Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, duke folur për revistën letrare “Letra”, ka thënë se është e nevojshme që të hapen dosjet për shkrimtarët, pasi qeveritë i përdorin dosjet për t’i kontrolluar ata. “Dosjet e fshehta duhet të hapen për letrarët. Fshehtësia e tyre s’ka sjellë asgjë të mirë në këta njëzet vjet tranzicion. Përkundrazi, ka sjellë shumë të këqija. Kryesorja, i ka dhënë shtetit një pushtet të frikshëm mbi letërsinë (për të folur vetëm për të). Me anë të dosjeve të fshehta, qeveritë kanë vazhduar të kontrollojnë e të kenë nën urdhër dhjetëra letrarë, të cilët i përdorin sa herë që iu volit kundër lirisë. Nuk po them asgjë të re po të këmbëngul se asgjë e keqe nuk i vjen letërsisë shqipe nga kjo higjienë e ashpër, që quhet lustracion. Asnjë përmbysje nuk i ka ardhur letërsisë gjermane, çeke, hungareze, etj, pas hapjes së arkivave. Thesari i letërsisë shqipe nuk dëmtohet,” tha Kadare.
Shkrimtari deklaroi se problem në regjimin komunist kanë qenë edhe letrarët e huaj. “Këtu s’është fjala për shkrimtarë të mëdhenj, është fjala për dhjetëra letrarë që hynin e dilnin në vendet ku rrallëkush mund të hynte, dhe, ç’është më e keqja, shkelnin mbi besimin e shkrimtarëve vendas. Në rastin shqiptar janë dy të tillë, një zvicerano- suedez dhe një italian, që janë përmendur me emër e mbiemër në shtypin perëndimor, si shërbyes të regjimit shqiptar,” tha Kadare.
Ndërkohë, i pyetur se cili ka qenë kritiku që e ka bezdisur më shumë, ai dha emra konkretë: “Kanë qenë dy. Për raste të tilla quhet sjellje e mirë të thuash ‘s’po përmend emra’. Nëse jeni kureshtarë, për mua s’është problem t’ua them. Ishin R. Ibrahimi dhe K.Bihiku. Ishin të bezdisshëm për shumicën e shkrimtarëve të rinj, për mua veçanërisht. Pothuajse për çdo gjë që shkruaja prishnin buzët.”
z.Kadare i ke sherbyer dhe ti shtetit shqiptar ne kohen e Enverit,pastaj u largove se pate frike te perballeshe me ato qe populli yne eshte perballur dhe po vazhdon dhe sot te perballet.Keshtu qe qendro aty ku je ose hajde te jetosh ne Shqiperi!!!!
Te hapen dosjet….por kush do ti hapi, Berishet, Cobot, Nishanet, Olldashe-mamaqet, Rusmajlet, Patozet, Imamet, Hoxhet…..dhe shume te tjere qe tani nuk po i permende se do tju llodhe….dhe Kadare kete e di sepse me nje fare menyre ishte pjese e sherbysve te diktatures…..Dosjet aty jane dhe jane shume te qarta por per ke flasin apo kush i ka mbushur ato……jane ata me siper dhe shume te tjeret…..prandaj nuk hapen…..mos harroni se vendimi merrej ne parti…..sekretari me agresiv i ppsh eshte ne krye te demokracise, sa per te qare por edhe per te qeshur…..
Qeveria,Berisha,te fali truall ne bregdetin shqiptar.Komunizmi te sherbeu si ,bunker.per tu mbrojtur,sa filluan levizjet demokratike ike nga Shqiperia
Zoti Kadare ti ose ben ose shtiresh,pasi je mese i bindur qe dosje te tilla per shkrimtaret nuk ka.Se pari nuk ka dosje vecmas per shkrimtaret se ne ate jkohe i kishte sigurimi i shtetit qe i hapte sipas kategorive qe ata ndiqeshin apo beheshin spiune dhe se dyti ka 30 vjet qe me to eshte punuar,asgjesuar,sajuar e bere ci ka dashe kokrra e qefit pushtetareve.Ato dosje qe jane sot nuk vlejne asnje dysh.
Aman o malo(me fal,Ismail doja te thosha),me ty u rrit nje brez i tere duke te recituar vargjet.”si nje rrap…..??!!”Ti me shume se cdokush tjeter ke ndikuar me vepren tende ne indokrinimin e shqiptareve,duke i thurur lavde pa mase rregjimit.Po te te besoj per cfar shkruan e kerkon,filloje nga vehtja,p.sh-leterkembimet me Nexhmijen,por dhe me gjithe “udheheqesit”dhe me shokun Enver qe te rriti e te ngriti,BOTOI-si historine tende te kundershtimit qe i ke bere rregjimit??.Bej njehere nje hap te pare ti qe keshillon te tjeret!!??
…Ismaili thote qe ka dosje edhe per shkrimtaret …mesiguri ai e di se ka dosje..si per ata qe jane perdorur ashtu edhe per ata qe kane patur pasoja..Te hapen..!!
Ndofta dosje e tille e shfytyroi Dritero Agollin..i hapi shtepine bashes…vrasesit e hajdutit manipulatorit te zgjedhjeve..kuptohet me saline..Saliu di te ruaje e ti perdore keto arme atehere kur i duhen (avantazhi i tij ose aftesia e tij).
Historia me dhendrin ??? Agolli kishte aq pushtet moral sa t’ju imponohej (keshtu mendonim).
Le ti njohim keta njerez ashtu si jane…e mos te na bejne filma ..ku vrasesi ..hajduti…mashtrusi..jane personazhe pozitiv
O Ismail bej Fronti Demokratik, o ish mekmbesi i Nexhit te Dulles, o ish anteri i Komitetit Qendror, po kujes or trim se do dalin dhe spiunllqet e tua qe kane rasur e kane vdkur ne burgje jo vetem shkrimtar e artiste, por edhe intelektuale e qyetare te thjeshte. Ik ore sherbetor i qelbur i diktatures. Ti ke qene spiuni kryesor dhe me i neveritshem ne lidhjen e shkrimtareve & artisteve. te hapen dhe menjehere ato dosje krimi e krimbash si puna e ketij zuzarit
Z.Adi ose z-ja Adi
Une nuk flas si e ema e zeqos maje thanes une them mendimin tim,te lutem trego etiken tende.
Sigurisht qe duhet te hapen, madje eshte vone.Po a ka me dosje te hapur se kjo?
Partia ime
Ismail Kadare
Atë, që dot s’ma jepte kush,
Partia ime, ti ma dhè.
Nj’armatë shokësh, sup më sup,
Më madhështoren, përmbi dhè!
Me mijra zemra që janë lidhur,
Si enë komunikuese, varg.
Në dejt e mi, me anë të tyre,
Seç rrjedh ky gjaku yt, i madh!
Dhe ja, po ndjej si gjaku yt,
Me puls të njëjtë, rreh në damarë.
Që nga m’i thjeshti, komunist,
E gjer te sekretar’ i pare!
Të vjetrit, shpesh, hyjnitë i kanë,
Me shumë flatra, sy e vesh;
Unë qesh me perënditë indiane
Me perënditë greke qesh!
Me sistem zemrash, lidhur bashkë,
Që ti, Partia jonë, na dhè,
M’i thjeshti komunist në radhë,
Ngrihet mbi qindra Prometè!
Se s’ka më mrekulli të madhe,
Që në komune kështu të jesh;
Që në trup tënd, gëzim e halle,
Të mijëra shokëve të kesh!
Të ngjitet nga punëtori i vjetër,
Te burri i shtetit, një merak!
Ose, të zbresë nga burri i shtetit,
Qederi i madh te bujku plak.
Dhe mua, gjumi mos më marrë,
Për farën, që në fushë s’mbin!
Për librin tim, të keq fshatari,
Të kthehet njëzet here, në brinjë!
Të ndiesh, Parti, si gjaku yt,
Me puls të njëjtë rreh në damarë,
Që nga m’i thjeshti, komunist,
E gjeë tè sekretar’ i parë!
Unë qesh me perënditë indiane,
Me perënditë greke qesh.
Me ty unë jam i lartë, si mallet,
Pa ty, në çast si gogla vdes!
Me ty dhe dhembja më e thekshme,
Ka vlerë më shumë, se një gëzim!
Me ty, do t’isha i pavdekshëm,
Dhe sikur t’isha anonym!
E megjithate, le ti gezohemi talentit te tij.
ne periudhen e diktatures te gjithe i kane sherbyer pushtetit kush me shume e kush me pak, direkt apo indirekt (edhe me heshtjen), kush ishte kunder ose i vrau ose i futi ne burg. Prandaj te mos gjykojme te shkuaren por te sotemen dhe Ismaili eshte deri me sot te pakten nje nga ambasadoret me te mire te Shqiperise ne bote. Puna eshte se pushtetin edhe sot e kesaj dite e kane po ata qe ne u kemi sherbyer edhe pergjat diktatures komuniste, prandaj me mire te fillojme te reflektojme dhe zhdukim keta plehra qe na drejtojne qe ketu e 70 vjet me vote.
O zoti Valter nuk jam aspak me ty.Perse nuk duhet gjykuar e kaluara poer ca e ca.Perse duhet te mbyllim syte para saj e para ketyre mender burrave te shtetit qe kane qene funksionar ne regjimin e hoxhes dhe vazhdojne te jene dhe ne kete palodemokraci.Perse nje bujku a nje puntori qe ka qene komunist ja kujtojnme dhe pas vdekjes.Keto qendrime tuajat nuk me perlqejne aspak pasi bien ere dyfytyresi,nmjelloj si pushtetaret e politikanet e sotem.
valter;ti krenohesh me kete ambasador!ama kur nuk kupton se kishim ambasadore nje mije here ma te mire qe u burgosen edhe u varren fale tij!mos me thuaj se ky nuk ka ditur gje kur u varr poeti havyi nela!Po asnje fjale nuk e tha!E kupton cfare ambasadori po na shet per ambasador:nje bashkpunetor ne krimet qe shkateruan shaiperine!
Ky Ismaili mund te jete shkrimtar i madh, por asnjehere nuk ka pertuar qe te kercenoje ne te gjitha menyrat kur i shkelet sadopak interesi i tij i vogel, dua ti kujtoj qe nen hijen e Ismailit vajza e tij ka vite qe trash pallen ne Paris, pa pasur asnje lidhje me MPJ. Kur u mundua nje ish-minister tja kthente Ismaili e kercenoi ministrin dhe kuptohet qe ministri u terhoq-kuptohet edhe ky legen minister ishte. Edhe nje sqarim- Vajza e Ismailit ska asnje lidhje me Ambasadorllekun-bile perkundrazi. Ndonjehere them me vete “perse i shkruajme keto komente ne kete site??”
bravo petro për ndërhyrjen inteligjente e të saktë
e shikoni sa i madh qe eshte.Si mal.Edhe ata qe e duan edhe ata qe nuk e duan edhe xhelozet edhe puthadoret cohen nga gjumi KUR FLET AI…e cfar nuk thone.Kjo eshte nje nga paradokset e demokracise ku cdo njeri e njeh apo nuk e njeh etiken,politiken,letersine shkruan cfar i do qejfi pa asnje lloj respekti,kujdesi per kedo, qofte ky edhe Kadare.
flet Ismaili mbani vesh…ai nuk mund te jete tere jeten me ne…nje dite mund te ike.
Ketij puthadorlibershkronjtes, i shkonte shume rroli si justifikator rregjimi e gastor pallati. Ne demokraci nuk diti te shkruante me asgje.
Pse nuk ngule kembe per dosjet qe me 1992? Apo prite sa te hiqej ajo jotja. Po ja dhe s’kishe. Ti dhe Driteroi i keni kenduar me aq art sistemit qe shkaterroi individin shqiptar. Kjo eshte Dosja e madhe e hapur Z Ismail. Pasi gezuat gjithe te mirat e atij pushteti, i moret edhe ketij pushteti sa mundet, se kush asht msue nuk rri pushue. Bere c’bere nga frika a deshira, pse s’dole t’i mohosh ato vepra mjerane qe i thurrin hymn partise se punes dhe Enver Hoxhes, por vazhdove te heshtesh e te mbyllesh syte edhe pas ’90 dhe degjojme britmat e genjeshtra te gruas tende se sa shume e do ti Shqiperine e Demokracine. Ti ke perfituar goxha nga S. Berisha prandaj nuk e hap gojen. Do ndonje kariere me te mire per Vajzen tende qe ka lene nam me sherret e saj, qe i ka trasheguar nga ty? Shiko shijo ate jeten tende dhe lerna rehat te bejme c;te mundim per ate vend fatkeq!