Rama: Do propozojmë moratorium për mbrojtjen e mjedisit, kjo qeveri po zhduk edhe kastravecin e detit

4 Prill 2012, 21:13Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në tryezën e organizuar nga opozita për çështjet e mjedisit, për të ilustruar se deri ku po shkon rrënimi, solli shembullin e një firme të quajtur ‘Denis Patllixhani’ që po zhduk një specie të rrezikuar të detit tonë, të njohur edhe si kastraveci i detit.

“Dua thjesht për një ilustrim mbi agresivitetin e forcës rrënuese të mjedisit, ta ndaj me ju. A thua se u mbaruan të gjitha çfarë mund të shkuleshin mbi tokë, në male, në pyje, flora, fauna, ka filluar prej kohësh dhe turrja në det. E pasi u dhanë gjithë liçensat e mundshme për çfarë mund të shihej mbi sipërfaqen e ujit dhe deri aty ku mund të arrinte imagjinata e njerëzve që e kanë parë detin për herë të parë shumë vonë, është arritur në këtë pikë: Kolothurrja, quhet një specie e mbrojtur nga të gjitha konventat ndërkombëtare, është një specie e përfshirë në listën e kuqe të specieve të rralla. Për një paradoks, që lidhet me fundin e këtij ilustrimi, në shqip mund të përkthehet kastraveci i detit. E pikërisht këto ditë është kontaktuar një firmë e quajtur “Denis Patllixhan” që do të vij me anije dhe me polumbarë dhe do të shkulë 2000 copë në ditë nga kjo specie e rrezikuar. Deri në fund të detit, deri aty ku nuk shkon kurrë mendja normale e njeriut, “Denis Patllixhani” do të godasë për të shkrirë çfarë deri tani ka kapur imagjinata,” tha Rama.

Për ilustrim të situatës së ku ndodhet mjedisi, Rama sigurisht përdori edhe shembullin e Krujës. “Është e pashembullt, është spektakolare ajo që ndodh në Krujë. Unë e kam thënë vijimësisht dhe e besoj që çdo vend që do të kishte Krujën në rajon, apo në Europë dhe do të kishte historinë dhe peizazhin që ka trashëguar gjenerata jonë, do ta kishte kthyer në një vend pelegrinazhi jo vetëm për gjithkënd që jeton në këtë vend, por, për gjithkënd që është i interesuar të dijë, të njohë dhe të prekë një copëz të vogël të historisë së Europës. Një copëz të vogël të atij peizazhi dhe të asaj trashëgimie natyrore dhe historike, që është peizazhi dhe historia trashëgimore e vet Europës. Në të kundërt, çka ka ndodhur me Krujën është transformimi i një vendi të shenjë për historinë tonë, për kulturën tonë, për identitetin tonë, në një zgafellë, e cila hapet e thellohet në zemër të malit javë pas jave, muaj pas muaji, vit pas viti duke shpërfytyruar tërësisht të gjitha përmasat që ka ai mjedis dhe që ka historia e atij mjedisi. Një sjellje barbare jo thjesht me mjedisin, por një sjellje barbare me gjithçka ai mjedis mishëron historikisht, kulturalisht, e sigurisht edhe nga pikëpamja natyrore,” tha Rama.

 

Një Inspektorat Kombëtar të Pastrimit

 

Kryetari i PS, Edi Rama, ka propozuar një Inspektorat Kombëtar të Pastrimit. “Ne nuk mund të presim që shoqëria civile dhe qytetarët të kërkojnë me demonstrata dhe me referendume të drejta themelore mjedisore, të qarta si drita e diellit, siç është e drejta për të vendosur kundër importit të plehrave nga jashtë. Por do ta kthejmë shoqërinë civile në një partnere për ta ringjallur Shqipërinë e gjelbër. Situata e krijuar gjatë dy dekadave të fundit kërkon ndërhyrje energjike në shumë plane, por kërkon në radhë të parë vullnetin për të ndalur gjithë rrjedhën e ngjarjeve në drejtim të degradimit të mjedisit, këtu dhe pastaj për të rifilluar rikuperimin hap pas hapi. Prej kohësh kemi qenë të bindur dhe e kemi të rinënvizuar në draftin e programit tonë “Për Një Rilindje Shqiptare” domosdoshmërinë e krijimit të një Inspektorati Kombëtar të Pastrimit. Inspektoriat, që të mundësojë një Shqipëri pa plehra, që nuk realizohet dot me një aksion brenda një dite, por që duhet të jetë realitet për gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, brenda një mandati qeverisës,” tha Rama.

 

Moratorium për disa veprimtari mjedisore

 

“Ekspertët që po merren me çështjet dhe programin tonë për mjedisin po vlerësojnë se sa mund t’i përgjigjemi nevojës për vendosjen e Moratoriumit për një sërë veprimtarish mjedisore që kanë arritur vërtetë në pikën fundore, që po nuk u frenuan rrezikojnë të mbyllin përgjithmonë mundësinë e rigjenerimit. Një shembull doja ta sillja këtu në tryezë për një prej këtyre veprimtarive që ka të bëjë me gjuetinë. Ajo çka na ka bërë shumë përshtypje është fakti që në kushtet kur po zhvillohet një gjueti tërësisht barbare e pakontrolluar, më e egër se sa egërsirat që synon të godasë, bazuar në licenca tërësisht abuzive që iu lëshohen grupeve të gjuetarëve të huaj që vijnë për të gjuajtur këtu, çka ka ndodhur është që vetë gjuetarët kërkojnë masa shtrënguese. Vetë shoqatat e gjuetarëve kërkojnë që të merren masa shtrënguese sepse janë të vetëdijshëm se në rast se vazhdon kjo barbari brenda një kohe shumë më të shkurtër sesa 20 vjetët që kanë kaluar, nuk do ketë më çfarë të gjuajnë dhe do rrinë vetëm duke luajtur pastaj, sikur gjuajnë,” vijoi kryetari i PS.

 

Në nisje dhe në mbyllje me Sami Frashërin

 

Kryetari i PS, Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij duke iu referuar Sami Frashërit, por edhe e ka mbyllur duke iu referuar rilindësit.

“Unë do ta filloja me Sami Frashërin. Duke iu referuan një prej ëndrrave të tij në të cilën shkruhet: “Një Muze do të jetë në kryeqytet për histori të natyrës dhe do të bëjë kërkime në tërë Shqipëri për barërat drurët, metalet, gjërat e gjalla, e të tjera të vendit.” E pra, në fakt, kjo ëndërr e Sami Frashërit u bë realitet falë përpjekjeve të klerikëve françeskanë në Shkodër qysh në vitet 30. Dhe u vazhdua më pas falë punës së dhjetëra e dhjetëra specialistëve, dhe të strukturave në mbështetje të tyre për vite me radhë, mbi florën dhe mbi faunën shqiptare, që krijuan dhe pasuruan Muzeun e mirënjohur të Natyrës në Tiranë. 120 vjet pasi Sami Frashëri e ka shkruar këtë ëndërr, e cila ishte një ndër ëndrrat e tij që u bë realitet, ne jemi sot përballë faktit se kjo është përsëri një ëndërr, sepse ai Muze u shkatërrua nga qeveria shqiptare pa kthim. Ajo pasuri që ishte në përmbajtjen e atij Muzeu, e trashëguar për dekada e dekada me radhë, praktikisht u shpërbë,” tha në fillim Rama.

“Dua ta mbyll me Sami Frashërin, aty ku e fillova, sepse kam shumë dëshirë të shoh një lidhje sado të largët midis aspiratës së asaj që ishte rilindja jonë e madhe shqiptare dhe aspiratës që ne kemi për një rilindje shqiptare. Aspak çuditërisht, vendosja e gishtit në plagë qoftë nga ky rilindas i madh dhe qoftë nga shumë të tjerë, sot nuk të bën të mendosh për Shqipërinë që ishte atëherë, por të bën të shohësh Shqipërinë që është. “Nëse komandanti merr një mollë nga pema e tjetër kujt, ushtarët i nxjerrin fundin gjithë pemës pastaj”, thotë Samiu. E në ndërkohë vazhdon “Pyjet do të ndahen në disa ngastra dhe gjersa të vijë radha të pritet ngastra e fundit, ngastra që u pre më parë do të jetë rritur përsëri. E kështu kurrë pyjet e Shqipërisë do mosmbarohen por do të jenë të përtëritura, e të lulëzuara gjithherë”. Ndërkohë që këtu, 120 vjet më vonë, i ka ardhur radha ngastrës parë, mbasi ka mbaruar ngastra e fundit dhe ajo çka ndodh me pyjet është shumë larg asaj çka në atë kohë ishte gjendja e pyjeve,” e mbylli fjalën e tij kryetari i PS.

17 komente në “Rama: Do propozojmë moratorium për mbrojtjen e mjedisit, kjo qeveri po zhduk edhe kastravecin e detit”

  1. loni says:

    bo bo sa kot je ti o edi rama,,,mjer ajo opozite me ty,,po pse i zgjidhe gjerat e tjera qe ka ky ven dhe te ngeli kastraveci i detit per te zgjidhur ti,,shiko gjerat serjoze mos shiko gjerat qe jane te fundit per tu pare,,ty po te vjedhin voten,,po te vrasin,,po te vjedhin deputetet,,po te poshterojne drejt per drej me liber shpie,,dhe ti o edi rama nuk po ndihesh,,dhe kush do te pjerdhi ty me propozimin qe do beshe per kastravecin e detit

    1. shqiponja says:

      O loni! Po c’te ben te besosh se ti ke te drejte dhe Rama nuk ka?
      Shqiperia ka nevoje per ndryshim te menduari dhe largim nga uji i ndenjur ku pllaquriset pre 20 vjetesh. Eshte mentaliteti i mykur I njerezve qe mban Saliun e salirat ne pushtet. Votat nuk I vjedh I vetem Saliu, Shqiperine nuk po e shkateron I vetem Saliu, po eshte nje armate njerezish qe I sherben, bashke me nje armate tjeter qe nuk guxon ose e thene ndryshe hiqet menjane kur Saliu vret te ardhmen e femijeve te tyre.
      Te gjitha keto plan reforma qe Rama po promovon jane per Saliun si thimjami per djallin, jane masa qe do kerkojne kohe por do t’u mbyllin deren Salive te vijne ne pushtet e te kene fatet e popullit perseri.

    2. eri says:

      Po pse i ngaterroni te gjitha gjerat dhe i beni lemsh???
      Me fal po ne nje konference per mjedisin perse duhet te fliste? Per presidentin?

      Keto jane tamam mentalitete primitive si i Berishes qe kudo qe shkon flet per cfare do vete.

      Rama ka nje vizion dhe nje projekt per Shqiperine. I vetmi qe e ka nje dhe te besueshem. Gjak boll eshte derdhur nga cmendurite e Saliut. Populli duhet ta marre fatin e tij ne dore me vote, forcen me te madhe qe ka. Duhet vendosur ose do ndryshohet ose do vazhdojme te ndahemi dhe te drejtohemi nga Saliu.

      Jam i sigurte qe nje pjesemarrje masive dhe votat e te gjitheve nuk ka sistem qe ti vjedhe. Shikoni cbehet ne Senegal! Populli edhe pse vjedhje votash kishte, vendosi dhe fitoi!

  2. O Zoti Rama, po pse ia fut kot o derbardh, cfar ka te beje Kastraveci i Detit me Mjedisin.http://auroranewsagency.blogspot.com/2012/04/ambasadori-danez-duhet-nje-president-me.html

  3. Edvin PIKTORI says:

    Mua me pelqen shume kastraveci. Pyesi Dash Pezen po deshet.

  4. Fati says:

    Detyra nr 1 e opozites nqs se nuk ka prapanica ta hedhe berishen eshte te ndaloje cdo lloj shitje te pasurive strategjike kombetare SIDOMOS HIDROCENTRALET se kur te vish ne pushtet nuk do kesh para per te paguar mesuesit dhe doktorret..Lere kastravecin se pret puna e tij..

  5. redalb77 says:

    Ne ate vend njeri tall b…, tjetri tall k…, mjere ai popull!!!!!

  6. Shqiptar says:

    Po keta Politikanet tane, keshtu jane mesuar, vetem nderrojne karriget, biznesi ecen vaj. Cdo gje eshte e sigurte, askush, deri me tani, nuk eshte arrestuar dhe as nuk arrestohet prej tyre. te gjithe kane vjedhur. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/njoftim-per-opinionin-publik-dhe-per.html

  7. Nabukodonosor says:

    Opozita e leshit.Me ju Sala rron 500 vjet.Ishalla vdes shpejt pa te jete per opoziten shqiptare ne vitin 2030 iken maloku nga pushteti.
    Na ndihmo o Zot vetem ti ke ngelur tani.

  8. erion32 says:

    i vetmi person i pershtatshem per per pune dhe sidomos per mbrojtjen ndaj mjedisit eshte Edi Rama.Kete gje e ka deshmuar me se miri me rimekembjen e kryeqitetit nga nje dyndje te madhe te qoskave ne gjelberim

  9. dritan says:

    shqiptaret jani te cuditshem.. Kur merret Edi me politike thoni pse nuk merret me hallet e njerezve kur merret me hallet e shqetesimet e perditshme thoni po pse me keto merret ky.. Edi ziu duhet me ju marr juve doren. Sh mire ben qe flet dhe per kastravecin e detit qe eshte dhe dashakeqesi e atij qe ka bere lajmin (se eshte thjesht nje detaj iparendesishem) apo ju duket se sju prek..Nuk i keni pare plehrat qe po ju mbysin e vdesin perdite apo juve ushqeheni vetem me politike..Merruni me idete mos u merrni me idjotizma

    1. redalb77 says:

      Idete!?!?!?!? Po ti po e thua vete, plehrat po i mbysin, njerez vriten perdite, papunesia ka arritur kulmin, mizerllek gjithandej, varferia te merr frymen, korrupsioni eshte futur ne cdo qelize, vendi i gjithi po shitet ne ankand per 3 aspra, populli shtrydhet e shtypet perdite nga nje qeveri komunisto-bastardesh ordinere, qytetare qe i bie te fiket perpara kamerave nga uria, ky palla ka hallin e kastravecit te detit. Cta beje populli qe s’ka buke te haje kastravecin, ta fuse ne b…!?!?!?!? Prandaj ligjeron saluci si kokoshi maje plehut se opozita e ka mendjen tek trangulli!!

  10. seriozisht?! says:

    tani e dhjeve fare o Ed rrumpalla. po ti s’bere gje per plerat qe kane dhe lende radioaktive, te plasi per kastravecin e kuq. apo po e ruaje si biznes per vete kur te merrje freret dhe ta mori saliu.

    ti nxore popullin ne rruge ku u vrane 4 te pafajshem dhe bere nje verre ne uje. hajt na thirr prape te dalim ne demonstarte per kastravecin e kuq…

  11. ww says:

    Shqiptaret jane kthyer ne specie te çuditshme.Nje qytetar nga veriu po me tregonte per vilat ne bregun e Lalzit e per vjedhjet e saliut e perseri ishte kunder Edi Rames ,dhe pro saliut vetem ai te vjedhe pse i them se edhe te vret se eshte agjent ,po mire po ti pse e voton kur ja di tere keto zullume,thjesht se eshte nga veriu.

  12. gallata says:

    Per nivelin QYTETAR qe pasqyroni ne keto te ashtuquajtura komente ,ju E MERITONI SALI BERISHEN ,dhe ja u befte….n edhe per nja 20 vjet te tjera se vertet E MERITONI .

  13. daku says:

    Mjere PS ku ka ngel ne dore te Edi Rames ,ky sdo as qeveri as popullin e opozites ky do Kastraveca deti mor lal….

  14. Per seriozisht says:

    Serozisht e ke ? Pse nuk thua i vrau saliu kater qytetare dhe vrasesin e le ne shtepi,dhe faji nuk qenka i vrasesit ,por i i atij qe thote te verteten,pasi e vrane Jezusin u bene pishman dhe i thurin lavde sot ,pra te mos kthehemi mijera vite pas ku vrasesi rri ne kolltuk me votat e nje pjese te popullit kunder tjetres per nje kocke,por poshtersia e ketij maloku spaska kufij o ma jep o ta marr me force.Injoranca nuk ka brire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje