Ngarkesat religjioze” lënë pa status diplomati Amir Ahmetin

27 Prill 2012, 10:22Rajoni TEMA

Amir Ahmeti është i vetmi nga kandidatët për ambasador që s’do ta marrë dekretin e presidentes Atifete Jahjaga. Pengesë i janë bërë “ngarkesat religjioze”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burime të gazetës kanë thënë të enjten se në heshtje po i bëhet refuzimi Ahmetit, i propozuar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Derisa për të është kështu, për kandidatin tjetër për ambasador, ish-ministrin Ahmet Shala, dekreti pritet të shpallet shumë shpejt. Por ai nuk do të delegohet në vendin që priste.

“Ngarkesat e tij (Amir Ahmeti v.j.) religjioze, veçanërisht ato që janë shprehur publikisht vitin e shkuar për lëndën fetare dhe për bartjen e shamive, kanë rritur presionin e brendshëm që presidentja të mos e emërojë për ambasador. Në cilësinë e deputetit, Ahmeti përdorte kërcënimin për të realizuar agjenda religjioze”, ka thënë burimi i gazetës. “Për Ahmet Shalën është vendosur të emërohet ambasador në Japoni dhe shpallja do të bëhet shumë shpejt”.

Amir Ahmeti është deputet i Partisë së Drejtësisë, një subjekt i vogël politik që është pjesë e koalicionit qeveritar. Midis vendeve arabe që ishin përmendur për ta përfaqësuar ai vendin ishin: Katari, Emiratet e Bashkuara dhe së fundi Arabia Saudite.

Por një ditë më parë është paraqitur në dëgjim para Komisionit parlamentar për punë të jashtme një kandidat tjetër për të shkuar në Arabinë Saudite. Është ai Rexhep Boja. Ky aktualisht është ambasador në detyrë në këtë vend.

Ahmeti është vetë anëtar i Komisionit parlamentar ku dëgjohen kandidatët për ambasadorë dhe nga ky i propozohen presidentit të Republikës për emërim. Burime të gazetës kanë treguar se Ahmeti nuk ishte në mbledhjen e thirrur për dëgjimin e Bojës. Kjo, ndonëse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Këtë njeri e do për ambasador Behgjet Pacolli, aleati kryesor i kryeministrit Hashim Thaçi në koalicionin qeveritar.

“Ahmeti është një njeri i mirë dhe profesional. Kam rastin të punoj me të. Madje e kam propozuar si ambasador në një vend arab”, pati thënë Pacolli. “Kosova ka nevojë për këtë”.

Gazeta nuk ka mundur gjatë së mërkurës dhe së enjtes të marrë një qëndrim të deputetit Ahmeti në lidhje me zhvillimet rreth emërimit të tij.

Zyrtarisht nuk kanë folur as në Presidencë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kjo për shkak që procesi i emërimit të ambasadorëve, bazuar në ligj, duhet të rrjedhë në konfidencë.

Por një burim në Qeveri i ka thënë gazetës se nuk është krejt e përfunduar çështja e tij.

Presidentja Atifete Jahjaga ka publikuar një ditë më parë emërimin e tre ambasadorëve. Takimet përcjellëse i ka organizuar për ambasadoren fuqiplotë të Kosovës në Slloveni, Mimoza Ahmetaj, për atë në Bullgari, Shpend Kallaba, dhe për ambasadorin në Maqedoni, Ylber Hysa. Hysa është ambasadori i parë i Kosovës në Shkup, pasi deri tash përfaqësia diplomatike ishte në nivel të të ngarkuarit me punë.

Më përpara presidentja Jahjaga ka emëruar edhe Sylejman Selimin për ambasador në Shqipëri dhe Akan Ismailin për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

8 komente në “Ngarkesat religjioze” lënë pa status diplomati Amir Ahmetin”

  1. Luan says:

    Mire ja ben ketij derri taleban !

    1. Alban says:

      Luan, derrat si ty mendojne se te gjithe jane dhe hane derra!

  2. Alban says:

    Presidentja kosovare e konvertuar, te pakten me fjale dhe deklarata, ne kaurre katolike te periudhes se inkuizicionit, duhet ta kuptoje se ne kohet moderne, ceshtjet diplomatike jane shume delikate, dhe personat qe duhen derguar si ambasadore, duhet te jene njerez te arsimuar, me nivel, dhe njohes te atyre vendeve, qofte dhe gjuhes. I bie njesoj sikur ne Vatikan te dergoje nje musliman; jo, duhet te dergoje nje katolik qe e lidhe feja e vet dhe ndoshta dhe gjuha e kultura.
    E njejta gje ndodh dhe tek ne ne Shqiperi, fatkeqesisht, qe perfaqesues te vendit tone dergohen njerez qe mund te mos kene as njohurite me elementare te vendit dhe popullit ku shkojne.

  3. niku says:

    @luan hiqe ate nick
    verre derr se te shkon me shume

  4. aqif pallaska says:

    Nuk e di c’ka thene ky Ahmeti, por Presidentja Jahjaga mesa kam pare keto kohet e fundit eshte nje figure e NDERUAR qe po i jep rendesi femres shqiptare te shtypur ne shekuj nga maskilizmi.

    Te ishte zhozi sa cereku i z.Jahjaga

  5. one says:

    Ah – tifete Lehleshi eshte nje presidente aksidentale, qe duhet te
    dorehiqet nje ore e me pare per shkak se nuk shpreh unitetin e popullit ne Kosove. Ne me shume se nje rast, ajo ka treguar se urren muslimanet, mbron fete e tjera pakice ne Kosove dhe eshte mjaft tendencioze me besimtaret praktikante. Kjo zonje duhet ta kuptoje se te qenit presidente ja ben te detyrueshme ruajtjen e balancave dhe vendosjen e drejtesise. Kjo sjellje harbute dhe shperdorim me detyren duhet te marre fund nga kjo ish police e postuar ne krye te shtetit nga qarqet okulte pas pseudo miqve nderkombetare te Kosocves!!!!!!!!

    1. demokrati says:

      Balancen qe Zonja e nderuar ka sjelle ne politiken kosovare, dhe perfaqesimi dinjitoz qe ajo deri me tani i ka bere shtetit te Kosoves, refuzimi i saj per te emeruar nje person te papershtashem si perfaqesues te Kosoves eshte tregues i pergjegjshmerise qe karakterizon Teuten e Kosoves dhe seriozitetin e saj per te ruajtur ekuilibrat e brishte te shoqerise kosovare qe eshte nen nje trysni nga segmente okulte te financuar nga petrodollaret.
      Kosova e ka vendin ne Europe, ju qe s’ju pelqen majat nga thembrat.

  6. bullshit says:

    kjo jahjaga ka bere eksperience me policet serb dhe aty eshte kualifkuar si nje porno star e ardheshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje