Arrijnë trupat shtesë të KFOR-it

26 Prill 2012, 10:26Rajoni TEMA

Rreth 250 paqeruajtës gjermanë kanë arritur sot në Kosovë. Ky është kontingjenti i parë i rreth 700 trupave shtesë të NATO-s që pritet të vendosen në vend, në prag të zgjedhjeve në Serbi.

Zëdhënësi i NATO-s, Mark Stumler, ka thënë të mërkurën se “tensionet në rritje” kanë detyruar aleancën të forcojë misionin e saj në Kosovë, raporton AP, transmeton REL .

Ai ka theksuar se përforcimet do të përbëhen nga 550 ushtarë gjermanë dhe 150 austriakë.

Më 6 maj, qytetarët e Serbisë do të votojnë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, si dhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Serbia ka thënë se nuk do të mbajë zgjedhjet lokale në Kosovë, por disa përfaqësues të serbëve të veriut këmbëngulin se do të votojnë më 6 maj.

1 komente në “Arrijnë trupat shtesë të KFOR-it”

  1. Normalisht,komuniteti ndërkombëtar që është dhe përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar pas pavarësisë së shtwetit të kosovës,është i detyruar të mbrojë me dinjitet pavarësinë e këtij shteti të brishtë.Por,është edhe detyrim i vetë serbisë të sillet si një shtet që aspiron europën…dhe të mos bëjë sikur pregatitet të hyjë në Rusi..(ish-Bashkimin sovjetik…)
    Forcat gjermane dhe austriake,vërtet që garantojnë siguri dhe paqe,se po të ishin komunitete të tjera si rumunë..(jevgj..)apo rusë a pipino..do bëhej atë ditë një burdello e vërtetë…serbe në Kosovë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje