The Guardian: Shqipëria, jashtë radarit të turistëve dhe me një infrastrukturë të mjerueshme

16 Prill 2012, 11:58Sociale TEMA
The Guardian: Shqipëria, jashtë radarit të turistëve dhe me

Ky reportazh i gazetës së njohur The Guardian prek në zemër dy çështje që i ka shumë për zemër kryeministri shqiptar, Sali Berisha, rritjen e turizmit dhe përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës.

Shkrimi me titull “Të testosh ujin në Shqipëri” i gazetarit Killian Fox, thekson pikërisht këto dy çështje si problemet më të mëdha të Shqipërisë. Gazetari thotë se jemi vend i mbetur jashtë radarit të turistëve.

Ai ka udhëtuar nga Shkodra, përgjatë lumit Koman drejt Luginës së Valbonës. Nuk dihet pse reportazhi është botuar sot për shkak se ai flet për kulmin e sezonit verën e shkuar. “Kudo tjetër në Europë ky udhëtim prej dy orësh (që guida jonë e përshkruan si një nga udhëtimet me të bukur në botë) do ishte i mbushur me turistë të tjerë, por nuk ndodh kështu në Shqipëri, të paktën jo tani,” thuhet në shkrim.

Gazetari e përshkruan Shkodrën si një qytet që në mbrëmje kur njerëzit ulen në kafe të duket sikur je në Itali. “Kjo ndodh derisa dëgjon zërin e myezinit nga një xhami ose kur fikson sytë në një godinë që duket sikur është transplantuar nga Moska e viteve ’50,” shkruan gazetari.

Rruga për në Alpet e Shqipërisë ka të tjera aventura. Ai thotë se nuk ia kishin idenë si të shkonin atje, nuk kishte asnjë zyrë informacioni, asnjë guidë. Thjesht rregulluan një marrëveshje me një taksist që fliste nja dy fjalë anglisht. “Nëse gatishmëria për të të ndihmuar dhe mikpritja do ishin një burim i shitshim, Shqipëria do ishte një vend i pasur,” shkruan autori.

Gazetari mbetet megjithatë i befasuar nga bukuria natyrore e Alpeve, por thekson se i mbeti pa parë një pjesë e madhe e Shqipërisë. Në fund të shkrimit, ai shprehet: “Nëse jeni të gatshëm të hyni nëpër rrugë me gropa dhe të bëni marrëveshje private transporti, Shqipëria është një gjetje e rrallë”.

15 komente në “The Guardian: Shqipëria, jashtë radarit të turistëve dhe me një infrastrukturë të mjerueshme”

  1. aqif pallaska says:

    E kam lexuar 2 dite me pare kete artikull dhe thote te verteten, Shqiperia eshte i vetmi shtet ne Europe qe nuk ka stacion autobusi ne asnje qytet.
    Por pa harruar qe “The Guardian” eshte pak (tendencioze) ne lidhje me Ballkanin dihet hapur

    1. armand says:

      Shkakun kryesor te kesaj gjendje te mjeruar ne Shqiptaret e dime se kush eshte.Po te kishim nje qeveri shqiptare sot mbas 22 vitesh emigrim besoj se shumica e emigranteve do ishin kthyer ne vendin e tyre.
      Po te kishin punuar per zhvillimin e bujqesise,turizmit dhe konsolidimin e asaj pak industrie qe trasheguam nga komunizmi sot do ishim fanar te kapitalizmit ne brigjet e adriatikut.Ketu te dashur shoke e shoqe interesat antishqiptare te politikaneve shqiptare kane per te na mbajtur ne jete te jeteve ne kete gjendje.
      Pyetja eshte e thjeshte: A mundemi ta ndryshojme kete gjendje vetem me fjale dhe vota? Mundemi, kur ne krahun tjeter kemi te bejme me njerez.Une ne krahun tjeter nuk shoh njerez por vetem kafshe dhe shtaze (tu marrin te keqen kafsheve).
      Nese dikush ka ndonje zgjidhje te shpejte ma beni te ditur se jam gati te kthehem edhe mbas 22 vitesh emigrim.

  2. Gazmir Piku says:

    Kujtesë per ata që se njohin historine:SHQIPERIA NUK KA PASUR KOLONI.

    1. Europa says:

      Sepse skane bythe. Shqiptari te shet per nje karike dhe nje cope p..

    2. Vlora1912 says:

      Kujtes per ata qe nuk e dine(Perfshire edhe GazPikun)

      Shqiperia nuk ka shtet.

      Edhe ate pak struktur shteterore ndertuar deri ne ’90 e shkaterruan Barbaret.

      Ne kemi qen koloni e Osmanve(Turqve qe i pelqejne aq shum grat shqiptare!!!)

      Por nuk perbejne justifikim qe te ndodhemi ne kete far derenxheje.

      Nuk perbejne justifikim per te gjitha shkaterrimet e bera gja 20 viteve te fundit.

      Nuk perbejne Justifikim per te gjitha Pabesite, Barbarite, Zaptimet, e kryera kwto 20 vite Dhjemokracie…

      Vetem bastardet e shohin si shkak te gjendjes aktuale te Shqiperise, Mospasjen e kolonive,

    3. Voica says:

      GAZMIRO,po per te qene, ka qene ndonjehere koloni? Dhe na shpjego pak retoriken e kesaj deklarateje tendes.

    4. whatthehell says:

      ke te drejt ,kolonet nuk mund te krijojne koloni,por ishte koloni otomane per 500vjet.harrova kena kolonizu tiranen.

  3. analisti says:

    Shqiperia truall pa koke,kokat kishin dhe kane Nr1 pasurimin e tyre nen rogos,ky qellim mbolli,perhapi,kultivoi, gjithe intrigat e ketij populli.
    Pasuri e shqiptareve fle neper bangat e botes.

  4. Fatmir97 says:

    ”Gazetari mbetet megjithatë i befasuar nga bukuria natyrore e Alpeve, por thekson se i mbeti pa parë një pjesë e madhe e Shqipërisë. Riviera Shqiptare – http://youtu.be/CC2m3gl25hA

  5. plaku says:

    Djema, para tre ditesh pashe nje program televiziv tek Top Channel ne lidhje me turizmin. Emri i programit eshte “shqip”. U fol gjate per sukseset e turizmit ne Shqiperi dhe bla bla bla bla. Me e bukura ishte se, gazetarja e “Shqip” u lidh me kryetarin e bashkise se Durresit dhe ky i fundit pasi foli per sukseset dhe investimet e medha qe ka bere qveria ne Durres ne fund fare e dhjeu, kur harroi te genjeje, dhe tha se per Durresin ka mbetur nje probelm “i vogel” dhe pikerisht uji i pijshem. Me thene te drejten qesha dhe qava se bashku dhe nuk vazhdova te shof me kete farse genjeshtrash ne tv ne lidhje me zhvillimin e turismit ne Shqiperi. Pra cdo gje ne rregull ne Dures pervec te problemit te ujit te pishem. Hajde shtet hajde.

  6. katunari says:

    Gjera te verteta te thena troc,pa zbukurime,qe do te thote qe Shqiperia eshte vend i bukur(,ia vlen ta vizitosh por nuk ka infrastrukture,s’ka guida,zyra informacioni per turista etj,me nje fjale kujt ja ma bytha me bo turizem heroik mund te shkoje dhe do kenaqet.Pastaj llafet qe thote Sala dhe ai debili Bumci dhe para ardhesit e debilit,se kaq milion tursta dje dhe kaq milion sot,dhe kete vit do vijne shume,keto jane perralla me mbret.Turizmi ne Shqiperi,eshte akoma ne fazen e primitivitetit,ne cdo aspekt,ne organizim,ne akomodim le per te deshiruar,ne transport etj(pervec ushqimit dhe mikepritjes),me nje fjale duhen vite e vite te behet industri.

  7. malcori says:

    shqiperia eshte e bukur………por pa shqiptare

  8. Shkelmendasi says:

    Mos u nxitoni se nuk ka shkrujt shkelmendasi akoma dhe te permendi sukseset bisha_ muti. Me falni berisha_ meta

  9. malcori says:

    ja ka fut kot plako, po te interesohej ke gazeta tema ose ke merua,do e ndihmonin per guide e transport jane redaksi e pa pare

  10. martin says:

    per ne qe jena shume vite jashte dhe kena punu edhe ne turizem,turizmi ka nji sekret po erdhen anglezet dhe amerikanet ne ate vend,thith gjithe vendet e tjera.se keto dy vende jane qe kane udhezuesit me serioze ne klasifikim e tyne ne ministrite e tyne te jashtme per komplet evropen.informacioni turistik ne shqiperi len per te deshiruar,leni ato arkivolet levizese fugonat qe jane si ne azi,dhe nuk i gjen ne as edhe nji vend evropian.lere me WC dhe standarte ushqimore.ata qe vijne jane pak prej anglezeve,por qeveria si e ben pervit numuron edhe emigrantat shqiptare te anglise.turizmi fillon nga minuta qe ulesh ne ate vend,dhe shqiptaret nuk qeshin shume se u bie burrnia,lene ma me kriju industri turizmi,ketu nuk po vijne ma kosovaret lene ma anglezet.megjitheate shpresoj qe te vizitohen ato vende te bukura dhe njerezit te nxjerrin shpenzimet,se per tu pasuru nuk bahet fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje