Rektori ‘internon’ pedagogët, e votuan kundër në zgjedhje

29 Mars 2012, 10:39Sociale TEMA

Sa e sa njerëz ankohen se janë dënuar për shkak se kanë votuar kundër. Por një virus i tillë ka mbërritur edhe në ambientet akademike. Të paktën nëse u besojmë fjalëve të tetë pedagogëve të universitetit të Durrësit ‘Aleksandër Moisiut’. Ata thonë se rektori i sapozgjedhur i ka dënuar duke ‘i internuar’ në filialin e Peshkopisë, vetëm për shkak se kanë votuar kundër tij në zgjedhjet për rektor. Pedagogët së bashku me studentë kanë protestuar duke thënë se urdhri është i paligjshëm, pasi është shkelur kontrata e punës. Ata shtojnë se një vendim nuk duhet të merrej pasi studentët janë me provime.

Vetë rektori Mithat Mema, i cili e mori vendimin sapo u mblodh këshilli i ri i senatit, thotë se nuk ka asgjë të parregullt në vendimin e tij. Sipas Memës, filiali i Peshkopisë është në varësi të universitetit të tyre, ndaj pedagogët kanë detyrim të zbatojnë urdhrat. Ai thotë se pedagogët kanë dhënë edhe më parë mësim në Peshkopi.

3 komente në “Rektori ‘internon’ pedagogët, e votuan kundër në zgjedhje”

  1. Albana says:

    E besoj cdo gje ndodh ne Shqiperi. Edhe sikur mos ta bej per inat perseri mendoj qe transfertat duhet te behen me pelqim te dy paleve. Transferime si ne kohe te komunizmit.

  2. Treviso says:

    Kur u vendos me u hapur universiteti ne Peshkopi nuk u mendua perpara per petagoge por duhet me ndjekur rrugen e ish udheheqesit Enver Hoxha.Nuk them se e kishte gabim Enver Hoxha se ai çonte kulturen qytetare por sot kan ndryshuar kohrat duhet me thane.Teoria e sali berishes eshte po ajo e komunizmit.saliu duhet te kuptoje se po te ishte gjalle Enver Hoxha do ta kishte futur me kohe Shqiprine ne Europe.Enveri ka punuar me kohen dhe situatat qe e rrethonin, ndersa saliu kundra kohes dhe situatave qe e rrethojne.sali berisha ka vendosur per me eshkaterruar plotesisht atdheun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje