O shoku! Një i çuditshëm në mes të ligjvënësve (FOTO)

24 Prill 2012, 20:14Lifestyle TEMA
O shoku! Një i çuditshëm në mes të

Komediani britanik, Rusell Brand doli përpara ligjvënësve të vendit të tij me një veshje tipike për stilin e tij. 36 vjeçari kishte veshur një t-shirt pa mëngë, për të treguar krahun me tatuazhe, në qafë kishte disa varëse të rënda, në këmbë një palë çizme prej kauboji dhe kishte hedhur sipër një pallto treçerekëshe.

Ai ishte thirrur në një seancë dëgjimore përpara deputetëve për çështjen e varësisë ndaj drogave. Ai iu drejtohej deputetëve “o shoku” dhe tregoi se si kishte rënë në varësi ndaj drogës për shkak të vështirësive emocionale dhe psikologjike.

Një deputet i tha se seanca nuk është një shfaqje, por Brand iu përgjigj: Megjithatë si shfaqje e keni bërë gjithmonë.

Komediani tha se çështja e varësisë ndaj drogës duhet trajtuar si një problem mjekësor më shumë sesa si një çështje kriminale.

Ai shtoi se vdekja e Amy Winehouse duhet të zgjojë politikanët për të riparë politikat e qeverisë për drogën.

Ai tregoi betejën e tij për të tejkaluar varësinë ndaj drogës dhe tha se edhe shoqëria duhet të ndryshojë mënyrën se si i sheh të droguarit. Brand tha se mundësia për të blerë drogë do ekzistojë gjithmonë, por problemi është se si do i trajtojë shoqëria të droguarit. Ai tha se shoqëria mund t’i ndihmojë ata të integrohen.

3 komente në “O shoku! Një i çuditshëm në mes të ligjvënësve (FOTO)”

  1. Kjo eshte nje nga arsyet perse bota do te permbyset ne 21 dhjetor

    1. anticensurë says:

      me 21????
      mu më kanë thon në 19?!
      ça bojn kta kshtu?do japinj një datë të sakt apo jo??!!

  2. Obergruppenfuhrer says:

    Mua me pelqen si aktor!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje