Pete Seeger është një këngëtar i madh amerikan i muzikës folk, dhe mes këngësh të shumta që ka shkruar e kënduar, njëra do të mbahet mend gjatë edhe për një arsye ekstra. Është një këngë që urrehet nga Anders Behring Breivik, autori i plojës ku gjetën vdekjen 77 veprimtarë politikë. “Është nga ato këngë që bën shpëlarje trush”, thotë Breiviku për këtë këngë me titull My Rainbow Race, për të cilën ka dhe një variant norvegjez me titull Fëmijët e Ylberit (Children of the Rainbow). Është një këngë që ka në fokus solidaritetin njerëzor dhe dashurinë për jetën, për jetën e çdo qenieje humane.
Sot janë mbledhur në sheshet e Norvegjisë me mijëra vetë për ta kënduar këtë këngë në kor. Ka qenë një nismë në Facebook, që i ka bërë tok njerëzit, të ardhur nga gjithë Skandinavia, dhe tubimi më ndjellës ka qenë ai i Oslos (mbi dyzet mijë vetë), në mes të shiut, në një shesh pranë burgut ku ndodhet Breiviku, me idenë se tingujt e këngës do të mbërrinin në veshët e atij që nga të shumtët quhet “përbindëshi norvegjez”
“Ka qene nje nisme ne Facebook qe i ka bere tok njerzit ……”
Njerez te civilizuar qe te pakten bashkohen dhe perpiqen te tregojne se dicka kerkojne edhe per veten edhe per femijet edhe per vendin e tyre .
Po ne shqiptaret ? Ou , ne kemi Campions League dhe Europa League per te pare dhe analizuar , ti kerkon qiqra ne hell.
O Agbar, ke pret qe t’ja nisi?
Pse nuk ja nis ti or mik?
Problemi tek ne Shqiptaret eshte se nuk i bejme gjerat, ne presim te ndodhin gjerat.
Popull i qyteteruar dhe paqedashes !
Popull qe ka guxim ti thote ngal Bishes !
Eshte edhe me e thelle se ajo qe thua ti Shqiptari. Jo vetem qe nuk ja nisim, por kur dikush ja nis bejme sehir dhe e leme vetem si peshku pa uje. Per ne e rendesishme eshte qe te gjejme nje teme per debat kur pime kafet. POPULL I TREDHUR!