Irani është detyruar të shkëpusë nga lidhja rrjetin e Ministrisë së Naftës dhe kompaninë e saj shtetërore të naftës. Sipas BBC, besohet se virusi ka goditur sistemin e brendshëm kompjuterik.
Një agjenci lajmesh iraniane tha se nga sulmi nuk është prekur prodhimi i naftës.
Megjithatë, sulmi besohet se ka shkaktuar daljen offline të faqes së Ministrisë së Naftës dhe kompanisë shtetërore të naftës.
Një zëdhënës i Ministrisë së Naftës tha se janë vjedhur të dhëna për përdoruesit e faqeve, por të dhënat kryesore për industrinë e naftës kanë mbetur të paprekura për shkak se ishin në një sistem kompjuterik që mbetet i ndarë nga rrjeti.
Irani raportohet se ka mobilizuar një ‘komitet të krizës kibernetike’ për të trajtuar këtë çështje. Komiteti u ngrit pas sulmeve të vitit 2010 nga një virus i quajtur Stuxnet, që kishte si shënjestër programin bërthamor të vendit.
eshte virusi Berisha, jane digjisalizu edhe iranianet sivellaznit e Sales!
?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html