Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot pasdite në një aktivitet të organizuar nga Qendra Rajonale e Autizmit dhe fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’, që i përket bashkëshortes së tij. Sot është Dita Ndërkombëtare kundër Autizmit dhe Liri Berisha ka qenë e pranishme në çdo ekran me një spot që kishte përgatitur për këtë çështje.
Vetë kryeministri mbajti një fjalim të të shkurtër dhe në nisje iu drejtua të shoqes: E dashur Lili. Berisha tha se autizmi sipas tij është plotësisht i trajtueshëm.
“E dashur Lili,
Ajo çka duhet të theksoj sot, se në këtë sfidë të madhe me të cilën përballet realisht njerëzimi. Mbasi të dhënat janë se po merr karakter epidemik. Të dhënat janë se ky çrregullim nga 2002 në vitin 2012 është rritur me 78 për qind, dëshmon se një vetëdije shumë herë më madhe lipset dhe duhet të krijohet ndaj këtij fenomeni. Në bindjen time më të thellë dhe këtu po flas si mjek është plotësisht i shërueshëm dhe i trajtueshëm. Është një fenomen, i cili mjekun me të shkëlqyer dhe ilaçet më të shkëlqyera, ka prindërit e fëmijës.
Ai kërkon nga çdo çift, nga çdo prind, që të jetë i vëmendshëm ndaj fëmijës së tij. Ndaj zhvillimit të tij më të hershëm psikologjik, ta ndihmojë atë në përkushtimin e prindit për të kapërcyer vështirësitë. Çdo vonesë ka çmim shumë të lartë. Ndaj dhe le të na frymëzojë neve përkushtimi i jashtëzakonshëm i prindërve, që kujdesen për fëmijët e tyre me autizëm, për një vetëdije të re, familjare dhe shoqërore ndaj këtij çrregullimi, plotësisht i trajtueshëm me sukses.
Ne, shumë shpejt ju siguroj se do të vendosim të gjithë kuadrin e nevojshme ligjor dhe institucional për përgjigjen më të mirë ndaj këtij fenomeni,” tha Berisha.
po te ja mbaj TA PROVOJ te mos e ndihmoje,i pret KOROMENEN.
atje ku ven kemben keta vec fera mbine……………..
larg nga ata femije o liri berisha se sa vure kemben ti ne ate institucion po mer semundja dhene…………
A nuk ka shkolla shteterore autizmi,qe i drejtohet LILIT? Ketu eshte nje nga vjedhjet me te pa shpirta. Vjedh popullin, duke perdorur keta mjerane te fatit te tyre.
Pse jane shtuar keto lindje me probleme? Kete duhet te sqaroje ky biçim doktori. A mos ka te beje me ushqimin qe importohet? A mos ka te beje me ndotjen qe kerkon te na i sjellesh dhe plehrat nga jashte. Apo me naften vergjin qe e e perzjejne dhe ja shesin popullit per benzine duke helmuar ambientin?
Po rrezatimet, mos jane shtuar? Stacionin berthamor, per kontroll, e ka shkaterruar ky monster, qe edhe kete problem mbare kombetar e ben te familjes me ne krye LILIN e tije.
I marrte prilli me vete!
http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/
pika qe sju bie.. mama dhia me kecat dhe ujku..ose borebardha me xhuxhat dhe shtriga….
su vjen turp qe rrine ne ate dhome luksoze e flasin per autizmin. per cfare duhet gjithe ai luks per tu marre me keto gjera. TURP..kur shikon ate ambjent aq luksoz sigurisht vetem komod nuk mund te ndihesh dhe stepesh te kesh hall dhe te shkosh atje. vetem ndjenja solidarizimi smund te ndjelle kjo foto
Sa dashni te forte qe ka ky Sala …lol
Iniciative shume humane.Le te shpresojme qe te tjera do ti bashkangjiten dhe le te shpresojme gjithashtu qe ne te ardhmen nuk do te kerkojme medoemos te shohim te keqen edhe atje,ku nga ajo nuk ka asnje shenje.Ne kete skenar politik qe na ofrohet,nisma te tilla jane per tu pershendetur.Mos i politizoni ato,jane te nevojshme panvarsisht individit qe i mbeshtet apo kahut politik qe mund te kene indirekt.Madje me shume,jane te domosdoshme.Eshte bamirsi dhe solidaritet.
Ti mesa duket punon ne ndonje zyre shteti se s’ka si shpjegohet ndryshe ky “entuziazmi” yt per kete “inisiative” per tu pershendetur siç thua ti. Nuk çuditem tani me komentet e tua per pederastet se qenke nje njeri siperfaqesor qe nuk thellohesh ne analize po te mjaftojne broçkullat e servirura. Po ça lesh inisiative eshte kjo, ku jeton ti ne Hene apo ne Toke, te duket çdo gje ne rregull ty atje, pi kafe te Tajvani, sheh çunat qe kalojne me makina, sheh “sex and the city” apo big bythen (brother) e te duket se çdo gje eshte vaj. Mjere ai vend per banoret qe ka, ne fakt mjere banoret per veten e tyre me ato tru qe kane qe nuk e kalojne stadin e barngrenesve ripertypes. Ja ke bo pyetje vetes se sa bamiresi eshte bere deri tani ne kete institucion qe eshte bere me paret e popullit por qe eshte privatizuar nga “familja”? I ndjek ndonjehere ato kronikat e top channel kur shkon ne ato zona ku njerezit nuk kane buke te hane?
Siperfaqsori ne kete mes je vetem ti.A thua ke monopolin e te vertetes?As une nuk cuditem nga komentete e tua per gay se qenke intolerant edhe ndaj autikeve…edhe ndaj komenteve qe i shkojne kunder “te vertetes”tende…se intoleranca eshte gjitheperfshirese dhe njerezit te cilet ajo karakterizon jane te pa sherueshem.Sa per jeten qe bej une mos u shqeteso shume,ajo nuk eshte ne asnje menyre e lidhur me shtetin e pushtetin.Pse per ty,te shprehesh mendimin tend duhet patjeter te kesh perfitim?Prandaj elozhon Ramen ti gjithe diten se pret ndonje “zyre shteti”ne te ardhmen???Keto jane pergjigje te denja per nje barngrenes ripetypes,qe therret skandal sa here lexon emrat e ketyre lart.Si ai demi qe turfullon e i sulet te kuqes me instikt e pa llogjike.Une njesoj i pershendes nisma te tilla edhe nuk ndalem ne menyre siperfaqsore si ty per ti lexuar emrin qe mbajne.Nese Rama,Berisha apo cfaredo emri tjeter rendesi ka te me entuzjazmoj permbajtja,forma nuk ka asnje rendesi.
Informacion i ri nga Departamenti Amerikan te Shtetit per Shqiperine.
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/albania-country-specific-information-us.html
TE DASHUR PRINDER NJE KESHILLE TE VETME PO JU JAP RITJA E PERQINDJES SE FEMIJVE TE DIAGNOSTIKUAR ME AUTIZM ME LE TE KUPTOJ QE KETO DIAGNOZA JANE FIKTIVE .LIRI BERISHA NE KURIZIN TUAJ DHE TE FEMIJVE TUAJ KERKOJNE TE PASUROHEN SHIKONI DHE KUJDESUNI VETE PER FEMIJET TUAJ,INTLIGJENCAAPO SHKATHTESIA NUK ESHTE E TE NJEJTIT NIVEL TEK TE GHITHE FEMIJET,DISA JANE ME TE SHKATHET SE TE TJERET DISA ME TE NGADALET OSE ME TE VONET POR KJO NUK DO TE THOTE QE FEMIJEN TA DIAGNOSTIKOSH ME AUTIZEM,UNE I PERKAS NJE GJENERATE PAK A SHUME TE VJETER TANI JAM 52 VJET .NE FEMIJRINE TIME ASNJEHER NUK KAM DEGJUAR PER KETE LLOJ DIAGNOZE QE QENKERKA PERHAPUR SIDOMOS NE SHQIPERI, UNE KAM 2 FEMIJE VAJZEN EKAM 27 VJET DJALI 22 VJET NUK JANE QE TE DY NJESOJ,VAJZAT JANE GJITHMONE ME TE SHKATHTA ,KURRE MOS I KRAHSONI FEMIJET ME MNJERI TJETRIN ,KUJDESUNI PER TE GJITHE NJESOJ DHE MOS DEGJONI MJEKET E SIDOMOS NE SHQIPERI QE CDO GJE ESHTE KETHYER NE BIZNES .LERENI FEMIJET TE RITEN ME ATE QE JU KA DHENE ZOTI KUJDESUNI PER TA DHE BEHUNI DOKTORE VETE TE TYRE ,MOS LEJONI TE TJERET TE LOZIN APO TE SHFRYTEZOJNE NDJENJAT PRINDERORE PER TU PASURUAR.SI E KUPTONI JU KETE TE DHENE QE NGA 2002 ESHTE RITUR PERQINDJA NE 78% NE MOS GABOHEM SE UNE PER VETE EKUPTOJ VETEM SI NJE SKEME E GJALLE MASHTRIMI ,NUK MUND TE FLAS SE KUSH FITON NGA KJO SKEME PORMUND TE THEM VETM KAQ MOS PRANONI DIAGNOZA TE KETILLA SE DUKE PRANUAR DEMTONI FEMIJET TUAJ ,ME THONI NJE RAST QE LIRI BERISHA KA LUFTUAR DHE KA FITUAR MBI AUTIZMIN DHE UNE DO TA BESOJ
Konstatoj ne kenaqesi qe Berisha paska dale ne perfundimet e mia kur pata shkruajtur per kete teme tre dite me pare. Apo ndoshta ka lexuar “Teme-n” e para dy a tre diteve se bashku me replikat tona.
Diku kisha shkruar qe pediatrja e lagjes se dikurshme te brrakes, pra e lagjes 4, Liri Berisha, as nuk eshte ndeshur me kete fenomen vite me pare per vete faktet qe femijet ne ate kohe, kur burri i saj ishte sekretar i partise i spitalit Nr.1, kishin nje jete tjeter ne familje dhe shoqeri ku dhe ajo loje futbolli neper sheshet e pallateve me topa llastiku luante nje rol teper te madh ne formimin social te ketyre femijeve. Sidomos kujdesi i prinderve kishte te bente shume ne ate kohe.
Doktori i zemres qe vetem stetoskopin di te perdore, se EKG nuk mund ta interpretoje qe nuk mund ta interpretoje, thote qe ky fenomen eshte i sherueshem dhe i trajtueshem dhe ilaci me i mire jane prinderit e femijes.
Jo or taj Vicidoli, ne kete fenomen ke te besh me nje defekt gjenetik. Familja, prindi dhe shoqeria mund te luajne rol te rendesishem, por gjithsesi jane faktore ndihmes, lehtesues por jo sherues.
Por as kete rol nuk mund ta luajne keta prinder qe kane keta femije, se shumica e tyre vijne nga shtresat pushtetare qe mendjen nuk e kane ne asnje rast tek familja dhe femija, por tek perfitimet korruptive, jeten e nates neper hotele dhe motele me shtitje jashte shtetit per pune dhe qejfe per ti lene keta femije ne duart e dadove qe rolin e nenes nuk mund ta marrin kurre.
Po ti i Viciodolas a mundohesh ndonjehere t`iu a besh jeten ketyre femijeve me te gezuar, kur fytyra jote plot cakerrdi dhe buzevarje shan dhe fyen duke tmerruar te madh dhe te vogel?
Nese do te nxjerresh ligje dhe rregulla kunder ketij fenomeni ne radhe te pare duhet eliminuar fytyra juaj nga TV per te sjelle qetesi dhe paqe neper familjet shqiptare.
Po per ata femije qe le rrugeve kur vrave me urdher nga kulla kryeministrore ata kater baballare perse nuk te vret nje fije ndergjegje se bashku me ate pediatren qe ke grua qe po i digjka zemra per femijet shqiptare?
Si mund te luaje me ndjenjat njerezore dhe aq me shume te femijeve kjo familje ne gen e kriminalizuar?
Kane helmatosur shpirterat njerezore ketu e 20 vjet, kane vrare dhe kane prere ne Gerdec, ne Bulevard direkt dhe indirekt neper rruget e lara me gjak te Shqiperise, kane fytyre te bejne dhe politike humaniste ne mes te Tiranes.
Jane bere si familja e ish-Presidentit liberian Charles Taylor, por vetem ngjyra e lekures u ndryshon.
Ashtu eshte Claus .jane femij te pafajshem pushtetaresh te deformuar p.sh.Bregu,Artan Hoxha ,Tupja jane disa shembuj.Lexusi te shtoj te tjere
Claus,pershendeje!Duke qene se mundemi te debatojme ndonjehere,dhe te perpiqemi te jemi objektive,siç jane ne replikat e ketushme te gjithe,por me shume kenaqesi do veçoja apelin e Albo,une mendoj se nuk ka te keqe se berisha premton ndihme nga ana e shtetit.Biles e keqja do ishte qe berisha te mos ofronte ndihmen e shtetit,qe do ishte e palejueshme.Meqe replikuesi Ani thekson si njerin nder shkaqet mjedisin dhe ndikimin e mjedisit ne formimin e embrioneve,pasi kjo kategori qe po flasim kryesisht eshte e lindur me problemet handikape,ose semure ne vitet e para te jetes,mendoj se ketu shteti duhet te jape kontribut te madh.Dime nga statistikat se atje ku ka pasur incidente industriale(dhe me keq atje ku incidente nuk ka pasur,pasi problemi fshihet)sidomos me ato te lendeve kancerogjene/toksike lindin ne numer te madh femije me probleme te tilla.Kemi rastet qe nga Hiroshima,Bhopal ne Indi,Chernobyl ne Bjellorusi,e plot te tjera deri ne Afrike,Azi e kudo gjetke.Pra,duket qe faktori ambiental eshte kryesori ne tabelen e perqindjeve.Edhe ne Shqiperi-une jam jashte realitetit-por supozoj qe pjesa me e madhe e femijeve te lindur me keto probleme duhet te jete nga zonat me impakt te larte toksik,si Marinza ne Fier,Elbasani,zona prane Azotikut ne Fier,afer Sodes kaustike ne Vlore,etj.Pra,automatikisht berisha kur thote sesi”sherohet”ky frenomen kam idene se pergatit ligje ne mbrojtje te mjedisit,ne rradhe te pare,pasi ky eshte shkaku kryesor.Natyrisht inisiativa eshte e mire,megjithese ketu(perfshire antiberishizmin qe na bashkon)behet fjale me shume per dukje televizive(per kamerat dhe specialet e TVSH saliu vdes)sesa per marrje masash konkrete.Psh,si mund te ndihmoje saliu per reduktimin e ketij fenomeni,qe gjeresisht eshte i lidhur me ambjentin,kur ai ngulmon te importoje plehra nga Italia?Psh,fenomeni i plehrave te pakontrolluara ka sjelle nje inçidence te larte te femijeve te lindur me probleme ne Campania(Napoli);kete saliu nuk e mohon dot.Te them te drejten,une me shume neveritem nga liri berisha sesa nga saliu vete.Nuk e di,por nese aplikojme ndryshe thenien per burrat e medhenj,me rezulton se perkrah nje burri te vogel si saliu qendron nje grua po aq e vogel sa liria.Nuk e njoh,por sesi me jep ndjesine e nje gruaje mediokre,pavaresisht shkolles qe ka bere,se ka pasur edhe goca te mjekesise qe ishin komplet nul,pa dashur te ofendoj ato mjeke qe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem.Liri berisha mediokre ka katandisur,per mendimin tim,edhe saliun ne kete mediokritet mjeran vit pas viti,se duket dreqi e morri qe saliu ndikohet shume nga e shoqja.Nuk eshte pak çfare ka arritur saliu ne karrieren e tij profesionale,duke menduar nga erdhi dhe sesi u imponua;ne kete drejtim i heq kapelen.Nuk beheshe profesor atehere vetem sepse dije permendesh historine e Partise,te jemi te ndergjegjshem.Ka qene i zoti dhe studjues,dhe ndoshta mund te ishte me me fat po te kishte shoqe jete nje grua me horizont;per fatin e tij se pari.Claus,une po nisa nuk mbaroj dot!Erich Fromm,autori qe me pèlqen me shume,se eshte i shkoqur ne shpjegime si pak te tjere(ne fakt ketu jemi ne fushen e tij profesionale;Fromm cilesohet si nje pasues natyral i Frojdit)ka bere nje shpjegim te sinqerte mbi natyren dhe difektet e Frojdit.Fromm arrin qe te shpjegoje ne nje drite me te qarte disa endrra te Frojdit,qe vete Frojdi i kishte shpjeguar ne menyre te gabuar.Se fundmi,Fromm shpjegon se e gjithe vepra e Frojdit permblidhet ne nje synim;Kontrollin e instikteve nga ndergjegjja!Pra dominimin e Es-it nga Io.Mua me duket se saliu ketu ka humbur.Ai nuk e dominon me instiktin e tij posedues,se dreqi e morri,nje burre me mend zgjedh dhe keshilltare te mençur.Kush i ka mbetur t’a keshilloje?Duke filluar nga e shoqja…Bah!Pershendetje!
eshte semundje gjenetike e trashegueshme.Mos u genjeni se sherohet. Mos u mashtroni, ndihemesit me te mire jane gjysherit, prinderit, familja dhe shoqeria, komuniteti.Kali qeni dhe delfini. turp per mashtruesit e ndaj fatkeqesise gjenetike te kesaj semundjeje
Kjo qe ju po thoni Lora nuk eshte absolutisht e vertete,te pakten beni kerkime dhe informohuni enciklopedisht perpara se te beni afirmime te ketij lloji.Autizmi nuk eshte nje semundje e trashegueshme,eshte nje bllok psikologjik qe ka disa grada.Ato me te lehtat nese kapur ne kohe te duhur jane totalisht te rekuperueshme ndersa gradat me te renda(qe jane minorance)bejne hapa perpara nese kapen ne moshe te vogel por nuk jane totalisht te rekuperueshme.Kjo qe thoni ju se ndihma e gjysherve,prinderve etj sigurisht qe eshte e vyer por ama gjithnje shoqeruar nga ndihma e psikologut qe eshte thelbesore.Kjo semundje eshte perhapur shume neper bote dhe duhen bere fushata qe prinderit ne shenjat e para te femijve asociale te kerkojne ndihmen e specialistit dhe te ketyre shoqatave qe i trajtojne keto probleme.Ketu po i pergjigjem edhe Albos lart.Nuk eshte e vertete qe autizmi me pare te ne nuk ka ekzistuar por injoranca e njerzve ka bere qe o te mbyllen ne vetvete per te mos pranuar nje femije te semure ose i kane quajtur te vonuar.Autiket nuk jane te vonuar,por thellesisht asocial.Kjo semundje ka dinamika ende disi misterioze per shkencen,por eshte perhapur jashte mase shume.E vetmja siguri tani per tani eshte ti drejtohesh specialistit sa me pare i cili me ndihmen e familjareve duhet te bejne nje pune shume intensive bashkarisht,per ti rrezuar muret ne mendjet e atyre femijve qe vuajne nga kjo sindrome.Keto iniciativa jane pozitive ne cdo rast edhe nese mbajne emrin e Liri Berishes apo Linda Rames…
Kta jane flliqesira,si shoqja hajdute lili,si shoku komunist tropojan,por kta jane per tu falenderuar,kur populli eshte i pa afte,opozita,po eshte edhe me e pa afte,plaku pushte i thote shoqes lili beje planin si,e sa do te vjedhish une krye hajdute,ti miratoje,ne emer te qeverise barbare,c/te thuash me shume se kaqe,kure ne jemi te vdekur.
Duke lexuar komentet tuaja dhe duke pare mediat keto dit, me duhet te reagoj si profesioniste e kesaj fushe. Autzimi eshte ende mister sot persa i takon faktoreve qe e shkaktojne megjithese ne USA kerkimet tregojne per faktore gjenetike te nderthurur me ato biologjike dhe ambjentale. Sot ajo qe dihet eshte qe autzmi shfaq nivele te ndryshem te demtimeve qe shkakton ne zhvillimin global te femijes ndaj flitet per spekter. Ky crregullim nuk eshte plotesisht i kurueshem, por plotesisht i trajtueshem dhe i mbeshtetur. Per kete kerkohet te perdoren metodat bashkekohore sic eshte metoda ABA dhe duhet te ndertohen struktura qe mbeshtesin integrimin per ata femije autike qe arrijne nje nivel te caktuar zhvillimi dhe shkolla speciale per femijet autike qe nuk arrijne te kene kete nivel zhvillimi. E gjithe kjo kerkon vullnet politik dhe njerezor per tiu pergjigjur nevojave te tyre dhe per te respektuar autizmin e tyre. Nje profesioniste britanike qe i ka kushtuar jeten e saj integrimit te personave autike thote:” Kur takoj nje person me autizem, une takoj nje person me autizem”.