Ku është zhdukur Zonja e Parë e Rusisë?

23 Prill 2012, 11:41Lifestyle TEMA

Ajo shumë shpejt do bëhet për herë të tretë Zonja e Parë e Rusisë, por misteri ka rrethuar faktin se ku është Lyudmila Putin.

Burri i saj përgatitet të marrë sërish presidencën, por ajo nuk është parë kurrë në krah të tij.

Disa thonë se një aferë e Putin me spiunen Anna Chapman, është arsyeja pse ish- stjuardesa e Aeroflot nuk shihet më në publik.

Disa të tjerë thonë se Putin ka akoma të dashur medalisten olimpike Alina Kabayeva, me të cilën dyshohet se ka edhe një fëmijë.

Të tjerë thonë se e kanë parë 54 vjeçaren në një shtëpi pranë manastirit të vjetër Yelizarov pranë kufirit me Estoninë.

Një sociologe thotë se Putin, njësoj si liderët e tjerë rusë, po e mban gruan larg syve të publikut.

Por spekulimet më të shumta janë se ai është në një lidhje me Anna Chapman, ish- spiunen e kthyer në modele të brendshme. Ajo u arrestua në vitin 2010 në SHBA për spiunazh.

Putin, i martuar me Lyudmila-n në vitin 1983, doli para mediave në vitin 2010 kur u përfol për divorc të mundshëm, për të treguar se zërat nuk janë të vërtetë.



2 komente në “Ku është zhdukur Zonja e Parë e Rusisë?”

  1. Landi- Sverige says:

    Lyudmila Putin eshte ne muajn e shtate te shtatzanise dhe pritet te lindi femijen e trete te saj mbas dy vajzave 27 dhe 26 vjecare. Megjithese 54 vjecare, ajo eshte e lumtur qe do ti shtohet nje pjestar i ri i familjes, dhe sipas parashikimeve ndoshta nje vajze te trete.

  2. i drejti says:

    te na TRASHEGOHET MALO-dmth PUTINI-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje