Gorbaçov ia fut gjumit në mes të samitit (FOTO)

24 Prill 2012, 11:43Lifestyle TEMA
Gorbaçov ia fut gjumit në mes të samitit (FOTO)

Ish- lideri rus, Mikail Gorbaçov, e ka pasur vështirë që të dëgjojë gjithë ato fjalime në një samit të laureatëve për çmimin Nobel për Paqen. Ndaj vendosi t’ia fusë gjumit. Siç duket e ka ndihmuar shumë edhe fjala e aktorit Sean Peann, ndaj ai nisi të dremisë në mes të sallës. Samiti po zhvillohej në Çikago. Një nga organizatorët e zgjoi nga gjumi, duke i ofruar edhe pak ujë. Tek e fundit është 81 vjeç.

7 komente në “Gorbaçov ia fut gjumit në mes të samitit (FOTO)”

  1. Viktor Hoti says:

    Ai,me falni vrau gjithe ate Sojuz ndaj se ka per gje te fyeje nje samite a Sean.Shikoni gjurmet e gjakut ne ball. Viktor

    1. Maja says:

      Sikur ta zinte gjumi edhe kete tonin kur shkon neper seminare, qe te mos kepuste budallalleqe pafund.

  2. Genti says:

    Keshtu perfundon kur nuk ke te ngopur me parate edhe kur je 80 vjec e kacafiu

  3. Injoranti says:

    Ndoshta mund te kujtohet si presidenti me mendjelete te te gjithe kohrave. E genjei perendimi si te ajo historia e la fontenit te dhelpres me sorren ne maje te pemes qebante copen e djathit. Dhelpra I thote qe qenke zogu me I bukur I pyllit dhe besoj I tha qe dhe zerin e ke te bukur. Sorra kendoi dhe I ra djathi. Keshtu dhe ky trap.

  4. Obergruppenfuhrer says:

    Mos e rruj plako fare!

  5. plaku says:

    Djema, me vjen keq por per mua ky njeri eshte njeriu me i madh i shekullit te njezete. Ky njeri visionar e pa se sistemi socjalist, si teori ishte shume i mire por, nga menyra se si u vu ne jete ishte kthyer ne nje sistem te prapambetur ku te drejtat e njeriut nuk ishin ne lartesine e duhur. Kam mendimin se, ndryshimet e medha ne bote ( lavdi zotit jo revolucjonare por evolucjonare ) behen vetem ne se eshte plotesuar faktori i jashtem dhe faktori i brendeshem. Shume vende ish socjaliste e kishin kuptuar se, nuk mund te shkohej me tej me socjalizmin real dhe shpesh ata u ngriten ( Hungari,Cekoslovaki, Poloni) dhe m.q.s. faktori i jashtem Bashkimi Sovjetik ishet kunder cdo gje mbeti sic ishte. Per fatin tim dhe te femijeve te mij, ne krye te Bashkimit Sovjetik erdhi ky njeri i madh visionar dhe ne saje te tij u hodh muri i Berlinit, ne te gjithe ish vendet socjaliste u krye me sukses evolucjoni demokratik. Gorbacovi e pa se nuk mund te shkohej keshtu me tej dhe ju dorezoi vendeve kapitaliste, si te thuash kampin socjalist, ne nje tabaka te arte dhe beri shume mire se nuk mbante me uje orizi. Cfare mendoni ju se, Sala e solli demokracine ne Shqiperi ?
    Te gjitha ish vendet socjaliste u bene demokrate dhe Ramizi ( ky Gorbacov shqiptar )e kuptoi se, kjo pune kishte marre fund dhe i dorezoi kafshes Sali Berisha Shqiperin ne nje pjate te arte ashtu sic beri Gorvacovi per kampin socjalist.Lerini trimerite qe tregojme neve tani neper televizjone etj. Lavdi zotit komunistet e dorezuan kudo pushtetin e tyre te urryer pa gjak. Kishte ardhur koha, dhe Gorbacovi si visionar qe ishte e pa kete pune.
    Me vjen me te vertete shume keq kur lexoj shkrimet e mesiperme. Djema une kam mendimin se, ne se nuk ishte ky njeri i madh neve ( qe jetojme jashte atdheut ) nuk do kishim mundesi sot te shkruanim ne kete forum dinjitoz.
    Djema, dikush ka shkruar se, ndryshimet e medha ne kete bote behen nga njerez te medhenj. Po te mos ishte Gorbacovi ndoshta do te ishim akoma neper radha per te marre nje liter qumusht ose do merrnim mish, kafe, sheqer me lista.
    Me vjen keq, por une perkulem me respekt perpari ketij visionari te madh.
    Pershendetje.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Jam dakort me komentin tend z. plaku.
      pershendetje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje