Gjendet në Alaskë topi i humbur në Japoni gjatë cunamit

23 Prill 2012, 10:37Lifestyle TEMA

Një top futbolli, i zhdukur gjatë cunamit të vitit të shkuar në Japoni, është gjetur në një ishull të Alaskës. Tani personat që e kanë gjetur do e rikthejnë tek adoleshenti japonez.

Sipas BBC, 16- vjeçari Misaki Murakami kishte shkruar emrin e tij në topin që u rrëmbye nga uji në mars të vitit të shkuar.

David Baxter e gjeti atë në ishullin Middleton.

Murakami i tha medias japoneze se ai është i lumtur që topi do i kthehet. Ai jeton në qytetin Rikuzen-takat, që u godit rëndë nga cunami. Ditën e cunamit ai ishte i sëmurë, por u desh të linte shtëpinë për tu ngjitur në një vend më të lartë. Në top ishte shkruar emri i tij dhe një mesazh për fat të mbarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje