Partitë e vogla nga e majta dhe e djathta, do të mblidhen sot në një tryezë për të bindur partitë e mëdha për të ndryshuar Kodin Zgjedhor.
Tryeza do të zhvillohet në orën 12:00 në hotel “Sheraton” ndërsa pritet që të marrin pjesë të gjitha partitë politike, përfshirë edhe dy partitë e mëdha PD dhe PS.
Nga selia rozë pritet të marrë pjesë kreu i saj, Edi Rama, ndërsa nga PD-ja do të jetë një përfaqësues i saj, pasi Berisha do të mungojë, për shkak se do të marrë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të autostradës Tiranës-Elbasan. Mësohet se edhe Meta pritet që të mungojë në takim, sipas LSI, “për shkak të axhendës së ngjeshur”.
“Të vegjlit” do të paraqesin në tryezë tre propozime, të cilat kanë të bëjnë me korrektimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e pragut elektoral dhe lejimin e grupimeve të partive brenda koalicionit. Tryeza vjen një javë përpara se Komisionit të Reformës Zgjedhore t`i përfundojë mandati.
Sali Berisha po na ngjall Enver Hoxhen. Ne takimin e Mukjes perfaqesues i PKSH ishte Dr Ymer Dishnica, nje personalitet me reputacion te padiskutueshem. Ishte nje levizje taktike me synim qe nese Enver Hoxhes nuk do t’i pelqente marreveshja, do te shtjellonte argumente per ta kundershtuar ate dhe per ta bere te pavlevshme, sikunder edhe beri.
Perfaqesuesi i PD sot ne kete takim do te artikuloje thjesht cfare i eshte diktuar nga “Kupola” dhe nuk do te ndikoje asgje se cfare do te sanksionoje komisjoni i reformes zgjedhore, freret e te cilit i luajne njerezit e fuqishem ne prapaskene.
Le te behet me e mira e mundeshme dhe partie e vogla te fitojne te drejtat e tyre, por nuk besoj se mund te ndodh.