Nga Klodiana Spahiu
Është i njohur fakti që në sistemet shoqërore diktatoriale ose gjysme demokratike, vlerësimi i jetës ne vend vizatohet nga dy realitete; njeri është realiteti virtual i përshkruar me ngjyra te ndezura, te bukura, plot drite e begati, i parë me syrin e qeverisjes aktuale dhe realiteti tjetër, ai i vërtetë, i ndjerë deri në palcë nga qytetarët e atij vendi, qe është i zymte, i vështirë i mbushur plot varfëri e dhimbje. Edhe ne shqiptarët kemi “fatin” në këto vite të provojmë këtë çudi, pra të jetojmë në dy realitete. Me shume se kudo kjo diferencë vlerësimi ndeshet në vlerësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës e për pasoje të sistemit tonë shëndetësor. E parë me sytë e qeveritareve të sotëm të shëndetësisë, gjendja e sistemit tone shëndetësor sot përshkruhet gati- gati si një parajsë shëndetësore, “me reforma te gjithanshme, të vrullshme, super të suksesshme qe po zhvillohet gjithandej” me “suksese të jashtëzakonshme në të gjitha sektorët e shëndetësisë”, që e kanë shndërruar sistemin tonë shëndetësor lider në rajon e bile te krahasueshëm edhe me vendet e zhvilluara te BE, etj, etj, marrëzira te këtilla. I kapluar nga një gjendje e tille emocionale, Ministri ynë i Shëndetësisë z. P.V., doli pak dite më parë në ekranet e shqiptareve e me tonin e tij kategorik, të prerë e që nuk pranon kundërshtimin më të vogël, deklaroi thagmat e aradhes si; vdekshmëria foshnjore “në vitin 2011 sipas statistikave shënon 8.7 vdekje për 1000 lindje të gjalla, duke e radhitur vendin tonë në listën e vendeve të zhvilluara si Austri, Danimarkë, Belgjikë, Norvegji, Angli dhe SHBA”. Më tej, “Sa i takon kujdesit shëndetësor ndaj gruas, sipas Vasilit vendi ynë renditet ndër tri vendet e para në botë”. Dhe e treta e vërteta; “Tashmë ne kemi një mbulesë vaksinale në masën 98 për qind të popullatës”. Për t’i bërë të besueshme këto “arritje” të sistemit tone shëndetësor, z. Ministër iu referua “raporteve të burimeve ndërkombëtare, si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore, UNICEF dhe UNFPA”. Dhe qershia mbi tortë, referimi “me bindës” është ai i “prestigjiozes “The Guardian”, e cila nga ana e saj i referohet “revistës mjekësore “The Lancet”, qe e referon Shqipërinë në 22 vendet e para në botë sa i takon kujdesit ndaj gruas dhe vdekshmërisë amtare (të dhënat i referohen 2008), duke lënë pas vende te tilla si Britania e Madhe”. I frymëzuar nga Ministri i tij e ne te gjatësi vale me të, por nga poltroni i Kryeministrit të vendit, zoti B. përsëriti të njëjtin avaz, se “Për herë të parë vendi ynë arrin këta tregues themelorë të jetës, duke u renditur në grupin e vendeve të zhvilluara me mortalitet infantil 1 shifror”. Por sidoqoftë deklarimi i tij se “Shqipëria renditet e treta për sa i përket aksesit në shërbimin shëndetësor, më të lehtë se të gjitha vendet e tjera”, le “pa mend” jo vetëm ekspertet e politikave shëndetësore vendas e të huaj, por mbi të gjitha miliona qytetaret anekënd këtij vendi, ata dhjetëra mijëra të sëmurëve që provojnë mbi kurrizin e tyre këtë “parajse” shëndetësore të sistemit tone shëndetësor. Janë vete qytetaret shqiptarë ata që sot më shumë se kurrë provojnë mbi lëkurën e tyre këtë dështim, duke marre një shërbim jo cilësor, me mungesa të theksuara edhe ne ato me elementaret si barnat, reagjentët e kushtet higjieno – sanitare, e duke e ndjerë thelle në shpirtin e kuletën e tyre zhvatjen me lloj- lloj pagesash e korrupsioni ekstrem. Aksesi i mangët dhe /ose i munguar i popullatës për shërbim shëndetësor të të gjitha niveleve; shëndet publik, kujdes shëndetësor parësor, kujdes spitalor, kujdes dentar, shërbim farmaceutik e me radhe, është një nga problemet me te mëdha e pikat më të dobëta të sistemit aktual shëndetësor. Është mëse evidente qe prej shume vitesh zona te gjeografike sidomos ato veriore dhe verilindore, por jo vetëm, kanë mangësi të theksuara ose i mungon fare shërbimi shëndetësore bazë, qendrat shëndetësore e ambulancat, mjeket, infermieret, laboratorët, spitalet. Ndërsa për shërbime si ai stomatologjik dhe farmaceutik, situata është gati mesjetare; është e zakonshme qe një banor i zonave rurale i duhet te beje edhe 6 – 12 ore rruge për te blere një pako paracetamol në farmacinë ose për të mjekuar dhembin e sëmurë te dentisti në qytetin më të afërt. Për t’i bërë më të besueshme “arritjet” e sistemit shëndetësor nën qeverisjen e tij, z.Ministër iu referua, e përsëris “raporteve të burimeve ndërkombëtare, si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore, UNICEF dhe UNFPA”. Në mbështetje te kësaj “pale të trete” e cila është e saktë, e ftohte, e paanshme, shkencore, e pagabueshme; këto janë treguesit statistikore, unë do te sjell më poshtë treguesit bazë të sistemit shëndetësor shqiptar, të krahasuar me pikërisht ato vende që i referohet z. Ministër ne deklarimin e tij. Këta tregues janë marrë nga database-i i Organizatës Botërore te Shëndetësisë dhe përfaqësojnë të dhënat më të fundit të saj në bazë edhe të vlerësimit të eksperteve më të zotë të sistemeve shëndetësore.
Përfundime teknike:
a. Shqiptaret sot jetojnë se paku rreth 6 vite me pak se qytetaret e BE;
b. Në Shqipëri, nga 1000 foshnja te lindura gjalle, vdesin brenda vitit të parë të jetës 3 here më shumë se në BE;
c. Shqiptarët kanë sot rreth 2 herë me pak spitale dhe shtretër spitalore, 2.5 here më pak mjekë se qytetaret e BE;
d. Shqiptaret kontaktojnë sot 4 herë më pak se homologët e tyre evropiane me shërbimin shëndetësor parësor. Kjo vjen si rezultat i kushteve të këqija dhe pengesave te tjera subjektive të sistemit tonë shëndetësor.
e. Shqiptaret paguajnë nga xhepat e tyre sot 60% të shpenzimeve për shëndetin e tyre krahasuar me 25% që paguajnë qytetaret e BE.
Në vend të mbylljes:
Si mjeke, si grua e si qytetare unë do te dëshiroja me gjithë shpirt e do te isha mëse e lumtur qe sistemi ynë shëndetësor të ishte bashkëkohor, pranë qytetareve ne ruajtje te shëndetit te tyre, cilësor e efecient, qe modelet e treguesve themelore te këtij sistemi si aksesi i popullatës për shërbim shëndetësor, vdekshmëria foshnjore, vdekshmëria amtare, jeta mesatare, etj. te ishin si ato te vendeve te zhvilluara. Mirëpo, fatkeqësisht, si rezultat i politikave qeveritare, pa vizion, korruptove e militante, kane bere qe te shfryhet tullumbacja boshe e sukseseve te qeverisjes dhe e rendisin sistemin tone shëndetësor ne bisht te Evropës, pra jo te krahasohemi me vendet e zhvilluara të BE, por edhe ato te rajonit.
Partia Socialiste e Shqipërisë, si forca me e madhe, me vitale e me sociale ne vend do te sjellë rilindjen e madhe te sistemit tone shëndetësor. Për këtë ne po hartojmë programin e Rilindjes te mbështetur ne Sistemin Shëndetësor Kombëtar si modelin me te suksesshëm te sistemeve shëndetësore aktuale i cili do te siguroje:
1. Akses universal e te plote për te gjithë shtetasit;
2. Shërbim shëndetësor me cilësi te larte, pa pagese dhe ne përgjigje te nevojave te pacienteve;
3. Kujdes shëndetësor cilësor e efektiv për rezultate me te mira;
4. Përdorim efecient te burimeve financiare e njerëzore.
Duke u mbështetur ne parimet baze te organizimit dhe funksionimit te sistemit shëndetësor si mbrojtja e dinjitetit njerëzor; barazia ne dhënien e shërbimit shëndetësor; mbrojtja dhe promocioni i shëndetit; solidariteti me njerëzit me vulnerabel; eficienca dhe kosto – efektiviteti ne sistemin shëndetësor.
Ho mre sa seriozisht qi i merni gjonat ju social-kamunista. Po Doktori tha qi kena shendetsi te perparume sa per hilaritet me kriju ndjenja pozitive. Doktori e din se kur osht momenti ma i mire ene me bo shaka.
nuk e di a je Lym Demokrati apo Lymi Tutit.
Keto shkrime qe behen me djerse na sqqarojne per realitetin tragjik shqiptar. Na pelqen s’na pelqen duhet ti themi faleminderit, Ne Tirane thone : “ke inot foli hakun”. Gjendja , jo vetem e mjekesise eshte tragjike, dhe duhet ti vem gishtin kokes perpara se te jete vone.
E keni kthy gazeten ne nje vend ku shkruhet ose pro, dmth ne mbrojtje te Edvinit (EKR) ose ne mbrojtje te Saliut (SRB). Kur ata te dy jane fatkeqesia e jone.
Kesaj i thone Stambolli digjet….. krihet.
Po s’ka nevoje fare per statistika –Ne spitalet shqiptare nuk ka as carcafe dhe as batanije –Dueht ti maresh nga shtepia –Rezik tani nuk do kete as dysheke
Atje eshte skandal
Shko ne spital bej nje kontroll dhe do shikosh qe eshte tmerr i vertete
Le pastaj sherbimi, ato infermieret , sidomos ne Tirnae jane jashtezakonisht te liga
Femrat me te felliqura jane infermieret e siptaleve te Tiranes
Ato jane fytyrat me te poshtra te shendetesise –Nqs nuk ju jep atyre ndonje leke , ato nuk te sherbejne aspak —
Atyre duhet tua fusesh me plumb kokes , se ato nuk kane aspak ndjenja njerezore –Raca me e ndyre e femres jane infermieret e spitaleve te Tiranes
Ik ore Sali langaraqi se sherbimin spitalor e ke ktheyr ne nje ferr te vertete –Vetem per kete ti duhesh hequr zvarre nga Tirana , shkerdhate
Mjere njerezit e varfer qe ju bije halli te shkojne ne spitale
___ Mblidhuni ore te gjithe partite politke –Te djathte e te majte bashke
te rrezoni kete bir bushtre Sali Berishen se shkateroi nje komb te tere
Kush ka pasur hall ne spital e di se cfare tmerri jane spitalet
e Shteterore te Tiranes
I nderuar “Lom deliu”
Nga komenti qe i ben “Lym DeNmokratit” dukesh se e keqkupton. Ne vend te shaje e te peshtyje ( me plot te drejte) banden qe na qeveris e qe tallet me ne duke na konsideruar si leshko,”Lym DeNmokrati” preferon sarkazmen dhe ironine per kete qeveri te paftyre. S’eshte hera e pare qe Lymi perdor ironine (me shume efikasitet per mendimin tim).
Pranohet nga te gjithe se tallja dhe ironia jane (ne te shumten e rasteve) me te efektshme se sa sharjet direkte qe gjithesesi keta te paskrupullt i meritojne.
Me respekt
Eeeeej o koke, po flisni per modelin ekonomik me te mire e me te sukseshem ne bote!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html
SALI-BREKE-SKISHA,GENJEN E KOOPERTIVISTET DEGJOJNE E BESOJNE,JOPEPINA-POPALLI,KERKON TE NDERTOJE NJE OBJEKT TE RI KU TE MBLIDHEN HAJDUTET KOOPERATIVISTE E POPULI FLE,IDHJER-MEDHA NGA SKRAPARI,NUK LE GJE PA RREMBYERE E NE COROVODE NGJADHET FUAT-CELA,E BEHET KIRUG,VRITEN NJEREZ NE GERDEZ E ASKUSH NUK INDINJOHET,KALLUPI I BASHKISE SE TIRONES,KA APROVUARE NDERTIMIN E ZHAMISE E CILA DO TI HAPI SYTE E BYTHEN SHQIPTARVE,DUAM SA ME SHUME ZHAMI JO SHKOLLA,JO CERDHE,JO SPITALE,JO PARQE TE GJELBERUARA,O RRUGE KU MUND TE ECET EDHE ME BICIKLETA,O SIC I QUAJNE NE EUROPE PISTA-PER-BICI.SHERBIMI SHENDETESORE ME I QELBURI,MJEKET JANE MATRAPAZE E JO NJEREZ QE DUHET TE KENE ETIKETEN E HUMANIZMIT.EH UH OHHH BROHORASIM PER TERE KETO TE MIRA.
Po ju jap nje fakt personal…… Kam mbaruar studimet master dyvjecare 120 kredite jashte ne BE per menaxhim te sistemit shendetsor dhe spitalor, me specializim per sigurine e pacientit. Kam mbaruar me vleresim A, si dhe kam mbrojtur temen e masterit me 70 pike nga 70 te mundshme me lavderime. Sot jam e pa pune sepse ne minsitrine e shendetsise nuk mund te punesoshesh se duhet te jesh militante. Personi mban detyren qe mbulon sektorine e sigurise se pacientit ne minsitrine toen te shendetsise ka mbaruar gazetari.
Ku eshte meritokracia dhe si duhet te jete shendetsia tek ne?
Pse rri?
Pse nuk shkrua keto qe thua ne dy pankarta dhe te dalesh ne proteste?
Pse nuk merr familjaret dhe shoqerine e te shkosh tek Min. Shendetesise e te lidhesh me zinxhira tek kangjallat???
Vetem keshtu mund ti shkoje nai llaf ne vesh Sali Berishes.
Voto per PS dhe Rilindjen Shqipetare!
Pac fat tek privati!
Dorela
Ke mbaruar per mjekesi, infermjeri apo per shkenca sociale?
Dorela ,jam i interesuar te takohem me ty per ceshtjete sigurise se pacienteve
Mund te me kontaktoni pas dates 15 Prillne numurin 069 20 62 00
Falemind paraprakisht
Po te pyesni per politikat e shendetit mendor ju ka rene ndermend gje? Kur tere vendet e Europes me te cialt na krahason syplasuri PV e kyreministri kane politika mbrojtese dhe integriteti per shendetin mendor, ne shqiperi te semuret mendor mbahen ne haurin elopes….. turp.. lajme te tilla nga Shqiperia na nxorren bojen neper bote e neper universitet ku po bejme kerkiem shkencore epo perpiqemi te japim nje tjeter imazh te Shqiperise…po per diplomat e farmacise, infermierise qe blihen neper universitetet e Shqiperise ju ka rene ndermend te pyesni? Po per drejtoret hajdute te drejtorise se barnave ne minsitri qe jane militantet e Pd qe e kane marre shkollen me shkelma keni pyetur… qe marirn vesh vetem nga berja e marrveshjeve per te futur ne vend medikamente pa efikasitet, pa siguri dhe pa etike mjeksore…..shendetsia ne Shqiperi eshte nje gjiriz qe nuk ja gjen dot njeri fundin…… ke frike te kerkosh shifra apo raporte te situates se shendetesise ne Shqiperi se minsitria nuk shkruan nuk publikon vetem merret me vjedhje tenderash……..gjithe sistemet shendetsore ne bote po dalin me deficit.. ky i yni lulezon ……. cudi, vertet cudi.. ndaj po lulezojme edhe ne nga shendeti tepert…
Eshte ekzemplare,vetem futja kot me kot.Si ben syri drite per genjeshtra.Do degjojme qyfyre deri kur te zhduket.Mund te thote edhe keshtu:Anija kozmike qe nisem keto dite per ne mars nga baza aero hapsinore e Pukes arriti me sukses ta kryeje misionin e vet.Astronautet tane u kthyen dje nga misioni i tyre.tani jemi nje nga vendet e para ne bote qe po eksplorojme marsin.Jemi ne kohen e shkences dhe studimeve teresore planetare.Rrofte Shqiperia, e bukura e dheut.Hajd mirupafshim.Te nesermen fillojne gazetat dhe e besojne dhe diskutojne idiotizmin e ketij psikopati
Edhe keta te PS I bien legenit si “doktori” I PD-se.
Asnjeri nuk deklarohet se sa % e GDP do te shkoje per shendetesine. Ne Shqiperi 2.9%, rajoni mesatarisht 6% dhe vendet e zhvilluara te pakten 7%.
Ky eshte shpjegimi se pse ka me pak shtreter apo se pse shqiptaret paguajne 60% nga xhepi I tyre.
Ka edhe nje arsye tjeter. Prej tashme 12 vjetesh shendetesia eshte pjese e pazarit te partise ne pushtet me ato te vogla te cilat e mjelin sektorin si t’ju teket.
Mesa po shoh edhe keta te PS ne kete rruge jane…
Po cfare ke me PS-ne,o plehre,dritani???Ajo eshte ne opozite dhe ka vetem celesat e kashtes ne dore!!!Pse nuk i bie KATILIT BERISHE,ti o kelysh i serbit,por aludon per PS-ne!!!Ty te kane palluar gruan dhe ti merresh me gruan e komshiut!!!Ik,more zagar se ja fut si kau peles!!!Kush eshte ne PUSHT-et,ai i ka te tera pergjegjesite!!!Paske mesuar edhe GDB ti in jorant fashist shpellar!!!Per cfare i bien legenit keta te PS-se,o LEGEN????Kur te vije ne pushtet PS-ja,atehere AKUZOJE PER TE GJITHA!!!Deri atehere,ha MUT KOT!!!
Pyetjet behen para se te votosh dhe jo me pas.
Ne koment I BIE Salit si do t’i por ai e konsumoi veten keshtu qe nuk meriton me shume se nje fjali. Nese nuk e kupton dicka, mire eshte ta lexosh dy here tha Ben Blushi tek Opinion.
PS ka qen ne pushtet prej 97-2005; ne ate kohe per shendetesine kalonte 2.5% e GDP; Ministrine e Shendetesise ia “dhuroi” PBDNJ-se.
Pyetjet qe I shtrohen PS se sotme Jane:
1- Sa % e GDP per Shendetesine?
2- Kush do ta kete Ministrine?
Kur nje sektor eshte prioritet postin e Ministrit mund ta mbaje Kryeministri.
Kete nuk e dime sa eshte prioritet per PS por kjo nuk ka rendesi per votuesit qe shkojne te votojne me sy mbyllur dhe qe iu eshte mbushur truri me mut e ku nuk ka vend per gje tjeter.
Qe ta kuptosh te nevojiten nja 8 vjet me duket…
Shpenzime per shendetesine ne Shqiperi jane 6.4 % e GBP nga te cilat 2.9 i paguan buxheti i shtetit te tjerat jane out of pocket (qe do te thote para qe shqiptaret i paguajne nga xhepi i tyre per te blere ilace, rryshet mjekve, trajtime jashte shtetit dhe trajtime ne spitale private). Flisnik me shifra dhe mos flisni budallalleqe.
E ke tek artikulli dhe fjalia e 4 e komentit.
Mund ta lexoje edhe 2 here…
Nejse
Si do ta realizoje PS qe te heqi makuterine e mjekeve tane, qe nuk e prekin me dore pacientin, po nuk pati ndonje te aferm prane qe te bejne pazarin me te?
harrohet nje tregues edhe ma domedhanes:nivelin e pageses ne dore(off the pocket),qe tregon koston e vertet qe duhet te paguaje qytetari per shendetin e tij:ketu ministri e ka me vend jemi te paret per bakshishinqe duhet te pergadisim,se per ndryshe as nuk te hedh sy kush!
e ke gabim Dorela! ne shqiperi te semurit mendor behen kryeministra e ministra,prandaj kemi kete gjendje ne shendetsi!
Ne jashte e dime mire se cfare sisteni te ndritur shendetesor ka Shqiperia…Shkoni te shikoni autobuzat Athine – Shqiperi , ne kroskotin perpara kane gjithmone ilace…Do na kishin vdekur pleqte me kohe…Ndersa ti Dorela te me falesh po e ke fajin vete. Ne Berat dikur thuhej : Me mire vic ne Lapardha se kryetar kooperative ne Rroshnik… Mua nuk me pushuan nga puna,por ja qe me thoshnin te pushoja te tjeret nga puna me liste qe ndryshonte cdo kater vjet…
ahahahahaha e forte kjo…..
Ta kishte shkrujt njeri tjeter kete artikull do e besoja…po Zj. KLODIANA jo vetem kur nuk ishte deputete po edhe sot vazhdon mer leke kur ben nje vizite zemre…njerezit nuk hane bar…fillo jep njehere ti shembullin e mire pastaj fol cbejne te tjeret…se e dime dhe kush investoi per kanditaturen tuaj ne durres..ishalla arrin ti kthehen leket se deri sa te jete sala keq e kane punen…theksoj nuk kam inate personale me klodiana spahiun une nuk jam i pd…kam votuar gjthmone ps…po duhet qe te rrime shtrembur e te flasim drejt…si gjithe mjeket e spitalit te durresit dhe kjo eshte nje lekiste…perjashto nje doktor qe slind me MIRI HOTI….
Presorja me ka len si detyr te shkruaj 6 faqe per shendetsin Shqiptare (une jetoj ne USA) gjithmon e kam mbrojtur shqiperin dhe te gjithve ne shkoll u kam folur sa e bukur eshte shqiperia dhe se ata do te ngelen shum te kenaqur ne se kalojn pushimet e bahrit ne Shqiperi. Problemi tani qendron qe une ua kam mburr shum shqiperin dhe po te shkruaj faktet e shendetsis shqiptare do ti tremb te gjith klasen. tani sdi cfar te bej te genjej ne detyren time dhe ta mburr shendetsin shqiptare apo te tregoj te vertetn dhe ti tremb te gjith klasen qe mos te shkelin kurr ne shqiperi hmmm