Mbreti Msuati III i Suazilandit mori si dhuratë një avion luksoz privat. Një zëdhënës i qeverisë i tha BBC se avionin ia kanë dhuruar disa sponsorë anonimë.
Avioni DC-9 do përdoret nga mbreti dhe 13 gratë e tij, tha zëdhënësi.
Por një parti opozitare, e ndaluar në Suaziland, thotë se avioni është blerë me paratë e taksapaguesve.
Në vitin 2002 mbreti pati tentuar të blinte një avion privat, por blerja u ndalua për shkak të protestave në rrugë.
Forbes e llogarit mbretin Msuati si monarkun e 15-të më të pasur në botë me 100 milion dollarë pasuri, ndërkohë që 1.2 milion banorët e vendit të tij jetojnë në skamje.
Zëdhënësi i qeverisë tha se avioni nuk ishte dhuratë për ditëlindjen e 44-të të mbretit më 19 prill. Ai tha se nuk përmend dot emrat e dhuruesve pasi kjo nuk është normale.
po ky mbreti i Salizulandit? Kur do e marr?
Prandaj ne udhtojme, ëëëëëëë, vec ëëëëëëë, e vec, ëëëëëëë! Grate ëëëëëëë, i leme ëëëëëëë, ne shtepi ëëëëëëë!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Ju komeentatoret e kesaj gazete jeni vertet me probleme,gjith komentet i lidhni me politike. nuk mund te komentoni dicka tjeter ose mos komentoni fare,kur nuk keni per cfar te flisni ….