nga sqapi i Vicidolit dhe zonja me mustaqe nga Shkodra??? S’kane turp keto organizata komuniste

  4. qeratai says:

    jemi te lumtur…… me te lumturit

  5. Endri says:

    PO INTERNET DO KEMI?

    1. Nabukodonosor says:

      Ne cdo shpelle o Eno do kemi internet sa do kenaqemi!

  6. tourkofagos says:

    hallall cok gyzelet vendin e 89,per pak dekada do te kapin vendin e 88…..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje