1 prilli! Vlera e shakave të prillit

1 Prill 2012, 15:29Sociale TEMA

Kush beson më 1 prill një histori të gënjeshtërt, me të tallen. Për fat të keq kjo traditë evropiane, “për të dërguar dikë në prill”, duket se po shuhet. Sa keq!

Se kush ka gënjyer kë fillimisht në prill, kjo nuk dihet saktë. Shakaja, që përsëritet çdo vit, mund të ketë të bëjë me romakët e lashtë, që më 1 prill festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus. Me gjithfarë lojrash dhe orgji. Një shpjegim tjetër është një i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak para kësaj dite u shty, kështu që shumë spekulantë i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën.

Shkaktar ishte reforma e kalendarit

Por më e besueshmja është se shakaja e prillit vjen nga mbreti francez Karli IX. Kur reformoi kalendarin gregorian në 1564, ai e kaloi në datën 1 janar festën e Vitit të Ri, që deri atëherë festohej më 1 prill, por që shumë vetë deri atëherë nuk e kishin marrë vesh. Ata pastaj, prej atyre që e dinin, uroheshin në prill për vitin e ri, që në fakt ishte i vjetri. Në kohët e hershme shakatë ishin krej ndryshe. Kështu, ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në një udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte. Në shekullin e 17-të dhe 18-të kishte rregulla të qarta të shoqërisë, mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte patjetër shaka me një të rritur.
Mediat trillojnë histori

Ashtu si shumë tradita të tjera ajo e një prillit ka ndryshuar shumë. “Të kuptuarit tonë për humorin në një masë të madhe ua kemi dhënë në dorë mediave. Ne i shohim shakatë në televizion, apo qeshim me shakatë në radio. Shakatë e prillit krijohen në media”, thotë folkloristi Gunther Hirschfelder.

Kështu në ditën e shakasë ne mashtrohemi thuajse vetëm nga mediat me lajme të rreme dhe gënjeshtërta. Legjendare janë truket e televizionit BBC. Më 1 Prill 1957 kanali britanik njoftoi për shembull për korrjen e spagetive në Tesin. Në ekran spektatorët e habitur panë se si fshatarët zviceranë merrnin makaronat e gjata nga pema. Reagime të forta shkaktoi në prill të vitit 2007 njoftimi se “Chaos compjuter club” kishte gjetur në softwarin “Elster,” një trojan, që dërgonte të dhënat private në zyrën federale të kriminalistikës.

Shakatë e prillit kanë vlerën e tyre

Në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla. Kjo sipas Gunther Hirschfelder për arësyen se është rritur presioni dhe ritmi i punës. Për këtë shkak nuk të mbetet më kohë. Përveç kësaj shakatë e një prillit kërkojnë kontaktin e drejtpërdrejtë. “Por ne në shoqërinë tonë shumicën e kontakteve i kryejmë në hapësirën virtuale, nëpërmjet internetit dhe telefonit dhe prandaj shakaja e një prillit është pothuajse e pamundur, sepse aty bën pjesë fytyra e çuditur dhe e qeshura. Kjo kërkon një situatë reale dhe jo një situatë digjitale.”

Francezët megjithatë e kanë ruajtur traditën deri sot në një mënyrë shumë të veçantë. Më një prill ato përpiqen t’i ngjisin dikujt në shpinë një peshk (poisson) prej letre . Sapo tjetri ta ketë kuptuar, ato thërrasin “poisson d’Avril!” Shumëkënd mund ta ketë marrë malli dhe mund t’i dëshirojë gënjeshtrat për 1 prill, sepse kurdoherë, kur dikush bën shaka me ne, do të thotë se na kushton vëmendje./DW

19 komente në “1 prilli! Vlera e shakave të prillit”

  1. 1 Prilli prandaj vetem genjeshta degjon sot, njeri me 450 antare te rinje e tjetri me votuse nga 18 deri 22 vjeq hahahah

    1. fule says:

      Sec eshte nje shpellar qe erdhi nga larg, pertej kufirit te qytetrimit. Doktor Rrumpalla e quajne, thone qe 1 prill ben perdite.

    2. Edi Ramovici says:

      Po ata qe genjejne gjithe vitin si ja bejne me 1 prill?!
      http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/

    3. Vila says:

      Sot Berisha ka heshtur! Ai respekton festen e tij me te dashur. E ka bere pushim. Bravo!Une rekomandoj te shpallet dite feste kombetare, per te mos harruar kurre se Shqiperia ka pasur nje renacak te madh, qe e quanin Sali Berisha, per te mos rene kurre me ne thonj te njejta me te atij.

    4. Dean says:

      ”…22 vjeq…”?!?!?!?!?!?!. Gabim!

      22 vjeç dhe JO 22 vjeq.”Ç” dhe JO ”Q”.
      Kemi ”Ç” e madhe e shtypit,”Çanta” dhe ”ç” e vogel e shtypit,”çanta”.
      Kujdes!,mos e bej si Shkodranet qe thone ”Ç” e madhe shtyp te voglen.

      ”Q”-ja ne gjuhen tuaj,o barbar, eshte futur me dhune nga Serbet.Nuk buron nga Shqipja,prandaj si ”patriot” shqipetar(Pellazg) qe je nuk duhet t’a perdoresh kurre sepse eshte 1 element qe influencon shume INFERIORITETIN tat,megjithese ne menyre jo koshiente.Por une jam ketu qe te te kujtoj dhe te mesoj.Dhe tani qe e mesove edhe Shkronjen e katert te Alfabetit shko dhe mburru ke shoket.Pra,si perfundim themi ”Çamëria” dhe JO ”Qamëria”.
      Boll per sot,se nuk mban shume ai truri yt prej pule.

      1. lzzz says:

        “Q” si qekiqi hahahahahahahahahaha

        1. Gudar Beqir Meta says:

          Kujdes, se ju degjon Jozefina qe talleni me te, pasi ajo e ngaterron shpesh germen me te cilen fillon “qirja”

  2. askushi says:

    Ta gezoj ditlindjen ai qe na mashtron çdo dite.Sot e ka pushim dhe nuk po ç’faqet ne ekranet televizive.

  3. geno says:

    Sot ne 1 prill u shenaun genjshtrat me te medha: Aleanca Kuq e Zi deklaroi se ka 1 milion anetare, PS deklaron se ka 1 milion anetar. LSI deklaron se 500 mije anetar ndersa Pd deklaroi se ka 129 mije votues me shume se PS. Legalistet deklarojne se kane 700 mije anetar, republikanet deklarojne se bashke me pronaret kane 750 mije anetar, demokristianet deklarojne se kane 400 mije anetar, Balli Kombetar i Pavarur deklaron se ka 620 mije anetar, balli Demkrat deklaron se ka 470 mije anetar, Paskal Milo deklaron se ka 230 mije anetar, Skender Gjinushi deklaron se ka 350 mije anetar, Lufter Xhuveli dekalrn se ka 800 mije antare ne fshat, Neritan Ceka deklaron se ka 300 mije anetar intelektual e akademike, vangjel dule dekalron se ka 750 mije anetar minoritar greke, Shpetim Idrizi deklaron se ka 400 mije anetar cam. Ore, po sa popull jemi ne realisht se nga regjistrimi dolem afro emi 2.8 milion shqiptar!

  4. raimondi says:

    Kemi 20 vjet qe jemi ….1 Prill

    Tek qeveria 1 Prilli eshte ..”.Zgjedhje te lira dhe te ndershme”

    Tek Opozita 1 Prilli eshte :…Ekonomia ekonomia ,ekonomia…..

    Me 1 prillin e tij Berisha e ka kthyer Shqiperine realisht ne nje Diktature

    Ndersa 1 Prilli i Opozites kerkon te heqi ekzistencen e Republikes dhe
    ta ktheje
    Shqiperine ne nje krahine autonome ,

    –Kjo eshte skandaloze

    Se vetem krahinat autonome flasin vetem per ekonomi –Shteti qe eshte shtet
    ka mbi te gjitha polike te jashteme e te brendeshme , pastaj dhe ekonomi ……

  5. bushi says:

    Pinoket e shumte politikane, me ne krye super=pinokun Berisha, cdo dite te vitit e kane 1 Prill…

  6. BARO CORROGJAFI says:

    ME 1 PRILL NJEREZIT NUK BEJNE KUJDES SI ME PARE SE DIKUSH I GENJEN.KJO PER ARSYE SE TASHME JEMI MESUAR ME GENJESHTRA TE QEVERISE PER DITE E PER ORE.JEMI TE NGOPUR ME GENJESHTRA DHE 1 PRILLI NUK NA BEN ME PERSHTYPE.

  7. SHPATI says:

    Meqenese eshte dita e genjeshtrave nese doni ta besoni nesedoni jo:Sali berisha vdiq.

    1. shqipetari says:

      Net, nuk eshte taleban !
      Net nuk do ta lexoj me librin e te tij te perrallave !

  8. bisha berisha says:

    sot me 1 prill 2012 ju premtoj se do shkoj vete ne bangen e te akuzuarve per krime qe kam bere te pakten ne 20 vitet e fundit dhe do filloj me gerdecin dhe do vazhdoj me 21 janarin.

  9. zhelefina says:

    edhe une si bisha berisha dua te deklaroj sot ne 1 prill 2012 se isha e virgjer kur u martova dhe nuk kam pasur ndonjehere pseudonimin “dizenjatore” dhe nuk i kam sherbyer sistemit te monizmit me devotshmeri.

  10. Kola says:

    Gezuar festen ZOTI KRYEMINISTER!

  11. dina says:

    disa kesaj feste i thone ”peshku i prillit” pasiqe dielli kalon nga shenja e peshkut ne shenjen qe vijon

  12. Dea says:

    Keni mesuar ju se kemi provim sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje