Nëse keni menduar se cigaret janë të shtrenjta këtu, atëherë do mendoni se ç’bëhet në Zelandën e Re. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë atje po shohin mundësinë për të rritur çmimin e një pakete deri në 100 dollarë neozelandezë, përafërsisht 80 dollarë amerikanë. Synimi është që brenda vitit 2025 askush të mos tymosë më.
Një dokument sekret tregon se cilët janë skenarët që do përdoren për të arritur një synim të tillë. Edhe pse zyrtarët thonë se rritja e çmimit në këtë masë është jorealiste, sërish ekspertët besojnë se vetëm taksa është mënyra më e mirë për të luftuar këtë problem.
Atehere do t’i detyrojne njerezit te tymosin hashash,marijuane se i bie me lire.
varferia me e madhe qe mund te kete njeriu eshte varferia e mendjes…!
Marihuana e demton me pak shendetin se duhani. Per te mos thene se kanabisi ka edhe veti kuruese per shume semundje…
Ajo qe thua ti eshte krejtesisht e gabuar!
ja nje shtet qe mendon per shtetasit e tij…
Sa mire !-Pastaj te ndalojne alkoolin(superalkooliket),kur te kene mbaruar pune te heqin birren,e kur te kene mbaruar pune perseri te heqin ujin me gaz se edhe gazi eshte njelloj i demshem si tymrat(kush mund te thote qe jo?) e keshtu me radhe hiq e hiq e hiq e mos e keput kalojme ne kete lloj talebanizmi oksidental,qe s’eshte gje tjeter veçse nje pershkallezim ekstremizmi qe cenon lirite e te drejtat e njeriut,duke e trajtuar si nje objekt(aspak subjekt)qe vetem duhet tu nenshtrohet fantazive talebaneske proibitive te ca qenieve “superiore” ne pushtet !!!-Une vete do te preferoja prirjet e mentalitetin liberal tolerant hollandez,qe me jep te drejte te ZGJEDH UNE(kur them “une” kam parasysh çdo individ),pra nuk me fyen ne kapacitetin tim per te zgjedhur se ç’duhet te ha ,te pi te tymos,sa , si e kur te me doje qejfi !
dakort 100% me ty Gallata
Zelanda e Re eshte shtet social dhe si i tille shpenzon shume ne kurimin e semundjeve kancerogjene. Duhani njihet si nje nga shkaktaret e kancerit, ndaj edhe cmimet e paketave jane te larta. Nuk di te them sa kushton aktualisht dhe sa do te kushtoje ne te ardhmen nje pakete cigare, por e di qe ne Australi (ku une jetoj) para 2 vjetesh nje pakete kushtonte rreth 10 dollare, dhe sot eshte 18 dollare, pra nje rritje 80%.