Ish të përndjekurit, letër Berishës: Dëmshpërblimet nuk na kapin gjallë

28 Mars 2012, 12:43Sociale TEMA

Një pjesë e ish të përndjekurve ka reaguar në lidhje me ligjin për dëmshpërblimin e tyre. Ata shprehen të revoltuar me kryeministrin Berisha, duke thënë se varianti që kanë miratuar për dëmshpërblimin e tyre, është i padrejtë. Ata i kanë nisur një letë të hapur Berishës, e cila vijon më poshtë.

Zoti Kryeministër,

I kemi ndjekur me shqetësim diskutimet në lidhje me ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve që u miratua në Komisionin e Ligjeve javën e shkuar në një variant të arsyeshëm të propozuar nga Partia Socialiste.

Kishim shpresuar edhe pse me rezervë në një angazhim serioz nga ana e qeverisë suaj për t’i dhënë fund zvarritjeve në këtë drejtim. Por mbetemi të revoltuar me mënyrën sesi u argumentua nga ana juaj zmbrapsja e variantit të miratuar në Komisionin e Ligjeve.

Vendimi juaj për të dëmshpërblyer menjëherë vetëm ata të përndjekur që kanë mbushur tanimë 85 vjeç, është një përpjekje krejt e lexueshme për t’i ikur përgjegjësisë që keni ndaj shtresës sonë.

Jo vetëm në Shqipëri, ku jetëgjatësia mesatare arrin 72 vjeç, por edhe në vendet më të përparuara të Europës e botës, vetëm një grusht njerëzish kanë fatin të kapin moshën 85 vjeçare.E kynumër i kufizuar reduktohet pastaj në gishtat e njërës dorë kur bëhet fjalë për të përndjekurit shëndetshkatërruar nëpër burgjet e kampet e internimit të diktaturës komuniste. Për më tepër pastaj zoti Kryeministër, qëllimi i dëmshpërblimit nuk mund të barazohet me qëllimin politik për të përfituar pushtet prej viteve të vuajtjeve e torturave të kësaj shtrese, duke thënë tjetër gjë e bërë një gjë krejt tjetër për të.

Plot 45 vjet burgosje, internime e pushkatime nën regjimin kriminal të Enver Hoxhës dhe 22 vjet të tjera braktisje e nëpërkëmbje nën qeveri që me ne janë sjellë si të ishin regjime shurdhërie, përbëjnë bilancin dëshpërues të shtresës sonë sot. Ky bilanc e mbulon me turp çdo forcë qeverisëse që gjatë kësaj kohe – e cila për nga gjatësia është e barabartë me gjysmën e dekadave të komunizmit -, nuk ka arritur as ta shohë problemin tonë si një çështje drejtësie sociale dhe as të ketë për të përndjekurit një politikë dinjitoze përtej interesave të veta politike. 

Ne ju bëjmë thirrje ta rishikoni propozimin e Partisë Socialiste për zgjerimin e bazës së përfituesve duke e ulur moshën e atyre që dëmshpërblehen menjëherë në 70 vjet për gratë dhe 75 për burrat. Kjo masë sigurisht nuk mjafton për të përmbushur detyrimin që ka në radhë të parë qeveria, por edhe shoqëria shqiptare, ndaj shtresës sonë. Por në kushtet kur qeveria nuk e ka një paketë gjithëpërfshirëse masash për trajtimin e të gjitha problematikave që lidhen me shtresën tonë, pranimi nga ana juaj i propozimit të Partisë Socialiste do të lehtësonte një numër jo të parëndësishëm të përndjekurish. E mbase do t’ju lehtësonte sadopak edhe juve vetë nga përgjegjësia e madhe që keni në raport me ta për gjithë këto vite premtimesh boshe e zhgënjimesh dëshpëruese në familjet tona.

Nga një grup ish të përndjekurish:

KETI BAZHDARI

BILAL KOLA

ROLAND ILIA

HELIDON BELE

PERIKLI SPIRO SHQEVI

XHEMAL ZHURI

GJERGJ NDRECA

XHAFER XHOMO

YLLI GJONCAJ

VANGJELI CUFAJ

KONSTANDIN GJOKDANI

PETRIT MUKA

GAZMEND MUKA

GJET KADELI

FATMA MUDA

SADIK MUZHAQI

PELLUMB GEGA

AGJON IMERI

MIRELA BRAHIMI

FRAN QAFA

AGRON TALE

AISHA TOTA

NEST MARGJOKAJ

LUIGJ SHLLAKU

MEHILL GJINAJ

 

10 komente në “Ish të përndjekurit, letër Berishës: Dëmshpërblimet nuk na kapin gjallë”

  1. M says:

    Sali Berisha ne te persekutuarve na ka quajtur ‘Llumi i Shoqerise’, prandaj zoteri te nderuar mos e harroni kurre kete edhe ua thoni edhe gjysmes tjeter tuajes qe eshte me PD
    Ciao

    1. raimondi says:

      E vetmja here qe Sala nuk ka genjyer –hahahahahahahahah

      Saliu do bente mire ti rraste prape ne burg keta se keshtu do shpetonte , se keta jane te pangopur …

      1. labi says:

        me zagare te tille si puna e “Rajmond”,asnjehere nuk do
        mirekuptojme ndonje kompesim shpirteror.por le ta leme te gjorin ne boten e tij,atje ku e djeshmja nuk ka asnje ndryshim me te sotmen…
        Ndersa me ju te nderuar te vuajtur nga politika,
        do tju jemi shume mirenjohes,ne se do te rikujtoni disa pjese
        nga ai kalvar i stergjatur i vuajtjeve tuaja,kur cdo dite perballeshit me vdekjen,ndersa,
        shoket e partise komuniste te rangjeve te Saliut,ndjenin nje
        clirim patologjik ne llojin e vet diabolik,ne shpirtin e tyre,
        katran te zi,te mbuluar nganje cope e kuqe ku Shqiponjes me dy krena i kishin vendosur nje Yll me pese tela me gjemba…(ne komentin e ri)
        themi se te pese telat e zgjatur,deshmojne per ekzistencen e tentakulave qe ligjeronin gllaberimin e jeteve te njerezimit.
        Ndersa tek dy krenat qendron paradoxi me unik,i cili po na shoqerone gjate e gjate ne jetet tona.
        ky perfytyrim na prezantone se ne shqiptaret jemi perfshire ne dy grupime,me dy mendje per te bere nje jete plote me medyshje…
        Nga kjo logjike i takone qe njera te pritet.
        Komunistet jane ai komunitet qe nuk mund te bashkejetoje me ne,
        dhe qe sot ne krye te tyre qendrone k/komunisti Sali Berisha….
        qe ju sot te nderuar te pervuajtur,qe me shume kini jetuar ne erresire se ne drite,me kot kerkoni ndihme tek Ai,qe eshte pjesemarres aktiv ne krijimin e erresirave tuaja.(kujtojme Shoshorin…)
        kesisoj,mos prisni qe krimin ta denoje krimineli,
        Ai vetem se e ringjall ate…
        me shpirt ju uroje jete te gjate dhe force te metejshme
        per te perballuar fortunat qe nuk po ju ndahen kurre…
        ju faleminderit pergjithcka qe kini bere ne te mire te
        popullit tim.

        1. raimondi says:

          Po ca doni nga Sala ju more ?–Sala beri ligjin e privatizmit ne 1992 ku i pari kiishte te drejte te privatizonte i persekutumi pastaj viinin te tjeret

          Saliu per ju shkateroi ekonomin e Shqiperis , duke ua dhene juve te drejten per privatizim te pasurise se popullit shqiptar

          Dhe ju e privatizuat me letra me vlere , e pastaj i mbyllet dhe i hodhet punetoret ne ruge ….

          Tani ca tu beje Sala me juve ?–Se edhe pasurite e Shqiperise aq ishin, vend i vogel jemi…

          –Ju i moret te gjitha ato qe kishte ndertuar populli , i shitet , moret parate e kercitet iket jashte shtetit, apo bete bizneset tuaj etj

          Ndaj ju nuk keni goje te ankoheni per Salen , dhe nuk keni goje te kerkoni me …..

          Kekroni t emerni para akoma nga djersa e popullit shqiptar , sepse ju bete burg per mend tuaja , se llapnit poshte e larte , Kur ligji ishte i qarte :..mos fol kkunder pushtetit se e ha lopthi

          Ti flisje kundra dhe puhsteti popullor ta rrasi –Se kishte thyer ligjet e asaj kohe

          Kushdo qe thyen ligjin, pavaresisht ca ligji eshte, e ha me dysh —

          Ndaj ju nuk duhet dhene asnje leke –Ato leke qe Sala ka ndermend tua japi ju , tu jepen familjeve te shqiptareve ne fshatrat e malesise ne jug e veri te Shqiperise ku njerezit vuajne per buken e gojes ,
          Pra ato para tu ndahen familjeve me te varfera, por jo tu jepen ju qe keni nga 3 ppale shtepi dhe kerkoni akoma —

          C’jeni ju more ? Si nuk ju vjen turp qe kerkoni te pasuroheni me parate e marra qyl , kur aty ka familje qe vuajne per buken e gojes
          Ato familje i kane pasur njerezit e tyre ne pune per 50 vjet , dhe tani jane te varfer sa me s’ka
          Ndersa ju 50 vjet as keni punuar dhe as keni bere gje, se ne burg per politike nuk punoje, vetem rije dhe haje …-Dhe tani kerkoni para ju

          Ju duheni rrasur ne burg prape dhe kryetar i burgu te behet Fatos Nano ,
          jo per gje por qe tju vjedhi supen , edhe me muhabet ju mban Nano, se eshte tip qe ben llogje –Dhe do e kaloni per bukur , si do vete zoti …lool

    2. Salih Berisha says:

      Doni paret jue, po un i kam shpenxue me dal live ne Nasdaq
      http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  2. Ja u solli denmokracine Doktori, cari doni ju ma teper. Njerez qi sknaqni kurr. Boll ma, duhet me pa perpara se ene lek nuk ka aqi shum sa per ju

    1. albaniac says:

      ……hahahah fiks fare
      jepini voten ketij mut maloku dhe me zi u a befte ….
      e keni marre vesh shume vone qe ai dhe kopilat kete presin
      “Ish të përndjekurit, letër Berishës: Dëmshpërblimet nuk na kapin gjallë”

  3. antonio says:

    Cfare kerkoni ju te persekutuarit e komunizmit?Donit KAPITALIZEM,ju a vendosem!!Donit femijte me shkolle te larte,i SHQYEM UNIVERSITETET DHE CDO FSHAT KA NJE TE TILLE,QE TE BEHET ME UNIVERSITET EDHE PULAT E FSHATIT!!!Doni pune??Po kapitalizmi nuk ka pune!!Ai ka liri,demokraci,bej cfare te duash:VRIT,VIDH,PERDHUNO,PROSTITUO,TRAFIKO,SHKO REFUGJAT etj!!!Shkollen e PLEPAVE per femijet tuaj e beme,qe per 3 muaj dolen gjuqtare e prokurore,packa se nuk dine nga lidhet gomari!!!Se ata boll te dine te zbatojne urdherat tona,kaq mjafton!!!Dashkeni PARE!!!Po paret nuk i ha as qeni!!!Doni shtepi!!Po shtepite ua lashe te lire t’i ngrini ku te doni!!!Truallin ua lashe falas,dritat ua lashe falas,ujin po ashtu,ne polici e garde femijet tuaj kam!!!Cfare doni me???Per cdo TE VRARE NE PROTESTAT E OPOZITES KENI PRAP SHPERBLIME!!Kaq di une!!!Po pse u tremben opozitaret e nuk bejne protesta,pse une kam faj???Dilni ju e beni protesta,qe te kene se cfare te vrasin gardistet e mij!!!PO TE ISHIT TE ZGJUAR JU,NUK VOTONIT PER TE SUNDUAR KOMUNISTE KERTO 22 VJET!!!NDAJ RRINI URTE SE EDHE MBI 85 VJEC SHUME E KENI!!!Boll rrojtet,paskeni pretendime shume!!!Nuk thoni shyqyr qe jeni gjalle,po na beni edhe protesta!!!TE DREJTAT FITOHEN,O DALLKAUKE E NUK DHUROHEN!!!KAQ E KENI DEGJUAR NGA RILINDASIT E MEDHENJ!!!

  4. bbb says:

    Shtroni kurrizn dembele, se ka 22 vjet qe beni palle ariu. Ska me qofte tek daja. Futjuni punes se na cote koken. Kapitalizmi do bythe…Punoni dhe mos lypni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje