“Bartja” e pensioneve, Greqia e Italia nuk i njohin

1 Prill 2012, 14:19Sociale TEMA

Në Itali dhe Greqi ku emigrantët shqiptarë punojnë për vite të tëra, nuk mund të marrin pension sepse mes Shqipërisë dhe këtyre vendeve nuk ka një marrëveshje për njohjen e viteve të punës dhe rrjedhimisht të drejtën e marrjes së një pensioni. Kërkesa e ministrisë së punës për marrëveshje të kësaj natyre është refuzuar, përgjigjia e dhenë në këtë rast është për arsyen të krizës financiare.

E kundërta e kësaj ndodhie për Maqedoninë. Zv Ministria e Punës Filloreta Kodra sqaron se nëse një shqiptare punon 20 vite në Shqipëri dhe vitet e tjera deri në moshën e pensionit punon në Maqedoni ka të drejtë të marrë pension në njërin nga shtetet.

Edhe pse nuk ka shifra zyrtare se sa janë përtituesit, ata që punojnë në këto dy shtet janë të shumtë në numër. Por edhe në këtë rast, shuma e parave për pension do të bëhet sipas llogarive të secilit shtet për vite pune. Ndryshe nga Italia dhe Greqia, Maqedonia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për të drejtën e përfitimit të pensionit të shtetasve të saj./ora-news

35 komente në ““Bartja” e pensioneve, Greqia e Italia nuk i njohin”

  1. mister x says:

    kjo tregon pafuqine e shtetit tone. nje marreveshje e tille duhej te ishte bere me kohe. gjithashtu tregon edhe sesa pasive jane emigrantet shqiptare per te kerkuar te drejtat e tyre.mesa duket eshte semundje shqiptare te jesh pasive kudo qe ndodhesh.

    1. futja pordhës says:

      Kush është ai shtet budalla që të pranojë një kërkesë të tillë,sidomos kur këto kërkesa drejtohen në vende me standart të lartë siç është Italia dhe Greqia(pavarësisht se kjo e fundit tani është në krizë,por pensionet i ka në nivele të larta)dhe kur kërkesa bëhet nga Shqipëria.E si mund ta barazojë Italia pensionin e një italiani që ka investuar disa dhjetra herë më shumë në skemën e sigurimeve shoqërore,me një shqipëtar që maksimumi ka 20 vjet që punon në Itali dhe është futur në skemë vetëm këto 5-7 vitet e fundit.Maqedonia e pranon këtë propozim sepse është në një nivel me ne,në mos më keq.Kështu që nuk humbet nga këto marrëveshje,shtoi këtu edhe politikat e saj për atë pjesë që ata pretendojnë se janë monoritarë maqedonas.

      1. Kritiku says:

        Ti “futja pordhes” ashtu sic e ke vene emrin ashtu dhe po shkruan…futja pordhes. Ti nuk ke idene fare se si funksionon perllogaritja e pensionit dhe jo me te japesh mend mbi te. Shko e meso njehere dhe pastaj eja dhe trego dicka.
        Sa per dijeni italianet dhe greket jane shtete qe te drejtat themelore te emigranteve i shkel me te dy kembet dhe per kete as qe u terhiqet veshi nga EU-ja. Italia dhe Greqia me keto masa kerkon te shpetoje sa me shume Euro nga buxheti i shtetit per ti mos i harxhuar duke paguar pensione te huajve. Keto dy shtete plere qe per krizen qe ata po kalojne fajin ua hedhin te huajve e dine fare mire qe kete krize e shkaktuar vete nga babezia e pafund per te zhvatur arken e shtetit te tyre.

        1. elio says:

          Ke te drejte sa i perket thyerjes se te drejtave te njeriut e te emigranteve por italia pleqve te shqiperise u jep pension social dhe i trajton ne sistemin e saj sanitar pa patur asnje kontribut nga Shqiperia….Kam pershtypjen se ka te drejte parafolesi yt. Eshte ceshtje barazie kontributive ne skemat e pensionit dhe pastaj varet se c’fare i kerkon Shqiperia, se shpeshhere keta te ministrise (militantet e saliut) nuk dine c’behet dhe ja fusin kumlles. Megjithate ne ligjin italian te gjitha kontributet kthehen nese ti vendos te kthehesh ne vendin tend te origjines…

          1. Argita_B says:

            Problemi eshte fare i thjeshte, nese ne Itali ka 300 mije emigrante shqiptare qe do te pretendojne te marrin pensionin duke kontribuar vetem 20-25 vite ne arkat e organizmave qe szhperndajne pensionet dhe ne Shqiperi ka 100 italiane qe do te mund te marrin pensionin duke kontribuar vetem 25 vite ne arkat e organizmave te pensioneve shqiptare ka nje problem te madh ekuilibri financiar.
            Pyetja eshte e thjeshte per tu shtruar; kush do te financoje 20 vitet e tjera qe emigrantet nuk kane kontribuar?
            Domethene teknikisht eshte thuajse e pamundur qe te zgjidhet, e per kete nuk ka fajin Italia.

          2. diana says:

            nuk eshte e vertete informohu para se te flasesh

    2. zace says:

      edhe pse ishim jetim tani jemi te braktisur,valle djersa jone te veje dem,perse???kemi punuar dhe u kemi dhene ate qe deshen pse te mos te na e njohin,kjo eshte grabitje vjedheje,ky eshte poshterimi qe u behet miliona shqiptareve qe per mbi 20 vjet dhane djersen dhe shume prej tyre jeten per ekonomite e ketyre vendeve.dhe qeveria jone hesht,turp per zotin turp i madh,jemi njerez dhe jo skllever te botes moderne,qeveria shqiptare duhet te shtype butonin sos,ne qofte se smund ta nxjerre vetem anujen ne breg,nuk besoj se shqiperia ka ngelur vetem jo te gjithe na duan te vdekur,duhe t te na pergjigjet shteti shqiptar per kete vjedhje qe na behet.

    3. Jozefina Basha says:

      Shteti yne nuk po mbron dot asetet e kufijte e vet, jo me sigurimet e pensionet jashte kufijve.
      http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/

  2. tomori i beratit says:

    Te bukur krahasim.Italia dhe Greqia nuk e njohin vjetersin ton te punes por E NJEH maqedonia.Kush pjerdh per maqedonin qe akoma nuk eshte shtet,sepse nuk ka emer,ose eshte nje gjysme shteti.Qeveritaret tane qe nuk jane qeveritar por muter(te me falni per shprehjen)duhet te luftojne qe te kete nje mareveshje me Greqin dhe Italin se aty jane gati 1.650.000 shqipetar dhe jo te mburen se na njeh maqedonia qe me shum fiton nga kjo mareveshje se sa humbet.Por nuk kan faj qeveritaret tane.Kur me te parin e qeveris tone qesh e tall bythen gjith Europa ndoshta edhe bota s’ke se çfare te presesh.

  3. x says:

    Te dashur bashkatdhetar pensionet transferohen ne shtetin tend kur kontrata eshte bere ndermjet shteteve si psh, ish jug turqia tunizia egjypti dhe ne eu per ne shqiptaret nuk mund te na transferohet pensioni sepse nuk ka kontrate ndermjet Shqiprise dhe psh Italise.

  4. fisnik says:

    Nuk duhet te kete nevoje per marreveshje fare,ne SHBA ne qofte se punon per 10 vjet merr 4 kredite ne vit e barabarte me 40 kredite dhe kur arrin moshen e pensionit(qe fillon ne 62 vjec) e perfiton ate ne baze te kontributeve qe ke dhene,d.m.th.sa me shume vite pune,aq me i madh kontributi,aq me shume merr pension.Aq me mire per ata qe kane plotesuar dhe vitet e punes ne Shqiperi sepse behen me 2 pensione.Prandaj mendoj qe jane politikat e qelbura te ketyre vendeve europiane qe bien ere.Rrofshin SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES.THE GREATEST COUNTRY IN THE WORLD.

    1. Olti says:

      Rrofte Amerika per ate Pune por Ti si ke bo Mir detyrat e shtepise! Flitet qe Amerika te te njoh vitet e punes
      qe ke ber Ne Shqiperi dhe ATo nuk njihen! Shqiptaret Ne US kane disa pensione ku ai i Shqiperise eshte vecant!
      REspect!

  5. Turtyuikol says:

    Duhet paguar pjesa, jo ti humbish te gjitha.

    Ne USA merr dicka, pas 10 viteve pune normale. Ajo dickaja e vogel bazohet ne c’ka ke paguar po eshte me a madhe se gjithckaja a Sali Bythit.

    S’ka faj Italia. Si te njohe punen ne kooperative dhe te jape pensjon te Italian te plote ty? Po dalin pleqte e p-unojne nje vit ne Itali me 34 vite ne kooperative ?

  6. Landi- Sverige says:

    Disi kontradiktore titulli me artikullin. Qe te jemi me te sakte cdo i huaj qe punon ne keto vende kur mbush moshen e pensionit dhe ploteson kushtet e ligjit per perfitimin e pensionit (psh ka te pakten 4500 dite pune te ligjshme ne Greqi), i llogaritet dhe merr pension. Por sigurisht nuk mund te llogariten vitet e punes ne Shqiperi. Kjo nuk eshte per arsye te krizes, por per diferencat e medha te vleres se pensioneve ne keto vende ne krahasim me Shqiperine. Si mund te llogariten vitet e punes ne Shqiperi kur diferencat jane te pakten 10 here me te medha ne vendet perkatese dhe pagesat e sigurimeve shoqerore akoma me te larta?! Pra si mund te behet perllogaritja, apo do te pjestohen vitet e punes ne Shqiperi me 10?! Gjithashtu Shqiperia nuk eshte vend i BE-se dhe jo vetem Greqia e Italia qe kane shumicen e emigranteve shqiptare, por asnje vend tjeter i BE-se nuk i njeh vitet e punes te emigranteve shqiptare ne vendin e tij. Nuk e di te kete vend tjeter ne bote qe ne llogaritjen e viteve te pensionit te nje emigranti te llogarisi dhe vitet e punes se tij ne Shqiperi?! Sigurisht Maqedonia eshte ne nivelin pak a shume te pagave ne Shqiperi dhe mund te behet kjo bartje e pensionit reciprokisht se bashku dhe me sigurimet shoqerore ne vendin qe do te bej pagesen e pensionit. Megjithate fundi i artikullit eshte disi i paqarte sepse mbas disa kushteve qe cilesohen per te perfituar kete pension nuk sqarohet se eshte bere marveshja dy-paleshe apo Maqedonia eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se pales shqiptare per ta pare kete ceshtje?

    1. eleYΘeriskepsi says:

      @Landi ,keni te drejte per c ka shkruani.
      Po shtoj edhe nje “dukuri” qe po ndodh vitet e fundit ne Greqi,e cila me matematike po i con drejt katastrofes Sigurimet Shoqerore ketu.
      I referohem legjistacionit te BE-se, e cila thote se nje qytetar i shteteve anetare te bashkimit evropian ,nese punon dy vitet e fundit ne nje shtet tjeter anetar te bashkimit evropian, perfiton pension nga ky shtet.
      Kjo ne pamje te pare,eshte shume demokratike.
      Por sic e thekson ,diferencat jan te medha midis vendeve kryesisht ,psh Rumania Bullgaria etj.
      Keshtu,vitet e fundit me dhjetera mijera Bullgar,Ruman, vijn ketu, plotesojn ose blejn 300 ensimat per dy vitet e fundit, dhe perfitojn pensionin ,barabart me nje Grek qe i ka rene bretku per 35 vjet ,sepse pensionet e tyre atje varijojn nga 60-80 evro,duke shkaktuar ne kete menyre probleme katastrofike sta asfalitika tamia.(sigurimeve shoqerore).
      Kalo brady

  7. Aleksandri says:

    Duket se ka njohuri tè pamjaftushme nè kete fushè kjo Zonjè. Ben krahasim Maqedonin me italine dhe Greqine. Po pse tè njèjtin standart ka midis ketyre shteteve? Le tè marim njè shembull. Nje shqiptar ka ikur emigrant nè Itali apo Greqi nè moshen 40 vjeç. Nè shqiperi ka punuar 20 vjet dhe 20 vjet ka punuar nè emgracion me dokumenta te regulla. Dhe sot qè esht mbi 60 vjeç kerkon ta mari pensionin nè emigrim. INSIG-u shqiptar sa duhet tè derdh nè shtetin fqinj qè emigranti tè mar pension tè plote. Dhe a eshte dakort INSIG-u ti paguaj 20 vitet shqiptare?????

  8. E shikoni kush jane jorgot!!!!! says:

    E shikoni kush jane Jorgot!!!

  9. Limi says:

    Flloreta Kodra,flet kodra pas bregut.Po pse,moj Filloretke,do i urdheroni ju shtetet e tjera si Itali,Greqi.Shqiperia akoma nuk eshte bere anetare e BE-se dhe ti u kerkon parate.Qe te marresh duhet te japesh.Cfare paguan Shqiperia?Nuk marr vesh se ku deshron te dale kjo zonje me keto qe thote?Nuk te jep njeri para pse do ti.

  10. plaku says:

    Djema, une desha te flas konkretisht se si une do mar pensionin ne Zvicer dhe ne Shqiperi per here te pare ne muajin prill te ketij viti. Une kam punuar ne Zvicer reth 20 vjet. Tre muaj para se te dilja ne pension vajta ne keshillin e fshatit dhe ata me dhane nje formular per ta mbushur. Ne fakt ne zvicer sigurimi i pleqerise bazohet ne tre kollona. Kollona e are eshte kollona e sigurimit te pleqerise. Per financimin e kesaj kollone punedhenesi jep cdo muaj 5,5% te rroges dhe punemaresi po 5,5 % te roges. Kjo kollone eshte e detyrueshme per te gjithe. Kollona e dyte quhet kollona e pensionit te punes. Per financimin e saj jepen afersishte nga te dy palet reth 4% ( nuk e di mire )te rroges. Kjo kollone eshte gjysem e detyrueshme. Kollona e trete eshte pensioni privat. Ne kete kollone kush do mund te japi deri ne 7600 franga ne vit te cilat nuk taksohen. Kjo kollone nuk eshte e detyrueshme.
    Tani te kthehemi tek une. Une mbusha formularin dhe pas nje muaji me njoftuan se duke u nisur nga koha qe kisha punuar pensioni i pleqerise me doli kaq franga. Pervec kesaj, deri sa djali im te dali ne pune ose mbaroje shkollen ( deri 25 vjec ) une do marr vetem per djalin edhe 350 franga na muaj shtese. Pervec kesaj une do marr edhe pensionin per sasine e lekeve qe kam derdhur une dhe punedhenesi ne kollonen e dyte.
    Pra nga shtei zvicerjan une do marr nje sasi te caktuar lekesh. Nga ana tjeter motra ime ne Tirane ka pregatitur gjithe dokumentat per pensionin tim per kohen qe kam punuar ne Shqiperi plus pagesat qe kam bere per pensionin vullnetar. Pra nga Shqiperia do marr nje fare pensioni ( ne fakt qesharak ) dhe nga zvicra nje pension tjeter per kohen qe kam punuar ne Zvicer. Autoritetet zvicerjane dhe shqiptare nuk jane interesuar fare se sa do me dali pensioni qe do marr ne Shqiperi dhe pensioni qe do marr ne Zvicer. Pra une ketu ne Zvicer do marr pensionin tim dhe ne Shqiperi motra ime ( kam bere prokure ) do marri ne emrin tim cdo muaj pensionin shqiptar. Prandaj une nuk e kuptoj se ku qendron problemi. Ne se une p.sh. me vone dua qe te jetoj ne Shqiperi pse duhet ti bie trumpetave. Shkoj ne Shqiperi, nuk ndihem, marr ne banke pensionin tim ( duke vajtur nje here ne vit ne Zvicer ose ma merr djali me prokure)qe kam ne banke. Ne Shqiperi marr pensionin shqiptar ( tani per tani do e marri motra ne emrin tim ). Cdo shtet ne bote eshte i detyrur qe per kohen qe ke punuar atje ( kuptohet me dokumenta te rregullta ) te marresh pension. Jam i bindur se edhe Greqia dhe Italia do te te japin pensionin per kohen qe ke punuar atje ( kuptohet ne se ke qene ne rregull me dokumentat .Bile shoke te mij qe punojne ne Itali kane bere gjoja bashkim familjeje dhe prinderit e tyre ( pa punuar as edhe nje ore ne Itali ) marin nje pension reth 400Euro. Pra prinderit jetojne ne Shqiperi, shkojne nje here ne gjashte muaj ne Itali dhe marrin ne banke pensionin. Kuptohet qe ata nuk i bien trumpetave se ne fakt jetojne ne Shqiperi dhe jo ne Itali.Ju siguroj se dy prej ketyre shokeve te mij e bejne kete pune me prinderit e tyre.
    Une per shembull ne se do vete ( jo zyrtarisht) ne Shqiperi ( p.sh. jetoj 10 muaj ne vit ) une do paguaj rregullisht edhe arken e te semurit ne Zvicer ne kuptimin qe ne se semurem keq, atehere vete ne Zvicer ( zyrtarisht une jetoj ne Zvicer dhe shkoj ne Shqiperi per pushime ) dhe shtrohem ne spital si gjithe zvicerjanet e tjere sepse une kam paguar arken e te semureve regullisht.
    Pershendetje.

    1. eleYΘeriskepsi says:

      Po shkeput nje paragraf nga replika juaj qe thoni….

      “Bile shoke te mij qe punojne ne Itali kane bere gjoja bashkim familjeje dhe prinderit e tyre ( pa punuar as edhe nje ore ne Itali ) marin nje pension reth 400Euro.”

      Kjo si pergjigje e propagandes tuaj per pensionin mirenjohes(keshtu quheni) qe jep shteti Grek (300 evro),kujdo qe ka kombesi Greke,pra qe JETOJN NE GJITHE BOTEN DHE JO VETEM NE SHQIPERI,ashtu sikurse ju me qellim propagandisni, kur mbushin 65 vjec,
      me kusht, E THEKSOJ, ME KUSHT,se nuk ka asnje te ardhur tjeter dhe se nuk merr asnje lloj pensioni.
      Pra ,duartrokisni veprimin e Italis,ndersa per Greqin, beni propagand te peshtir.

      P.S.
      Do ju lutesha mos te me shkruani si pergjigje idiotizmat te tipit
      “u shiten tek Greku”,sepse zoteri , prap do beheni qesharak,per arsye sepse do fyesh Shqiptaret dhe jo Greket .Sepse , nje Grek nuk mund te shitet per tu ber Grek!!!!!!!(nuk ju duket qesharake?!!!!),kurse ata qe jan shitur dhe perfitojn kete pension jan shqiptar.
      Sa here do hidhni “karamelen e te shiturve per 300 evro” do ju dergoj kete qe ju shkruajtet.

      1. plaku says:

        Zonjes se nderuar me origjine shqiptare,
        Persa i perket shkrimit tend, kisha keto gjera :
        Qeveria italjane ju jep pension prinderve te djemve dhe vajzave shqiptare ne Itali sepse ata kane bere “zyrtarisht” per aresye humanitare bashkim familjeje dhe jo qe shqiptaret pleq te kthejne kombesine nga shqiptar ne italjan.
        Qeveria greke ju jep bukeshkaleve shqiptare pensionin duke u nisur nga qellime te ndyra ultranacjonaliste. Nje pjese e madhe e shqiptareve mbi 65 vjece qe marrin pensionin e “turpit grek” e bejne kete duke bere dokumenta fallco duke ndryshuar kombesine dhe qeveria greke mbyll nje sy. Pra qeveria greke me nje gur mendon se vret dy zogj :
        1.- Ben qe shume shqiptare bukeshkale pleq te ndrojne kombesine.
        2.- Qeveria greke per qellimet e saja ( Vorioepiri etj ) rrit ne menyre artificjale numurin e “minoritetit grek” ne Shqiperi.
        Pra sic e shef moj zonja e nderuar me origjine greke veprimi i qeverise italjane eshte human dhe veprimi i qeverise greke eshte ultranacjonalist, ultraorthodoks dhe i ndyre.
        Me te vertete nuk arrij te kuptoj miopine politike te qeverise greke,ne vend qe te mesoje vallen qe i dikton Merkozia ( qe te mos vdesin per buke ) merret me enderat e injoranteve te teorive vorioepirote greke. Ne fund te fundit mire ju a ben injoranteve untrancjonalste greke si puna jote, gojori, arseni etj., ne kuptimin qe, tju heqi atyre vemendjen nga probelemet e verteta te Greqise ( kriza ekonomike ) dhe tju hedhi hi syve me ndonje deklarate-fishekzjarr te zv.ministrit te jashtem grek. Jugut te Shqiperise ti ruani bythen ti dhe qeveria greke.
        Pershendetje.

        1. eduart says:

          Pershendetje.SHkrimet e tua gjithmon i lexoj mekenaqsi,je shumi sakt.

          1. plaku says:

            eduart,
            Shume faleminderit per fjalet e mira. Pershendetje.

        2. eleYΘeriskepsi says:

          Plak ,pa kultur dhe ordinere.
          Ju ,do vazhdoni te bardhen ta beni te zeze sepse kjo eshte kultura juaj.Ju jeni nje hipokrit dhe i pabes,dhe ndryshoni mendimet sipas momentit dhe propaandisni si cam i pabes.
          Vertet,doja t ju pyesja. Duhet te jete shume e veshtir dikush te mbaj ne kurriz shprehjen..Cam i pabes me thike ne brez.

    2. hajriu says:

      Ta hash me zemer te bardhe pensionin o plaku . Te uroj nje pleqeri te mbare dhe gjithe te mirat e kesaj bote per ty dhe familjen tuaj. Gjithmone Respekte per Ju i nderuar Plaku

      1. plaku says:

        hajriu,
        Shume faleminderit per urimet ne lidhje me pensionin. Edhe une te uroj ty dhe familjes tende shendet dhe lumturi. Pershendetje.

        1. Edi Detroit says:

          Plaku,edhe une te uroj ta gezosh,pensionin dhe nje pleqeri te mbare.Urime

    3. Tironci Lugano says:

      plaku
      Sic ta ka kam thene dhe here tjeter ke nje pension per tu pasur zili.E ta gezosh sa me mire.
      Persa i perket kolones se dyte qe thua ti dhe ajo eshte me detyrim,vetem qe ketu me kalimin e moshesh sasia e parave qe derdhen eshte me e larte.Ndersa persa i perket asaj qe ti jeton ne Tirane apo ne Berne shtetit Sviceran sja ndjen fare dhe pensionin e merr njesoj.Mjafton te kesh mbushur moshen e pendionit dhe pastaj se ku jeton ti eshte puna jote.Ndersa persa i perket sherbimit shendetesor eshte me detyrim nese jeton ne Svicer.Se paguan nese jeton jashte Svicres por duhet te deklarohesh prane nje ambasade ne vendin perkates ku jeton.Ne rastin tend prane ambasades ne Tirane.E ketu duhet te marresh parasysh riskun e spitalve tek ne.Pra shkurt te bie me mire ta paguash.
      persehndetje

      1. plaku says:

        Tironci Lugano,
        Shume faleminderit per urimet per pensionin. Kam mendimin se, eshte shume me mire ne se une jetoj ne Shqiperi te vazhdoj te paguaj leket per arken e te semurit. Ne kuptimin qe, ne se semurem rende ( operacjon etj ) te shkoj ne Zvicer dhe te kurohem si te gjithe zvicerjanet e tjere, sepse ne se nuk paguan vazhdimisht leket e pensionit te humb e drejta per tu kuruar. Kam pyetur dhe kjo gje behet m.q.s. une kam tashme ( 15 vjet me pare ) edhe pasaporten zvicerjane.
        Pershendetje.

    4. manushi says:

      Mos u shpejtoni bashkohem me mendimet e kolegut tim nga zvicra,kemi shèmbuj edhe ne kètu nè itali ,kan mar pensionin aq sa kanè punuarè ,mè vete pèr periudhèn nè itali emè vete nè shqipèri,mè sakt jam edhe unè nè prag tè pensionit epèrgjigjen do tua jap mè tè sakt. pèrshèndetje .

  11. MURAT HULI says:

    -EMIGRANTET SHQIPTAR KANE QENE E JANE SHUME PAK TE MBESHTETUR NGA POLITIKA SHQIPTARE. NUK KA NJE MARREVESHJE,BASHKEPUNIM ME SHTETE EUROPIANE QE TE NDIHMOJE EMIGRANTET SHQIPTAR,TE CILET ME SHUME I GJEJNE TE DREJTAT NE SHTETET KU PUNOJNE SE SA NGA AI SHQIPTAR.
    -POLITIKA SHQIPTARE BERI NE 97 VJEDHJEN TOTALE TE MUNDIT E DJERSES SE TYRE,DUKE GENJYER EDHE SOT ME 2-3%RIMBORSIM.EDHE NANO NE KOHEN E TIJ BERI NJE LIGJ GJOJA PER KTHIMPARASH,I CILI ISHTE I BARABARTE ME ATO QE NA VODHEN.PASURITE E PIRAMIDAVE NANO JU DHA MAFIOZEVE TE MAJTE,TE CILET U BENE MILIARDER ME PARATE TONA
    -DJERSA E MUNDI I EMIGRANTEV ESHTE PERDORUR PER TE MBUSHUR BANKAT,NE KOHEN E VERES E TE DHJETORIT,NE VEND PRITEMI ME RRITJE CMIMESH SI NGA AVIONE E TRAGETE ASHTU EDHE TE USHQIMEVE.PER TE BERE NJE PASAPORTE TE SHPEJTUAR DUHET TE PAGUASH ATJE 15000LEKE.PRA JA SI NDIHMOHET BEMIGRANTI I CILI VJEN ME MALL NE ATDHEUN E VET.
    -VOTAT E EMIGRANTEVE JANE VJEDHUR E PERDORUR NGA GRUPET MAFIOZE,PER TE FAVORIZUAR ARDHJEN NE PUSHTET TE NJERES APO TJETRES PARTI.NUK GJEN NE EMIGRAZION PJESTARE E FEMIJE TE POLITIKANEVE,TE CILET JANE TEJ MAJMUR ME DJERSEN E MUNDIN E POPULLIT,NDAJ DHE HUMANIZMI E RESPEKTI PER EMIGRANTET ESHTE ME SHUME FORMAL.
    -SI EMIGRANT RESPEKTOJ SHUME POLITIKEN EVROPIANE PER EMIGRACIONIN,DUKE KERKUAR NGA VENDI IM NJE KUJDES E RESPEKT REAL NDAJ SHTETASVE TE VET EMIGRANT. [email protected]

  12. xhorxha xhorxhina says:

    pershendetje ,,,,,,,tani dua te me sqaroni per ceshtjen e pensionit ,,kame mamin qe ka punuar ne shqiperi dhe tani ka ardhur ne itali qe ne vitin 2000 ,,ne vitin 2002 ka filluar pune me rregulla po per efekte te mos qenurit mire nuk ka fuqi qe te punoje ,,,po ka punuar te themi nja 8 ose 9 vjete ketu ne itali ,dua te di po kur te mbushi moshen 60 vjece a munde te perfitoj pension ketu ne itali me keto vite pune qe ka punuar ,,te pakten ca ketu e ca ne shqiper te mari nje pension sa per te jetuar per vete ,,,,pres pergjigje ,,,me respekt xhorxha ,,,,,,,

  13. Jani says:

    Te nderuar bashkë qitetar,u bej thirje gjithë shqipërve ne botë te njohim te drejtan ligjore, te drejtat te njeriut, per te drejtat te njeriu ka ligje ndercombetare, ato te drëejta te njeriut skelen nga qeveria greke.
    Ligi i te drejtave te njeriut përcakton,njeriu qe nuk ka te ardhura minimale jetese i lidhen pensioni minimal ne atë shtet qe jeton kohen qe ai ka mpushur moshen permbi 65 vjec i njihet pensioni minimal pamvarësishtë kompesie, shtetësie.
    Prandaj u bej thirje te gjithë organiyata e te drejtave te njeriut, gjithë sqiptareve kudo qe ndodhen te kerkojmëe te drejta tona, me protestat, me kerkesat ete drejtave tona ne instanca botërore.

  14. beni says:

    po mire te dashur miqte e mi. une qe kam 1300dite pune ne greqi. pse mos mi dergoje siç e mer greku nga gjermania per sa ensima ka punuar. psh nje pensionist grek merte ne taqidhromiko 90€ ne muaj aq kishte punuar. dhe njeri i kishte mare ne dore marka. pse mosbehet kjo gje. pershendetje?

  15. Iliri says:

    Gabimi me i madh i juaj eshte qe ngaterroni Greqine me Italine.Greqia eshte shtet ballkanik dhe racist,Italia eshte potencae shtate ne bote.Per sa i pewrket pensionit ne Italia me qeverine Monti ka ndryshuar ligji pra jo vetem 40 vjet pune per marjen e pensionit te plote dhe 20 te minimumit dhe pensioni llogaritesh per 10 vitet e fundit por sistemi retributiv qe parashikon ate qe ke derdhur gjate 40 viteve.Ligj juridik qe ka te beje me mbrojtejen e previdences nga falimentimi kolapsi por aspak ligj racial.Per pensionin jane norma dhe kritere nga ai social dhe minimumi apo max po plotsove kriteret shteti te pergjigjet pa pare se je indian,pakistan apo shqiptar apo italian.Ky eshte ndryshimi themelor i shtetit demokratik italian me ate grek qe pensionet sociale i jep vetem per ato qe ndryshojne emrin ne thanas apo vasil.Ne itali nuk ke nevoje te ndryshosh emrin por te plotsosh kriteret dhe te jetosh atje.Pershendetje te gjitheve informacionet sherbejne per te mesuar dicka qe nuk e dime dhew duhet pak kokeultersi kurse ne e kemi zakon te eleminojme parafolsin pa u bazuar tek llogjika e te mesojme se si funksionon bota por duhet te harrojme te sharat.Per sa i perket mareveshjes itali shqiperi duhet te jete shteti shqiptar qe kerkon dhe aspak Italia se kontributet e derdhuar atje me 2 euro ne muaj nuk mund te krahasohen me kontributet qe derdhin italiante ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje