Këshilltari i Berishës, nën akuzë për abuzime me tekstet shkollore

16 Prill 2012, 18:10Sociale TEMA

Këshilltarë dhe ish- këshilltarë të Berishës duket se e kanë pasur synimin kryesor tyrin të shqyejnë arsimin shqiptar duke mbushur xhepat e tyre

 

Pas prezantimit të projektligjit për Arsimin Parauniversitar nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj në Komisionin e Arsimit dhe Medias, opozita ka akuzuar hapur këshilltarin e Kryeministrit për Arsimin, Fatbardh Musai, për abuzime me tekstet shkollore.

“Këshilltari i Kryeministrit, zoti Fatbardh Musai, përveçse bën tekste, nga e para deri në klasën e 12-të dhe është autor tekstesh dhe është në konflikt të pastër interesi, me pëlqimin tuaj, vërej që keni lënë një syzim edhe për agjencitë private dhe atëherë a mund t’i shpjegoni dot këtij Komisioni, përse ia keni thjeshtuar kaq shumë rrugën këshilltarit të Kryeministrit, i cili ka mëse 6 vjet që ofron trajnime të mësuesve dhe të drejtorëve, ndërkohë që ende nuk është bërë platforma për drejtorin? Ai ka aplikuar për të marrë licencën, e ka marrë atë dhe që do ta shpallni pas dy javëve. Jeni përgjegjës ju dhe gjithë enturazhi juaj, për shkatërrimin e mëtejshëm të arsimit, duke e vënë si leckë të politikës”, tha deputetja socialiste, Ledi Shamku.

Ministri Tafaj nga ana e tij, u shpreh se ka një rregullore për konfliktin e interesit, që ndiqet me përpikmëri. “Sipas kësaj rregulloreje, të gjithë nëpunësit e Ministrisë dhe të agjencive vartëse, janë të deklaruar për mungesë të konfliktit të interesit. Për këtë çështje ju mund të kërkoni sqarime dhe mund të japim sqarime me shkrim”, tha Tafaj.

Reforma e Altertekstit eshte vene ne shënjestër nga deputetët e opozitës, të cilët kanë pyetur se si është e mundur, që një zëvendësministër dhe një këshilltar i Kryeministrit janë njëkohësisht edhe botuesit e librave shkollorë.

“Pjesa më e madhe e teksteve që sot dominojnë dhe quhen ‘të përzgjedhura’, në shkollat shqipe janë pikërisht tekstet e këtyre njerëzve. Mund ta them fare hapur, njerëz që janë në stafin e afërt të kryetarit të shtetit shqiptar, apo një prej zëvendësve tuaj, që është emëruar tani rishtaz. Eshtë autor i pesë teksteve, është zëvendësministër i Arsimit dhe tekstet e tij, me siguri që do të jenë më precedencë në përzgjedhje, ku menaxhohet rreth 4-5 milionë euro që ka të bëjë prodhimi i teksteve shkollore dhe tani është më shumë për shkak të teksteve alternative, të krijohej mundësia me këtë rast, të fitonin një rrjet të tërë librarish edhe titujt artistikë dhe shkollore, në të gjithë vendin”, tha deputeti socialist, Fatmir Toçi.

Prezantimi i ketij projektligji, i cili eshte kontestuar ne disa pika nga opozita, nuk ka nje fature financiare, ndaj kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj e cilesoi jo real.

“Juve e dini shumë mirë që një ligj nuk mund të kalojë në Parlament, pa një faturë financiare. Ai ligj që ka një kosto. Unë besoj që nëqoftëse juve nuk jeni sot në gjendje që të jepni një faturë financiare, për këtë projektligj, ky projektligj nuk mund të kalojë në Parlament. Unë zoti ministër do t’ju vë në dispozicion një letër që më ka dërguar një djalë, i cili ka mbaruar arsimin e lartë. Nëqoftëse juve ja lexoni dot emrin, unë sinqerisht do t’ju falenderoja. Ka mbaruar shkollën e lartë, çka do të thotë që kyçi i kësaj reforme do të jetë cilësia. Si do ta përballoni shtesën e arsimit parashkollor, si do ta përballoni shtesën e arsimit të orientuar, që pretendoni, apo si do ta përballoni çështjen e trajnimit, sepse jua thashë më përpara, deri tani buxheti ka shkuar poshtë…Thotë që trajnim pa buxhet është shumë vështirë për t’u bërë. Çështja tjetër, nëqoftëse jeni në gjendje të jepni një përgjigje, ka të bëjë me shmangien e politizimit”, tha Leskaj.

Nenet 55 dhe 60 të këtij projektligji, që parashikojnë emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave dhe mësuesve, shkaktuan gjithashtu debate.

“Në fakt në të gjitha procedurat e shkarkimit, drejtori nuk mund ta shkarkojë mësuesin, pa marrë pëlqimin e Komisionit. Dhe ligji e shkruan këtë. Duhet të marrë pëlqimin e Komisionit dhe shkarkimi i mësuesit bëhet sipas këtij ligji. Ky është një status, i cili është krejtësisht i ngjashëm me statusin e nëpunësit civil”, tha Tafaj.

Diskutimet mbi kete projektiligj do te viojne gjate diteve te ardhshme edhe me propozimin e amendimeve nga shoqeria civile dhe sindikatat./TCH

14 komente në “Këshilltari i Berishës, nën akuzë për abuzime me tekstet shkollore”

  1. Sa per arsimin skini c\thoni, e ka qa Doktori, tan me mastera jena

  2. mali says:

    Arsimi eshte bere rakitik, si fytyra prej hardhuce tinzare e ministrit.

  3. arrori says:

    me ministrin mos u kruani shume,se eshte bere dhe me dashnore bukuroshi vogel.

  4. zenga says:

    Ka dashnore ….?????, une nuk besoj kurre!

    1. arrori says:

      po,mor zenga,po,ka dashnore.po nuk besove,shko pyet cilindo ne ministri.

  5. niku says:

    para afro dy vjetesh konkurova per doktorature ne fakultetin e shkencave sociale. I plotesoja kushtet por Dhori karai me kete tipin na skualifikuan se futen ne doktorature Krenar Mehmetin, policin qe di gjithcka dhe asgje. Kelysh i berish zagarit eshte dhe ky por ska burg per keta jooooo, sepse korrupsioni eshte ne cdo qelize te shtetit

  6. i persekutuari says:

    nuk me intereson te lexoj komentet e tjera. jam demokrat 24 karatesh deri ne vdekje , por fatkeqesisht kjo eshte e vertete. ne elbasan kush shkolle nuk merrte librat e bardh musait , mesuesit kercenoheshin me pushim nga puna nga mati cela , shef arsimi ne elbasan . ime shoqe eshte arsimtare dhe e pohon kete, fatkeqesia eshte se edhe ky bardh musai , kelysh komunisti ben hajer ne cdo sistem , dhe ne familjet me dhjetra vjet burg ne sistemin komunist jemi po te persekutuar ne kete sistem. ky bardh musai , kunatin e vet e la 4 vjet shef arsimi ne elbasan , kujtim mema , mbesen e vet , vajzen e kujtimit qe nuk di 3 fjale anglisht i ka dhene te drejten e provimit te toeic te anglishtes per universitetin e elbasanit, burri i kesaj mbeses ka me nje qera qesharake ambjente ne un. e elbasanit, dhe eshte sekseri i pedagogeve. ju lutemi temes verifikjeni , jane te gjitha te verteta.

  7. Petro says:

    Mese e vertete.Kudo ka pasur nje presion te papare tek komisionet perzgjedhese neper sahkolla per te preferuar vetem nje autor.Pra, mesuesit jane sklleverit e rinj te ketij vendi.Prokuroria e konstaton lehte fare kete, nese ka prokurori.Reforma eshte hedhur ne ere nga po ata qe e propagandojne.

  8. JOMI says:

    Arsimi ka mare fund ne Shqiperi.E dini si thone arsimtaret sot? “Po shkojme ne shkolle jo per ti mesuar nxenesit,por per ti ritur,kujdesemi per ta te riten se per te mesuar nuk pyet njeri.Ne Laç psh,largohet nje arsimtare e gjuhes Angleze,qe ka dy fakultete,30 vjet pune,e semure,me dy gjuhe te huaja dhe ne vend te saj emerohet nje infermier,pa qene kure arsimtar,pa mbaruar asnje shkolle mesusie dhe i thone jep gjuhen anleze?
    Kur njofton kete minister koti qe jane shkelur te gjitha vendimet e qeverise,udhezimet e ministrise,jo vetem qe nuk kerkon llogari,por as pergjigje nuk kethen.Kur i thua drejtoreshes se arsimit,perse?
    “ATE PUNE E DI UNA”UNA JAM BEU I FSHATIT e nuk pyes as minister e as shtet???
    A besoni tani qe shkolla vetem i rit femijet dhe nuk i meson?Verifikojeni dhe nje qytet i tere do ju thote: Eshte e vertete shkolla ka mare fund. E ministri yne qe se pyet esnje drejtor ne baze,ben projekt ligje.Mjere Shqiperia,e me mjere do shkoje me nje brez qe po ritet i pa shkolluar.

  9. Bela says:

    Sipas Ministrit Tafaj, Z. Musai nuk ka konflikt interesi sepse zyrtarisht eshte i punesuar nga Kryeministria e jo nga MASH-i… prandaj sfera e tij e influences nuk prek sistemin arsimor. Ky arsyetim eshte qarte ne kontradikte te plote me faktin qe ky Keshilltar Kryeministri eshte aktiv ne fushen arsimore pasi per kete eshte keshilltar. Ai njeh dhe bashkepunon nga afer me MASH-in dite per dite pasi ky eshte fuksioni i tij. Por MASH nuk e kupton kete llogjike.

    Ministri mendon qe influenca qe ka nje mesues i nje shkolle fillore mbi koleget e tij ne ate shkolle e ne shkolla te tjera eshte me e forte se influenca qe ka Musai mbi drejtoret e drejtorive, shkollave apo vete mesuesit. Musai e njohin te gjithe, e dine te gjithe sa afer Kryeministrit eshte, po influenca e Musait eshte me e vogel se ajo e nje mesuesi shkolle… shume e llogjikshme. Sipas te njejtes llogjike, nese vete Berisha fillon te shkruaje e te botoje libra, as ai nuk ka konflikt interesi pasi teknikisht nuk punon per MASH.

    Ministri Tafaj ka me te vertete kurajon te zere ne goje rregulloren, te cilen e ka aprovuar vete ai, dhe te thote qe sipas saj Musai eshte ne rregull… Po ligji Z. Minister, çfare thote ligji?
    Po keshtu eshte kur edhe ata qe duhet te bejne pyetjet, nuk dine ç’te pyesin…

  10. shezo says:

    Sic eshte fytyra verdhacuke dhe anemike e ketij ministri gollobordas, eshte dhe arsimi shqiptar. Nje njeri tinzar dhe i paafte, hajdut dhe imoral, eshte turp te drejtoje arsimin ne vend. Fytyra e vertete e arsimit eshte ky njeri pseudo intelektual. Por do te vije shume shpejt koha qe do te pergjigjen per te gjitha cfare i kane bere ketij populli.

  11. Gazmir Piku says:

    Në Spanjë ekspertët kanë aritur në konkluzionin që shkak për papunsinë dhe borgjin e lartë janë mosshkollimi.

  12. ardian says:

    Ndoshta arsimi ka perparuar ne gjithe shqiperin po ka akoma shkolla qe kane mesues me buqesore dfhe lene ne mes te rruges mesues te pergatitur me arsim profesional Nje nder keta jam edhe une qe po sorollatem ne cdo dere qe te vazhdoj pune po askush nuk e merr parasysh kerkesat e mija nga fakti se marrin ryshfete nga ata mesues qe nuk jane me arsim perkates. Do i lutesha Fatbardh Musait qe ta kethej koken ne D A R Kukes dhe te shikoj se cfar po ndodhe dhe si po i mbajne mesueset ne pune dhe si po funksionojne shkollat ne zonat per rreth. do kerkoja mua te me ndihmoj per nje te drejte qe me eshte mohuar 2-vjet me radhe por gjithmone ne perputhje me ligjet e vendit. Ardian Musai KUKES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje