“Ky është një fund me nder”. Vetëvrasja e pensionistit trazon Athinën sërish (FOTO)

5 Prill 2012, 10:45Sociale TEMA
“Ky është një fund me nder”. Vetëvrasja e

Athina është përfshirë nga trazirat sërish pasi të rinjtë vërshuan në sheshe pasi një pensionist kreu vetëvrasje publike. Protesta pati edhe në Selanik, ndërsa të rinjtë u mobilizuan pas thirrjeve në rrjetet sociale.

Një pensionist grek vrau veten në një shesh publik përpara parlamentit duke thënë se refuzonte të shkonte të kërkonte në koshat e plehrave.

Vdekja e 77 vjeçarit, një ish farmacist, ka prekur shumë njerëz në Greqi. Përpara se të vriste veten, ai kishte thënë se donte një fund me nder. Numri i vetëvrasjeve në Greqi është shtuar kohët e fundit, ndërkohë që të rinjtë që dolën në protestë thonë se pensionistin e vrau shteti.

Një dëshmitar tha se pensionisti grek deklaroi se nuk donte të linte borxhe për fëmijët e tij, ndaj i dha fund jetës.

Në vendin ku u vetëvra pensionisti nisën homazhet, ndërsa qytetarët pyesnin se kush do jetë viktima e radhës në një vend të lodhur nga kriza.

33 komente në ““Ky është një fund me nder”. Vetëvrasja e pensionistit trazon Athinën sërish (FOTO)”

  1. aqif pallaska says:

    Respekte per 77 vjecarin qe e ruajti dinjitetin e tij deri ne fund te jetes.

    1. hitler says:

      Makroekonomia po konsumon Mikroekonomin.

  2. plaku says:

    Interesant, se gojori thote se, rruget e Athines bien ere mish qingji te pjekur dhe se restorantet jane plot. Une si njeri shpreh keqardhjen me te thelle per kete pensionist qe u detyrua te vrase veten.

    1. salistalin says:

      E ke gabim Gojori Torkoarxidifagos nuk ka thene kurre ” mish qengji” po ” mish QENI” !

      1. tani says:

        Per mendimin tim nuk ka faj as populli GREK dhe sa ai SHQIPTAR,
        qe vuajne sot pasojat e kesaj politike te felliqur.

        Politikanet felliqsira e kan marrur ne qafe te dy popujt tane,edhe
        politikat shoviniste vijne perhere nga politika nga te dyja krahet,
        se populli bageti eshte nga ti lehin qente shkojne,,

        SHpresojme qe GREQIA ta kapi veten ekonomikisht se edhe ne si
        fqinjet e tyre nuk kemi interes, sepse ekonomite tona jane te dhillura..

        1. Geni says:

          Petrit i greqise ku e ke pare shovinizmin nga te dyja krahet mor gojor i Janullatusit. Shovinzmi Grek njihet me Genocide dhe mallkimet e nenave Came te vrara mizorisht po e ze kete popull zullumqar.

          1. Tani says:

            PO saliu cfar eshte???

  3. Aleksander says:

    Politika e dhjere, e papergjegjshme i shtyn njerezit ne deshperim !-Respekt per dinjitetin e ketij 77 vjeçari,dhe dhimbje per dhimbjen e ketyre njerezve si ky i moshuar e po ashtu 38-vjeçari shqiptar baba i 2 femijeve,qe kreu te njejtin xhest te deshperuar…

  4. kjo bote do rregulluarne menyre qe pasuria te mos shkoj neper xhepa individesh por ai qe punon me shume te kete me shume, po jo gjithcka apo gjith boten ! Modelet shoqerore Skandinave jan gati .

  5. Landi- Sverige says:

    Respekt per kete njeri qe u be simbol i dinjitetit njerezor. Nga kjo ngjarrje duhet te nxjerrin mesime te gjith dhe jo te kthehet ne nje epidemi te rrezikshme. Njerezit veshtiresite e tyre nga kriza duhet ti kalojne me ide te qarta, te bashkuar me familjet e tyre, me shoqerine e shendoshe, me kurajo e me qetesi te mendojne se cdo gje do te kaloj sado e veshtire te jet situata e momentit. Mjaft me imitime te kesaj menyre. Jeten nuk ka te drejte askush te na e marri ashtu si dhe te largohemi prej saj me dashje.

    1. leonardi antwerpen says:

      Respekt mor Landi respekt por me nje lule svjene behari….

    2. M says:

      Landi, ti je nje person shume human e per kete e meriton gjithe respektin tim, madje me ben te ndihem krenar/e qe te kam bashkepatriot por sipas meje ai qe vret veten nuk meriton respekt, te pakten jo respektin tim. Njeri me egoist se ai qe vret veten nuk mund te kete. Perse te meritoje respektin e te tjereve?

      Landi kujto pak Erich Maria Remark, Stendal, Dostojevski etj.. çfare mendojne per meshiren. Respekti eshte diçka objektive, qe ka per referenca disa vlera prandaj edhe njeriu e deshiron aq shume edhe prandaj jane shume te rralle ata njerez qe arrijne ta meritojne. Keshtu shpjegohet pse ne tokesoret jemi te lumtur kur kemi njerez qe na duan dhe i duam si diçka subjektive. Per ate njeri qe vritet njerezit e tij te dashur vuajne shume per shkak te tij, prandaj mu per kete personi qe i do te afermit e tij nuk duhet as ta mendoje vetrasjen ne te kundert, pra kur e realizon, veç meshires te cilen une nuk e kam fare si ndjenje ai nuk meriton asgje nga ne te panjohurit. Ndersa njerezit qe jane pergjegjes per lumturine e qytetareve te tyre, meritojne pa dyshim perçmimin me te larte.

      Miqesisht

      1. plaku says:

        M,
        Une jam plotesisht dakord me shkrimin tend. Kuptohet qe, njeriu ka te drejta dhe detyrime ne kete jete. Nuk e di por me duhet te them se, nuk jam dakord me mendimin tend qe ky njeri nuk beri mire qe vrau vehten. M, gjermanet kane nje proverbe shume te bukur sipas se ciles : “Asnjeri nuk duhet te thote se nuk pi nga ky uje.” Jeta, te gjitheve ne, shpesh na ve perpara te papriturave te medha per te cilat ne nuk jemi te pregatitur nga ana psiqike.Kuptohet se njeriu duhet te luftoje te keqen deri ne fund por sic duket kjo nuk eshte shume e lehte.
        Ky pensionist fisnik grek, me sa lexova ne shtypin zvicerjan, i dha fund jetes sepse, nuk desh tju behej barre femijeve. Sot ne Verona te Italise nje plake pensioniste italjane u hodh nga kati i peste dhe vdiq sepse i ulen pensionin per 200€.
        M, me kupto drejte te lutem se, une shpesh shof tv italjan, dhe kur degjoj se cfare po ndodh, sidomos ne Italine e jugut me ze frika dhe i them vehtes se kam patur fat qe jam ne Zvicer dhe nuk kam nje pension te keq. Sic duket, nuk jam njeri i mire, jam egosit, por ja qe jeta keshtu eshte.
        M, nuk pretendoj se kam te drejte, ndoshta ke te drejte ti. Te gjesh se kush eshte e drejta dhe jo e drejte eshte shume e veshtire.
        Sidoqofte, une te falenderoj per shkrimin.
        Pershendetje.

        1. M says:

          Pershendetje, Plaku. Egoizmi yt eshte ne kete rast i mire, por te mendosh vetem ti mbyllesh vuajtjet e tua duke i dhene fund jetes eshte egoizem i keq, sepse nuk mendon per te dashurit e tu qe i le mbrapa shume te shokuar. Psh, djali yt shembullor qe une e njoh qe prej ketej,PA E PARE edhe te them te drejten sa here te lexoj ty paralelisht imgjinoj edhe djalin tend i cili nuk te ka asnje borxh nese ti ben diçKA TE TILLE,perkundrazi ai mund te mos ndiej dhimbje fare por inat, nje inat te forte, se pse ti nuk e ke dashur aq shume femijen tend edhe ke vendosur te vdesesh per te shpetuar nga problemet e jetes. Pra ke kenaqur egoizmin tend , prandaj kjo nuk eshte vlere edhe nuk meriton respekt
          Ciao

          1. plaku says:

            M,
            Ndoshta ke te drejte ti, who knows? Anyway the show must go on.
            Nuk e di sepse mu kujtua nje varg i famshem i nje nga shkrimtareve me te mire per mua, pikerisht Xhek Londonit, i cili , sic e di edhe ti vrau vehten. Ai ka shkruar :
            “Falenderoj perendite, kudo dhe kushdo qofshin, qe edhe perroi me i vogel ( pra jeta e njeriut, shenimi im )me ne fund diku ne det ( vdekja, shenim im )shkon e prehet.
            Gjermanet thone : ” Kur te theret vdekja, edhe mbreti nuk dergon dot ndonje njeri tjeter.” Per mua, vdekja, eshte nje zgjidhje e shkelqyer dhe eshte e vetmja drejtesi ne kete bote.
            Gjermanet thone : “Qefini eshte pa xhepa”, pra ne kuptimin qe kur vdesim te varferit dhe te pasurit nuk marrin asgje me vete. Enderra e shume njerezve eshte qe pasi te vdesin, njerezit qe i kane njohur te thone se ka qene nje njeri i mire. Nje filozof ka thene se, te jesh nje njeri i mire eshte shume e veshtire.
            M, me fal se te besdisa me filosofira.
            Pershendetje.

            1. Landi- Sverige says:

              Me lejoni te futem dhe une ne teme per kete problem kaq ekstrem qe merr nje person ndaj vetvetes. Duhet ta kuptojme qe rasti i pensionistit (ish farmacist) nuk ka lidhje me probleme psiqike, por ne te kundert ai ishte plotesisht i “shendetshem” dhe i vetdishem. Nuk mund te klasifikohet as si me probleme ekonomike packa se veprimi i tij kishte lidhje me ekonomine dhe dinjitetin njerezor per te jetuar ne nje shoqeri. Une do ta klasifikoja kete veprim si nje akt 100% politik, i pergatitur prej kohesh, i cili ne Europe eshte nje veprim i rralle. Ne qyteterime te tjera ky veprim eshte i shpeshte. Po te rikujtojme ngjarjet ne vendet arabe te pak me shume se nje viti me pare ato nisen pikerisht nga akte te tilla, por shume me cnjerezore, ashtu sikurse tibetianet etj. Por sic theksoj edhe me larte per qyteterimin tone ku demokracia, dialogu, te drejtat e njeriut jane ne nje shkalle te larte, te pakten ne krahasim me qyteterime jo perendimore, ky veprim eshte teper i rralle. Per vet arsyen e ketij veprimi, sot Greqia kaloj ne nje greve te pergjithshme 24 oreshe humane, duke detyruar politikanet, shtypin, televizionin dhe gjith organizatat shoqerore te heshtin te pakten per nje dite, te mendojne dhe te mos nxjerrin konkluzione, por vetem nje tufe me lule, nje qiri apo ndoshta nje shenim te vogel ne vendin e ngjarjes. Per kete gje shpreha me larte dhe une respektin per kete njeri, per nje shoqeri me dinjitet, me te ardhme per brezat e rinj dhe te ardhshem, pa arritur ata te marrin armet per revolucione te armatosura dhe te varrin kokeposhte politikanet e tyre. Sigurisht qe nuk jame dakort me aktin e vdekjes jo natyrale. Pershendetje M, Plaku, dhe gjith te tjeret per mendimet e vlefshme ne komentet tuaja.

            2. M says:

              Nuk me bezdise Plaku, me pelqen vertete filozofia dhe meqe jemi ketu te kujtoj se Zarathustra, i cili e dinte se do ta vrisnin thone se qendroi brenda i izoliaur per 40 dite e pastaj doli duke ju dorezuar ne nje menyre vrasesve, prandaj ka mbetur ai dyzetditshi si rregull qe njerezit e afert te personit qe largohet nga jeta rrine brenda, gjithashtu edhe foshnja kur vjen ne kete jete duhet te rrije brenda 40 dite. Per mua, me pare se te dorezohem tek vrasesit (kjo e zarathustres me jep te drejten ta gjykoj si gjest dobesie, ndoshta shpresonte ta meshironte vrasesi) e vras veten. Nuk mendoj se jam jokoherent/e sepse situata eshte krejt e veçante. Sado heroike ta quajne te tjeret vdekjen time, ç’budallallek do te ishte nga ana ime ta lija ate ne doren e armikut tim. Keshtu qe plaku ketu pajtohem tek ajo shprehje qe citon ti se,’asnjeri nuk duhet te mendoje se nuk pi nga ky uje’. Po do ta beja vetevrasjen me mjetin me te thjeshte qe do te me gjendej prane, kur do ta dija 100% se pak me pas do te ma bente nje tjeter. Ky nuk eshte egoizem.
              Ciao

              Ciao

              1. M says:

                korrigjim: jam koherent = s’jam koherent

  6. webapp says:

    Respekt per kete njeri!

    dhe e kaluara e tij nje ish farmacist tregon personalitet e nje intelektuali qe vertet smund te dale te kerkoj lemoshe ne koshat pleherave!

    Po mjer ne qe kemi jetuar e po jetojme ne koshat e pleherave te europes!

  7. Tironci Lugano says:

    Nga lajmet qe degjova sot mesova qe ky njeri vuante nga nje semundje kancerose e pasherueshme.Gjithsesi respekt per aktin e tij.

  8. Greqia po dridhet Shqiperia po lulezon, o sa mire me qene Shqiptare , pritet convertimi i tourkoleshin ne Shqipoo

  9. eleYΘeriskepsi says:

    Vetevrasja e pensionistit farmacist,ashtu sikurse tha edhe vajza e tij nje akt i vetedijeshem POLITIK,ashtu sikurse edhe vendi qe zgjodhi ishte simvolik, Platia Sintagmatos,perball parlamentit. Nuk ishte se nuk kishte te hante.Ishte nje deshperim dhe protest per “Rregjimin Pushtues TSOLAKOGLOY sic e quan ne letren qe la.
    Pensionisti nuk u vetevra ! U flijua ME VETEDIJE dhe jep ne letren e tij nje mesazh te qart politik ,kunder Euro-Juntes .

    Fjalet e meposhtme japin, mjaft qarte, stigmen e vetedijshme politike të sakrifices heroike dhe eshte nje oshetime, gjemim per nje Lufte Revolucionare:

    “””””Sepse …Une kam nje moshe që nuk me jep mundesine individualisht te jap nje pergjigje dinamike(por sigurisht nuk e kundershroj ne se dikush nga greket do merrte kalasnikof un do isha i dyti qe do bashkohesha ) nuk gjeta zgjidhje tjetër veç një fund të mire para se të arrij dita të shkoj ne koshin e plehrave te siguroj ushqimin tim.
    Une besoj se të rinjte pa nje te ardhme, një dite do te marrin armet dhe ne sheshin Sintagma do te vare me koke poshte tradhtaret kombetare siç bene ne vitin 1945 me Musolinin italianët. (Poreto Piazza në Milano). ”

    Shpresoj se thelbin e këtij flijimi të ketij luftëtarit heroike,nuk do e mbytin me lote hipokrizie per konsumi etik, te marketingut dhe te demagogjise elektorale ne te cilen ndodhemi .

    As shprsojm se do zgjuaj politikanet nga gjumi letargjik ne te cilen ndodhen.

    1. Argita_B says:

      Nje shtet nuk behet vetem nga politikanet, sigurisht politikant kane nje faj te madh, por kur nje pjese derrnuese e popullit nuk paguan taksat, pra nuk jep kontributin e saj ne mireqenjen e vendit, nuk ka se si te behet ndryshe.
      Greqia ka nje perqindje te larte te ekonomise qe eshte informale, evazion shume te larte fiskal, ndaj dhe kriza nuk eshte ciklike, po sistemike.

      1. Edi Detroit says:

        Natyrisht qe bota eshte bere me e mire me nje grek me pak.Nuk ju uroj vdekjen por vuatje dhe dhimbje te gjate qe te mos mbaroje kurre per te gjithe greket pa perjashtim,duke perfshire edhe greket shqipfoles.

        1. salistalin says:

          Hahahahahahaahaaaa, amin amin!

        2. pejanka says:

          O EDI edhe per nje muaj mos jep komente me hahahaha i rene pikes hahahahaha mos vdeksh kurr

      2. Denis says:

        Argita,

        Nuk te heq dot asnje presje te asaj qe ke shkruar. Eshte plotesisht e sakte. Para se te qahen te paguajne taksat. Por sot dhe ata qe jane me 3 shtepi jane ne krize sepse tregu eshte plotesisht i bllokuar. Dhe harrojne qe per ato 3 shtepi nuk kane paguar asnjehere taksa! Eshte shteti me evazionin fiskal me te madh ne BE. Boll u qane, le t’i japin drejtim puneve!

  10. Fatmir97 says:

    Sa e cuditshme, asnje politikan nuk ben vetevrasje, per shkaqe ekonomike! Ne 3-4 vitet e fundit, ne Itali kane bere vetevrasje 2.986 e c’do dite, nga 1 vetevrasje, per shkaqe ekonomike.

  11. altini says:

    qofte i xhehnetit pavaresisht se i perket nje besimi tjeter .. gjwst shum kurajoz e simbolik .. respekte …

  12. USA says:

    vertet per te ardhur keq…jane fqinjet tane dhe kemi ndare shume halle bashke..pamvarsisht nga grupet ekstremiste..dhe ne nuk jemi me te mire

  13. Dhia says:

    Per keye dy evgjiterit grek qe sjane ndjere soe apokaqiris the turko fuck. Shqipetaret thone_ qesj dhi e zjebosur kur qan dreri I vrerosir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje