Gazeta Panorama ka sjellë një pamje të dhimbshme të fshatrave të Korçës e Devollit, që janë detyruar të hedhin me mijëra tonë patate, qepë dhe mollë për shkak se nuk kanë ku i shesin. Kështu ndodh çdo vit në fakt. Qindra familje në mbi 22 fshatra kanë shpallur falimentimin dhe thonë se do marrin një masë ekstreme: do bojkotojnë zgjedhjet.
“Kemi rënë dakord në fshatin tonë dhe po lidhemi edhe me fshatrat e tjera që të bojkotojmë zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Nuk kanë pse të tallen më deputetët e Korçës me ne. Të vijë po deshi sërish këtej Ridvan Bode e të na kërkojë vota, por do të bllokojmë rrugën nacionale. Ai u hapi doganat kosovarëve, ndaj le t’ua marrë atyre votat për 2013. Ne kemi halle të tjera, të paguajmë borxhe e të ushqejmë fëmijët”, thotë një përfaqësuesi i fshatarëve.
Pa dyshim është një kërcënim që e bën Boden e Berishën të vërë buzën në gaz. Është tronditëse të shohësh se si kjo mazhorancë merr votat e fshatarëve në këtë qark apo edhe në qarqe si ai i Elbasanit, ndërkohë që ata zhyten në mjerim të plotë. Po ashtu mjerim është të shohësh se si veriu migjenian i jep votat tij. Ose më saktë, Berisha ua merr votat.
Ndërkohë që sjell këto pamje të trishta, Panorama sjell edhe rrëfimin e një fshatari që thotë se ambasadori amerikan i ka blerë pesë thasë patate.
Jo bojkot, por vote kunder Berishes.
po doni te ushqeni familjet shkoni ne lazarat per trainim,,,,atyre su mbetet kurre malli pa shitur….
Po mire, si ka mundesi qe cmimet tuaja jane me te larta se ato te kosovareve. Ata i paguajne taksa shtetit te tyre dhe i paguaj edhe dogane(sado e vogel) shtetit shqipetar pervecse transportin e tregun etj etj.
Apo na hidhni hi syve e na i ngrini cmimet ne ketej nga Tirana se helbete…Nuk ka ngelur devolli pa ardhur ne tirane pas b.. se bodes e tani e di si eshte puna…nuk i duam patatet tuaja se jane te shtenjta se edhe ne kemi kalamaj e me ato cmime nuk i blen as ne greqi…gremisuni…
mbillni arror , dhe boronica, pse se degjoni qeverine !!! sa shume prodhim paska ne shqiperi!
keta te devollit po mesuar tia hipin gomarit ,gjithmon ka per ti genjyer bodia….
Ne qofte se ka akoma shqipetare qe nuk kan kuptuar qe sali berisha eshte kriminel i popullit shqiptare kjo eshte e tmerreshme.Edhe ata qe nuk shikojne e degjojne duhet ta kuptojne dhe jo me njerzit normal.Ata qe besojne tek ky bastard le te mbjellin arrore dhe te shkojne per gjueti peshku jo ne det e liqene por ne maj te malit te jezerces.
aaa tani po qe e keni fajin vete… Mbillni more pjeshka, se ka thene Saliu qe i ka qef…
eee ka marr fund ky shtet… Cohu o popull, cohu se ka ardhur koha, cohuni njehere per familjet tuaja, rrezojeni dhe shpeshtoni kete shtet nga keta gjakpirsa te ndyre…
Kur tregetaret i blejne patatet dhe qepet ne Kosove e Maqedoni, do te thote se i blejne me lire se tek ju, o devollinj. Prandaj, ulni cmimet qe te mos i hidheni ne lume. Ekonomi e tregut tani, jo ekonomi e planifikuar. Cfare do te thote qe ta marrin mallin tek ju me shtrenjte se diku tjeter.Tregetaret e medhenj duan te fitojne, jo tju pasurojne juve. Sa per zgjedhjet, nuk i behet vone asnje force politike,se ato jane certifikuar qe tani, se kush do ti fitoje. Nuk te le njeri te rrish 12 vjet ne pushtet.
shezo,
Mos harro more mik se kudo ne bote cdo shtet ka dogane per prodhimet bujqesore. Desha te te siguroj se Zvicra prodhimet e saja bujqesore i ka me te shtrenjta se fshataret e vendeve te BE, por ama prodhimet e fshatarit zvicerjane mbrohen me te drejte nga DOGANA ZVICERJANE, me dy menyra :
– Duke ju vene kuota sasia prodhimeve te Be.
– Duke ju vene dogana shume ta larta prodhimeve te BE.
Mos harro se fshatari shqiptar nuk mund te shesi patate ose qepe nen cmimin e kostos se prodhimit. Edhe fshatari zvicerjan nuk shet patate dhe qepe nen koston e prodhimit sepse mbrohet nga shteti me anen e DOGANES.
Cdo shtet ka nje dogane qe te mbroje prodhimet bujqesore.
plako
duhet ta shpjegosh mirë pikën e dytë!
-ato që dogana vjel nga prodhimet e BE ju kalohet prodhuesve zvicerianë në formën e subvencioneve!këtë e ke parë disa vjet më parë me qumështin zvicerian që pavarsisht se prodhohet me një çmim më të lart se ai në treg ai ka çmim të njëjtë,ndonjëherë më të ulët se ai i BEsë!pavarsisht se qumëshit francez prodhohet gati me 1/3 e ati zvicerian!subvencionet shtetrore bëjnë që fermerët zvicerian të mos kenë problem shitjen e prodhimeve të tyre!
në shqipëri kjo lloj pune asqë njihet fare!është më e vështirë të vjedhësh subvencionet sesa të marrësh rryshfete nga tregëtarët importues!
sa për devollinjtë është e njohur që ata i hipin gomarit mbrapsht!mos ta kërcënojnë berishën me bojkot,por të presin deri sa berisha ti fusë gënjeshtrën e re,pastaj kanë kohë dhe katër vejet për të prodhuar patate për pelehërim!
anticensure,
Kam mendimin se, fshataret tane kane problemin se, nuk jane te organizuar mire qe te mbrojne veten e tyre. Ta them me siguri se para 20 vjetesh fshataret e Valisit ( ne kufirin me Italine ) dogjen magazinat ku magazinoheshin domatet dhe rrushi italjan. Fshataret u ngriten disa here dhe qeveria zvicerjane qendrore nuk beri asgje per te mbrojtur domaten dhe rushin zvicerjan.Pas djegjve qe u bene qeveria qendrore e zgjidhi problemin. Ne se femija nuk qan edhe nena qe eshte nene nuk i jep per te pire. Pra kjo pune do organizim dhe disipline nga ana e fshatareve shqiptare.Per sa i perket subvensioneve te qeverise une di se, cdo familje zvicerjane fshatare merr nga shteti minimum reth 50mije franga zvicerjane ne vit si subvencjon qe, ajo te mos largohet nga fshati. Kuptohet se, qeveria shqiptare nuk ka kaq leke dhe se, fshatari shqiptar ne se vjen ne qytet nuk ka shanse te gjeje pune sepse ne qytet vete ka shume te papune. Mendoj se, arma e mos dhenjes se votes partise se Sales do te jete shume efikace ne se do te perdoret me disipline nga te gjithe fshataret. Kuptohet se, une nuk e njof fare situaten dhe me habit fakti pse PS nuk e shfrytezon kete rast.
Plaku ti ke te drejte i nderuar.Problemi qendron te ata antishqiptaret e qeverise qe se çajne menderen per kete vend.
Fshataret e shkrete e kane inatin me Boden qe nuk i ndihmon edhe pse ata i kane dhene voten.Jam i sigurt se po te ishte Bodja nga Lushnja o nga Berati, me Boden do mbertheheshin vetem fshataret e Lushnjes dhe Beratit.Ai vend ka mbaruar.Po nuk u kthyen gjithe emigrantet e viteve 90 Shqiperia s’ka per tu bere kurre.
qeveria duhet te ndjeki politika te tilla qe fshatari te mos dali me humbje e ti ngelet malli stok por ne edhe kete pak prodhim qe kemi na vete dem. kjo tregon qe jemi qeveri e mbaruar nuk jemi te afte as per veten tone
Te vjen me te vertete per te qare.Mendoj se mjeti i vetem per ti ndihmuar fshataret do ishte vendosja e kuotave te futjes se patateve dhe qepve te huaja ne Shqiperi. Kete e ben cdo shtet ne bote. Dogana duhet te mbroje fshataret shqiptare. Kjo me kujton edhe budallallekun tjeter te Berishes ne lidhje me ullinjte. Ne tregun e BE per ullinjte dhe vajin e ullirit eshte nje lufte e forte kontingjentesh midis Greqise, Italis, Spanjes dhe Portugalise. Sale idioti do te rrisi prodhimin e ullirit pa patur as nje kontigjent shitjeje ne tregun europjan. Une di te them se socjalizmin real e rrezoi deshtimi ekonomik dhe shpresoj se deshtimi ekonomik do rrezoi edhe Salen. Problemi eshte ne se Edi ka ndonje staf ekonomik jo patriak por te zote.
ehhhhhhhh gjynah te shkretet, ne ketej nga tirona i blejme te gjitha shtrenjte mollet e patatet greke, maqedone e serbe , keta i hedhin… sa per kercenim kur vjen fushata keta harrojne dhe KJO ESHTE FATKQESIA ME E MADHE
POPULL ME MEMORIE NJE SEKONDE!
Ca fitimi mund te kishin te gjithe me kete, pronaret e mallit, shteti…. po kur ke injorant ne pushtet ske ca bo. Do u ndalote importimi i te gjithe perimeve, duke shfrytezuar ato vendase, ekonomia do kishte me stabilitet, shteti do kishte fitim gjithashtu… qytetari do e paguante me pak mallin sepse nuk paguan trasportin.
Do mund te eksportonim ne Kosove e me gjere. Do kishim 1 dicka MADE IN ALBANIA, se u mbytem me MADE IN TURKEY, CHINA, MAQEDONIA, IRAN….
CA FATI PASKEMI PAS………………………….
Fshataret e zones se Devollit ose te fushes se Korçes gjate vjeshtes qe shkoi e shisnin pataten me 250 lek(te vjetra)kg.Ne periudhen e dimrit e ngriten çmimin 100%.500 lek kg.Tani qe patatja dhe qepa e ka humbur vleren ushqimore,kerkojne te mbajne çmime te larta.Fermeret e vendeve fqinje po ulin çmimet per arsye se prodhimi do t’ju kalbet dhe do t’ju mbetet ne dere.Fshatari tek ne. e prodhon, kerkon edhe ta shese me pakice, dhe pa paguar taksa.Me keto mendesi fshatari behet dembel.
mbt habari FOTO REPORTAZH: Vetëm këtë kërcënim mos ia bëni Bodes! | Gazeta Tema