Do hapet testamenti i Pinoçetit për të parë a ka vjedhur

25 Prill 2012, 18:32Lifestyle TEMA

Kili ka në plan që të hapë testamentin e gjeneral Pinoçetit për të mësuar nëse ai ka devijuar fondet publike përpara vdekjes së tij- në masën 15 milion sterlina.

Testamenti, që mesa duket është përgatitur pak përpara vdekjes së tij në vitin 2006 në moshën 91 vjeçare, ka mbetur i vulosur që prej atëherë dhe familja kërkon të mbetet ashtu.

Vajza e tij thotë se ky është një persekutim politik.

Pinoçet, që drejtoi Kilin nga vitet 1973-1990, vdiq ndërsa ishte në arrest shtëpie, pa u përballur në gjyq me akuzat për dhunim të të drejtave të njeriut.

Një studim akademik, i urdhëruar nga Gjykata Supreme në Kili zbuloi se diktatori kishte grumbulluar 21 milion dollarë përpara se të vdiste dhe vetëm 3 milion i kishte të justifikuara nga paga e tij si ushtarak.

Hapja e testamenteve është e ndaluar në Kili, por qeveria ka vendosur ta ndërmarrë një hap të tillë.

1 komente në “Do hapet testamenti i Pinoçetit për të parë a ka vjedhur”

  1. Horr Bulevardi says:

    Jemi ne pritje te hapjes se testamentit te Sal Berishes!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje