Gjendet i vdekur në minierën e Vërdovës në Pogradec 33-vjeçari Geront Xhukellari. Pas disa orësh kërkimesh forcat e Repartit të inspektim shpëtimit të minierave, (RISHM) kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të asfiksuar nga gazi në brendësi të minierës.
Xhukellari ndodhej i bllokuar në minierën e braktisur të Vërdovës që prej ditës së djeshme. Familjarët e Gerald Xhukellarit rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm kanë bërë denoncim në komisariat për zhdukjen e tij.
33 vjeçari kishte hyrë në minierën e Vërdovës për të mbledhur skrap por ka mbetur i bllokuar aty pa mundur dot të dalë jashtë galerive.
Kjo eshte Shqiperia, ngushellime familjes. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mdc-kerkon-ndihmen-e-vatikanit-per.html