FOTO LAJM: Nga rrobat e ‘gabit’, tek pacientët në spital

30 Mars 2012, 12:08Sociale TEMA
FOTO LAJM: Nga rrobat e ‘gabit’, tek pacientët në spital

Shumëkujt i ka rastisur të shohë në spital se si njerëzit hyjnë e dalin nëpër pavijone, në reanimacion e ku të munden, pa të keq, edhe pse ekziston rreziku të çojnë e të marrin infeksione. Po ashtu kemi parë edhe se si papastërtia gjendet kudo në spitale. Por rasti që sjell gazeta Shekulli është akoma më flagrant. Ai tregon se si bluzat e bardha dalin tek tregu i rrobave të përdorura, që njihet edhe si ‘gabi’, bëjnë pazar dhe më pas kthehen sërish pranë pacientëve. Për fat të keq tregu i ‘gabit’ gjendet shumë pranë spitaleve, ndaj dhe në momentin që ndjehen pak të lira, ato vrapojnë për të parë një rrobë që tek e fundi edhe ua përballon xhepi.

11 komente në “FOTO LAJM: Nga rrobat e ‘gabit’, tek pacientët në spital”

  1. ari says:

    te gjitha infeksionet ja fusin te semureve ,ato edhe kur te bejne gjilperen nuk i lajne duart turp turp turp u eshte bere mjeksia biznes mjer ky popull.

  2. webapp says:

    zhulsa! tamam vend i botes se trete!

  3. Tironci Lugano says:

    Se kuptoj perse habiteni?Jo shume kohe me pare Nard Ndoka u be Minister i Shendetesise.A ka turp me te madh se kjo per Shedetsine tone?Dhe me keqja qe asnje mjek nuk e hapi gojen.Cdo gje ishte normale.

    1. aqif pallaska says:

      Nard Ndoka nga roje misri minister

  4. Albann says:

    Eshte per imunitet.Sa me shume mikrobe te mare i semuri ne spital ku eshte “nen vezhgim te rrepte ” aq me shume imunitet ka kur te dale nga spitali.(sigurisht nese del gjalle).

  5. Treviso says:

    Nje çudi e madhe !Brenda orarit te punes bluzat e bardha bejne pazar? Ne ç’vend te botes eshte pare kjo? Prandaj kan perfunduar spitalet ne atfar gjendje duke qene dhe sektori qe ka pas mbuluar kryeministri isotem.Ne kohen qe kryeministri mbulonte kete sektor si kryetar i komitetit te partise te spitaleve, nuk pijshin dot nje kafe bluzat e bardha se ai i pushonte nga puna dhe po te ishin ne parti merrte masa organizative deri ne perjashtim nga partia. Ky ka qene saliu qe sot eshte bere kaq liberal per bluzat e bardha.Gjendjen e spitaleve me mire qe e shikoni ju atje nuk e sheh njeri tjeter.

    1. Haker says:

      Neper poliklinika infermiere dhe doktorresha tip vozash, me perparese te bardha me nje larje jo te perditesuar, me kok jo shume te lare, dhembet eshte mire te mos ua vesh re, por per fatin tim te keq jam nje vezhgues/e i/e mire, disa i kane si fara luledielli, disa si tip gurabiesh me form ate çrregullta, me kepuce ngjyra ngjyra te shtrembta shpesh te baltosura (belte e vjeter) me qese plastike te mbushura me byreke therrasin neper korridore: “Oj Sheqere apo vjen mi grue?- jom tu ardhe oj shahe ja pret Sheqerja”, pacientet te merzitur ulur prane deres se Shqeres presin sa te hane doktorreshat byrekun edhe kafene turke, pastaj fshijne me pellemben e dores buzet, i lyejne me buzkuq 50 leksh dhe kur pacienti hyn ato duke i mberthyer vetullat mundohen te nxjerrin ate gjoksin e tyre para ne menyre burrerore dhe e shtrijne ate ne krevat te qelbur me çarçaf(kjo fjale turke) edhe nje jastek qe me saduket e perdorin edhe vete gjate dites…Nese hyn ndonje ‘koleg’ ne dere nga buzeqeshja e tyre shfaqen copat e gjizes edhe coperat e peteva te byrekut. Une per vete kam shkuar nga halli se edhe tek privati nuk eshte se kushtet jane me te mira, dhe nga ana tjeter nuk kam te ardhura te tilla qe ta perballoj ate vizite zagaresh me ate fature te tmerrshme, qe ne fakt nuk ka fature kase konkrete, edhe taksat nje zot e di si i paguajne, u kam kerkuar njehere te mos bertasin aq shume ne korridore edhe me jane pergjigjur me gjysem frike me gjysem harbuteri. ç’gra voza qe vetem per infermiere e doktorresha nuk jane edukuar nga nenat e tyre voza. Nje pyetje: A ka kurse ne Shqiperi per te mesuar vajzat edhe grate e reja te ecin, te qeshin, te ulen, te flasin, te teshtijne (me ka trembur shume nje grua kur teshtiu pas shpines time), te gogesijne,te lajne dhembet, po kjo jo se nuk vlen edhe per burrat, por presupozohet se ata edukohen nga grate.

      1. Dorela says:

        Ke shuem te drejte e dashur. Po kjo eshte disniveli mes njerezve te qytetruar dhe popullit kot. Kur ky lloj kontigjenti nuk di te lahet, imagjino ti flasesh per etiken mjeksore qe po perpiqet te aplikohet sot ne mjeksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje