Oliver Vujovic
Një nga organizatat më të njohura të mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve ka reaguar në mbrojtje të gazetares Lindita Çela, e cila është paditur nga Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në kryeministri, Gjovalin Prenga. Organizata e Medias për Europën Juglindore (SEEMO), me qendër në Vjenë, nuk harron të theksojë se kjo është padia e parë penale që kur Berisha erdhi në pushtet. Për më tepër, është një padi penale që vjen në një kohë kur me ligj paditë e tilla janë shfuqizuar dhe tani ka vetëm padi civile.
“Më 7 tetor 2011, Çela raportoi për një konflikt brenda agjencisë së legalizimeve ALUIZNI. Ish- kreu i ALUIZNI-t kishte akuzuar zëvendësin e tij se kishte lidhje me aparatin komunist. Pasi e pushoi nga puna, drejtori shpërndau një dosje për media ku ishin emrat e disa njerëzve që kishin bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Emri i Prengës ishte në listë. Çela raportoi se si zyrtarët përdorin dosjen për të kërcënuar dhe publikoi emrat,” thuhet në reagimin e SEEMO.
Më tej SEEMO thekson se mirëpret vendimin për të amenduar ligjin për shpifjet, por shpreh shqetësim se sërish ka akuza penale ndaj një gazetareje.
“Dy muaj më herët, Berisha tha: “Shpreh kënaqësi që vitin e shkuar nuk pati asnjë proces të administratës sime ndaj medias dhe ju siguroj se nuk do ketë sa kohë jam në pushtet. Një muaj më vonë, Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në kryeministri depozitoi një padi penale ndaj Çelës,” thuhet në njoftimin e SEEMO.
Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO, Oliver Vujoviç, tha: “Mirëpres vendimin e autoriteteve shqiptare për dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes. Por jam i shqetësuar se të njëjtin muaj që kalojnë në Kuvend mendimet, ngrihet akuza penale ndaj një gazetareje. I bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të mbajnë premtimet dhe të implementojnë ligjet që kanë miratuar vetë. Dua të shtoj se rritja e akuzave sjell vetëcensurë dhe nuk kontribuon në një media të lirë dhe për demokracinë”.
Problemi qe nuk kupton(ose anashkalon)kjo organizate ne solidarizimin qe ben per gazetaren e “Shekullit” Lindita Cela,eshte ne pjesmarrjen e botuesit nga njera ane si porosites i ketij sherbimi dhe nga ana tjeter si perdorues i gazetareve te tij deri sa i flak tutje ne menyre te ndyre.E quajti ceshtje “private” per te cilen duhet te mbaje pergjegjesi personale;keshtu i duhej te perdridhej K.Kokedhima.Jane burra “trima” ne raport me femrat,sikur botuesit edhe pusht-etaret.Prandaj ecin punet keshtu.
Te me falni qe nderhyj, por ju larguat thelbit te problemit: Gazetarja Cela esht paditur nga nje nepunes i kryeministrise. Ketu eshte rrenja e se keqes. Per kete duhet te protestojme te gjithe.
Qendrimi i redaksise eshte po ashtu i kritikueshem. Ata duhet ti ishin gjendur me prane se kurre dhe jo ta linin ne balte.
Pse valle? Pergjigja eshte perseri tek presioni qeveritar, pa lene menjane karakterin e kryeredaktorit te sapoardhur.
Zgjidhja e kesaj situate eshte largimi i kryemafjozit me gjithe banden qe ka pas dhe jo te merremi me redaksite.
Ku je mre ceto,
Nga tema jeni larguar ju.
Sepse tema ben fjale per pseudo-gazetare qe bejne kariere duke shpifur dhe intriguar.
Pra llogjikisht, duhet filluar arsyetimi ketu, pastaj mund te komentohet per reagimin si e qysh te pales ndaj se ciles eshte shpifur. Sepse ndodhi qe kjo gazetare beri shpifjen, pastaj ishte nenpunesi qe e hodhi ne gjygj per shpifjen e bere ndaj tij personalisht dhe jo institucioni ku ai punon. Nuk ndodhi e kunderta qe papritmas nje nenpunes hedh ne gjyq nje gazetare pa asnje shkak. (lidhja shkak-pasoje) Gallate e madhe apo jo?
Vere vehten tende ne rolin e ketij nenpunesi dhe do te kuptosh qe ai ka te drejte te ndjeke rruge ligjore.
Ne fund te fundit, le t’ia leme gjykates te thote fjalen e saj, ndoshta ajo nuk e konsideron shpifje por vetem i ve gjobe nje shume parash si demshperblim. Prandaj, pronari i Shekullit e ka pezulluar nga puna ate, me qellim mospagim te gjobes. Gallate e madhe apo jo. Ky eshte arsyetim rreth kesaj teme???
Ec Lindita mos ki frik, se te mbron Frrok Qupi ty!http://imageshack.us/photo/my-images/220/perversifrrokqupi.jpg/
Gjovalin Prenga asht djal persmarit. Un e njof mir kena ba shkollen e burgut bashk!
http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/
Ne qofte se nuk ka shkel ligjin nuk ka zot ta denoje.Por liri e shtypit nuk do te thote i lire te shkelesh ligjin pse je gazetar.Cilli gazetar asht denue pa shkele ligjin?ASNJE
Se dyti me duket se kjo gazetarja nuk kishte kontrate pune pra ka punue ne te zeze Shkurt ka shkel ligjin ketu vete ajo edhe per kete duhet padite.
Se trei kete e ka pushue Kokllima nuk asht ma gazetare asht ish gazetare ne te zeze
Se katerti asht nje gazetare e pushuar nga puna e zeze
Se pesti pse nuk ankohet per mungesen e kontrates dhe largimin nga puna po eshte e vertete padija asht ba sebep ta largojne nga puna e zeze
Se gjashti gazetaret te mrojne veten nga pronaret qe i mbajne ne te zeze dhe kur te punojn ne te zeze duhet kujdes mos me ja fut kot ne shkrime se ta fusin DYFISH
NUK ESHT VETEM Z.LINDITA CELA PO SI PUNA E KESAJ ZONJE POTHUAJSE TE GJITHE GAZETARET KAN PADI TE DILLA NGA QEVERIA BERISHA DHE NGA SHUME KLIKA E TIJE ..BILES TJU KUJTOJME SHQIPTAREVE SE DHUNE DHE PADI KLANI BERISHA KA USHTRUAR NGA TE GJITHE ATA QE THONE TE VERTETN DHE QE BERISHA I BEN ARMIQ DHE KUNDERSHTAR VETEM SE E KUNDERSHTOJNE KLANIN E BERISHES …I PARI VIKTIM ESHT BER VET Z. FROK CUPI DHE PAS FROKUT PASOJ NIKKOLL LESI ME SHANTAZHE DHE PRESJONET E BERISHES SA ARITI DERI ATY TE DIGJTE ZYRAT E GAZETES SHEKULLI PO SA E SA TE TJER GAZETAR JAN RRAHUR DHE KEQTRAJTUAR NDER KETO VITE NGA BERISHA DHE KLANI I TIJ MAFJOZ DHE NGA FRIKA JAN LARGUAR DHE ARATISUR NGA SHQIPERIA ..PO ASHTU DHE MERO BAZE KA QEN DHE ESHT NE TERORRORIN E DHUNES SE BERISHES VETEM E VETEM SE E KUNDERSHTON DHE I NXJER TE PALARAT KLANIT BERISHA ..ZOTERINJE KA ARDHUR KOHA QE KY DEMON KOMUNIST PO USHTRON DHUN NDAJ GAZETAREVE DHE NDAJ QYTETAREVE DUKE I BER NJERZIT ME FRIKE E TE LARGOHEN NGA SHTEPIT ..BISNESET APO JETA E TYRE PRIVATE ..PSE HESHTIN GAZETARET E TJER PERGJIGJA ESHT E THJESHTE SEPSE KAN FRIKE NGA BERISHA ..RESPEKTE opininisti adrian hajdinaj
Çfarë broçkullash fliten… Si u ngritka padi penale(nuk egziston një e tillë) mund të bëhet vetëm kallëzim penal. Kallëzimet penale kundër gazetarëve janë shfuqizuar me ligj dhe jo punonjësi i kryeministrisë por dhe vet kryeministri nuk bën dot një hap të tillë për të ndëshkuar penalisht një gazetare. Turp!!!