Nga Edi Rama
Jemi tallur shpesh kahera me të papërmbajtur gaz për vdekjen e gjithnjë e tallura mbaronte me hamendjen se cili nga të dy do të shkruante obituarin e tjetrit. Sikur s’vete të të lëvdonj kur të vdesësh se do ta bëjnë të tërë, ndaj lermë të vdes unë më i pari, më thosh doktori, e aman, shtyhej Dani më tutje, mos më lëvdo e bëj çmos t’i pengosh sa të mundësh të më lëvdojnë, se do të detyrohem të ngrihem nga varri e t’i bënj ta ndërrojnë menjëherë pllakën, nuk i duronj dot lëvdatat e tyre teksa më kallin në dhe e unë s’u gjegjem dot.
Ishte ilaç i fortë doktor Klosi, kështu e thërrisja e kështu i’a kam të shkruar edhe emrin në celuarin nga e thirra për të fundit herë mbrëmë që s’ma hapi e s’ma hapi të tijin në ato dekika tmerri, kur zilja e vet binte e binte në shtëpinë buzë liqenit po ku i measnjëtëpërngjasuarin mik i shtrenjtë, kishte lënë vetëm trupin e varur në Papafingon e Krismës së Thatë. Krisma e Thatë ishte bërë pjesë e lojës sonë të fjalëve për vdekjen qyshse me duart e tij që s’u binin veç tasteve të kompjuterit, po kapnin edhe gurë për të bërë mure edhe vegla për të prerë e latuar dërrasa dhe sajuar dyshemera e dritare, doktor Klosi ishte duke e ndërtuar me kursime e hope atë shtëpi të paqme, larg Tiranës e mes ullishtave që u bënë makthi i tij i madh ngaqë i zhbëheshin vit pas viti para syve prej furisë barbare të ndërtimeve mbi liqen. Më ngjiti deri lart mes të qeshurash në kantierin e tij prej ustai sqimatar, duke më treguar se si kishte përzënë muratorë të pagdhendur e marangozë çaprazë, ngase i kishte ardhur në majë të hundës se sa keq silleshin me gurët e me turrën e dërrasave të palatuara, e më tregoi atë ditë edhe papafingon që shikonte nga liqeri, një dhomë e vogël ku ai parashihte vendin ideal të shkrimtarisë arratiake. S’do ta harroj kurrë si u var prej të qeshurës së tij buçitëse mbi parvazin ende pa dritare, kur i thashë këtë e paske bërë për t’ia dhënë vetes me një krisëm të thatë teksa mbi liqer ka rënë muzgu i thellë e dëgjohen së largu krrakrrakrratë e zgalemëve të errësirës. Hyri kësisoj Kërcitja e Thatë në lumin e shakave tona ku na bashkangjitej hera – herës për lundrim edhe Kujtim Spahiu, miku i pandashëm i fëmijërisë së Danit, kitarristi i famshëm i petroninsave të Maturës ’72, në një trio që mbante me barkun në dorë prej të qeshurave shpërthyese tavolinat e ziafeteve tona të herahershme me miq. Madje para ca vitesh, në një artikull therës të radhës mbi masakrën mjedisore doktori e pat përdorur në fund Krismën e Thatë dhe, si fare rrallë për shkrimet e veta, më pat marrë në telefon për të më thënë duke qeshur, lexoje lexoje se do kënaqesh andej nga fundi po s’u kënaqe që nga fillimi.
Kishte shumë të mira doktor Klosi, shumë punë të mira bëri e shumë të tjera u mundua të bënte pa i’a dalë dot, kështu që e di fort mirë se s’do t’i pengonja assesi njerëzit e zgjuar ta lëvdojnë për bëmat e tij në këtë ditë të shakasë së vet më të rëndë dhe prandaj as mundimin nuk do ta marr sado të më mërzitet, le të ngrihet e t’ua thotë vetë pot ë dojë lermëni rehat, por duke e mbajtur fjalën e dhënë për të mos e lëvduar unë vetë në ikje të tij nuk rrinj dot pa e treguar, jo për ta lëvduar jo, një të mirë që s’besoj se do t’ia vërë kush në dukje ngase pakkush e ka njohur prej fare afër siç unë pata fatin. Eshtë një e mirë e rrallë, shumë e rrallë, e mira e mendjeve të bekuara prej një bujarie të rrallë të perëndisë, që rrallë shumë e kam ndeshur në këtë jetë edhe pse jo rrallë jeta ma ka sjellë të takonj njerëz mendjendritur, e mira e një ane tjetër të sensit të lindur të ironisë që sivëllai im i shtrenjtë e kishte me pash. Ironizimi i vetvetes, material i rrallë e prandaj fort i çmuar i minierës së mendjes njerëzore, që i jep njeriut të bekuar me këtë pasuri fuqinë e jashtëzakonshme të të mospasurit kurrë frikë nga frika e as nga vdekja, të të qenit gjithnjë i lehtë pupël prej vetëdijes së përkohshmërisë mbi këtë tokë dhe ndaj edhe asnjëherë ngurrues për t’u përballur sy më sy me idiotësinë njerëzore apo për ta refuzuar me shpoti banalitetin e së përditshmes, e sidomos i jep fuqinë e të bërit pafundësisht xhibla me vdekjen si në një lojë kukamçefthi brenda mendjes.
Ishte gjenuin doktori në gjithçka bënte po edhe në gjithçka ëndërronte për këtë vend, e donte Shqipërinë pa hile, i’a donte historinë këtij dheu pa lajlet e lujlet e mbivendosura mbi lëkurën e vet si makijazhe vulgare, i’a donte deri thellë në zemër bukuritë e vrazhda e prandaj u dha prej vitesh me të gjithë fuqinë e qenies së brishtë në mbrojtjen e tyre prej furisë barbare mbi Shqipëri, i’a donte të tëra hiret gjuhës shqipe ai e kështu ndodhi që u përpoq shumë qysh në krye të herës të shtonte diçka të vyer në vandakun e letrave të saj, i donte si nuk i donte edhe njerëzit Dani, i donte në mënyrën e tij dhe them se i donte më shumë se shumë ndër ata që dashurinë për tjetrin dinë ta nxjerrin lehtësisht në sipërfaqe ndryshe nga ai. Por mbi të gjitha Dani ishte gjenuin në të jetuarit e jetës si një mundësi që duhet marrë seriozisht, po pa e marrë veten aq seriozisht sa të jepesh pas kotësive të kësaj bote derisa të harrosh se në këtë botë ke ardhur për të menduar, kuptuar, dhënë dashuri e mund, qeshur dhe ikur duke jetuar, jo për të marrë më shumë e më shumë dhe ende më shumë akoma se ç’të duhet dhe për të ndenjur mbi tokë përjetësisht, e prandaj edhe shakanë më të madhe ai nuk e bëri me tjetërkënd po me veten, dhe nuk e bëri vetëm po bashkë me vdekjen, të cilën në fund e talli keq duke i dhënë fund kukamçefthit me të pa lejuar që ditën e hyrjes në shtëpinë e fundme ta vendoste ajo, Madhëria e Gjithëfuqishme mbi kohën, e jo ai, doktor Klosi, vdekëtari i gjithëvetëdijshëm për përkohshmërinë e vet.
Nuk e di doktor a i qëndrova deri këtu ekzigjencës sate të vjetër për mos të të lëvduar nëse ti do të ikje i pari, por një gjë duhet ta dish Dan, me këtë shaka të rëndë plumb që bëre do ta kesh të pamundur përgjithnjë të harrohesh këtyre anëve për punët e mira që bëre siç unë e di fort mirë se ti do të kishe dëshiruar në fakt të ndodhte. E tani lejomë të të them edhe diçka tjetër, mua vetë ma ke punuar keq fare sot duke ma bërë të pamundur të të kërkoj mendim për çka kam shkruar për ty, siç bëja gjithnjë për skripturat më të posaçme dhe siç nuk do të bëj më dot kurrë paskëtaj kur në mbarim të çdo skripture nga ato që lypin dritën e syve të tu në fund, do të më dërgosh vetëm jehonën e të qeshurës së tallaztë të Papafingos së Krismës së Thatë në vend të vërejtjeve të tua prej ustai të dorës më të parë. Dhe më e tmerrshmja është se sipas teje, do të duhet të qesh edhe unë njësoj si atë ditë atje buzë parvazit e si ngahera xhanëm me ty. Po s’do ta bëj dot më tani që s’je, e di pse? Sepse, mes ne të dyve, më i miri për ta merituar jetën po edhe ai i patrembshmi nga hija e vdekjes ishe ti sivëllai im.
Me lot të urryer në sy, të dëshiroj me të gjitha fuqitë e shpirtit që atje ku tanimë ke mbërritur doktor Klosi, të gjesh përveç mungesës së shumëpritur të vulgaritetit e të plehrave të kësaj bote, një e nga një edhe të gjithë ata që me dhuntitë e tua i ringjalle apo ëndërroje t’i ringjallje përmes shqipes sate të mrekullueshme.
Ngushellime per humbjen e mikut tuaj! mjaft prekes dhe i merituar shkrimi!
Edi!-Je me fat,pasi si vellai juaj Dani,
ju la per ta shfrytezuar minieren e vet
te pasur me plote vlera te cmuara.
Erodicioni qe posedonte,e beri te Urte,
Te Thjeshte, dhe Burrerore.
Varferia e Popullit ne tere Shqiperine
e mundonin shume.
Spiunet e rradhitur pas Frrok Cupit -i urente.
I urente jo si bashkekombes,por si medjoker,
si harbut,si shtrigan paranonjak,si halabak katundesh.
Ata jane vertete plehra.dhe sot,Frroket
kane nje Shqiperi mbi shpine.
Por le ti leme plehrat ne vendin ku ju takon,
dhe Kortezhi i shqipetareve,mbi ta te kaloje
ndersa Danin do ta ngrejme larte,mbi kokat tona
ku Froke Cupet,ta ndjejne peshen e rende
te fajesise tyre.
Ndryshim i madh,por nje realitet,
qe shpesh ndodh dhe na ndan.
ne te mire dhe te keqinj.
Akti i te ndjerit Klosi eshte nje SOS per ne te gjithe ne:
“Mjere ne cfare shoqerie jetojme!!!
Ndersa mua, mjerisht, kjo elegji ne stil letrar arkaik e Z.Rama, per mikun e tij te shquar te sapo vetvrare, e mbushur me intimitete e shakara tragjike per vetvrasjen, s’di pse, me tingellon si nje perdhosje. Se cka dicka qe ngec, nje ngerc, nje deklaracion qe, ndersa dridhet dhe vibron nga dhimbja e sinqerte per humbjen, aty per aty, perzjehet me vajtimin e ” a doni me per Belulin”, nje ligjerim pas te cilit, ne te tjeret qe po e degjojme, ne fakt ne bie te harrojme vdekjen tragjike te Zotit Klosi, dhe te kthehemi e te ngushullojme Zotin Rama, qe ka humbur jo vetem mikun e tij, por edhe redaktorin e shkrimeve te tij.
Ne te vertete, une personalisht, si nje admirues i zjarrte i vepres se Zotit Klosi,do te kisha pritur nga miku i tij Rama, se pari bocetin e monumentit te ketij iluministi te ndergjegjes intelektuale e shkencore shqiptare, dhe pastaj zgjedhjen e detajeve me fisnike per figuren dhe brishtesine e tij njerezore, perfshire dhe dobesine e gjestit te vetvrasjes, sepse te vetevritesh nuk do te thote medoemos te mos kesh frike nga vdekja.
Mbi te gjitha, duke qene jo vetem miku personal i Zotit Klosi, por dhe nje figure nder me kryesoret ne politiken e vendit, drejtues i opozites e kandidat per kryeminister i Shqiperise, duke pasur nje pasuri te pafund kontributesh e mesazhesh te shquara te Zotit Klosi per tia sjelle ne vemendje publikut shqiptar, duket e pamenduar nga Zoti Rama, permendja tezave kontraversale te Klosit per ca figura apo periudha qendrore historiografike te Shqiperise.
Le te me ndjejne lexuesit e nderuar te ketij komenti, nese pa dashur, i kam prekur ne ndjenjat dhe pikpamjet e tyre ne lidhje me elegjine e Zotit Rama, Thjesht, reflektova cfare mendova duke ruajtur te pandryshuar admirimin dhe respektin e sinqerte per vepren, talentin dhe perkushtimin e Zotit Klosi per ndricimin dhe perparimin e Shqiperise dhe popullit te saj.
Turrma mediokre si puna jote, nuk mund te bejne te perballushem deshiren per te ikur pergjithmone nga ai vend apo dhe nga jeta!
Shkrim të qëndisur me këtë fjalor dhe yrnek vetëm ata që e kanë pasur Dr. Klosin vërtetë sivëlla mund të bëjnë. Seç kam një përshtypje se prej dikujt tjetër e kam gjitasur një lojë kaq të këndshme me shqipen- tek një poet Vullnet Veizi.
Pa dalë nga tema:
I përjetshëm mbettë kujtimi i të madhit Ardian Klosi!
Nje shkrim i ndjere, nje fjale e denje Lamtumire!
Nje arsye me shume per te luftuar korrupsionin, mediokritetin dhe falsitetin e nje shoqerie materialiste!
Dikush ndihet i lodhur e terhiqet shpejt, dikush merr force e lufton akoma me fort ndaj padrejtesive dhe kompromiseve!
Ndjese paste Doktor Klosi! Ti e meritoje te qendroje ne kete Shqiperi te brishte demokratike, te tjere dihet te largoheshin, qofte e dhe gjeografikisht!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Nje shkrim shume prekes . NUSHELLIME FAMILJES dhe juve z. Rama si mikun me te mire qe kishit
Prekese!
Shkrim i denje dedikuar nje mike. Keqardhje e thelle dhe shpresoj qe Njerezit te rrisin ndjeshmerine ndaj shkrimareve dhe njerezve te fjales.
Bravo Edi.
A ma skjaron z. Rama, çka do me thanë togfjalëshi: “Me lot të urryer në sy”?!
Te ta sqaroje nje miljon here z.Rama,ti nuk mer vesh,se je malok i felliqur.Na shkaterruat nervat o injorante te ligj.O shejtan budalenj te felliqur.
Labi-Vlore – ta lumsha doren. Sqarohet gjeja e trashe; tamam shejtan-budallenj dhe te felliqur gjithashtu
Shkrimi i Edit shume prekes dhe i veçante ashtu si edhe vete Edi,por komenti juaj Labi Vlore eshte per te ardhur keq,shume keq madje sepse shiptaret jane nje nga veriu ne jug, dhe nese mendon se budallenjt gjenden ne veri gabohesh rende.
JO!,nuk t’a sqaron(skjaron,si i thoni ju Andej) dot as RAMA dhe as njeri,pasi ti je i prirur te mos e Kuptosh.Eshte zgjedhja qe ti ke bere,e nxitur edhe nga prejardhja jote.Ti nuk do,dhe nuk mundesh,te kuptosh.
Shko te muret e shpelles nga je se, ndoshata ka ndonje skice te lashte qe e ilustron
Ta sqaroj une:
Mortja qe ste ha.
Kete tog fjalesh e kuptojne vetem ato qe dine te flasin mire shqipen, gjuhen letrare dhe zyrtare shqip. Ne rast se je nga ato qe nuk kuptojne gjuhen zyrtare shqipe duhet ti drejtohesh….
Ka disa shprehje qe shkruhen dhe kuptohen me zemer or Blin, dhe kjo shprehje eshte nje shembull i shkelqyer. Si mund ti quash ndryshe lotet qe te dalin per nje njeri te shtrenjte vecse te urryer!!!!
Un nuk jam me bindje te majta , por kjo leter tregon dhimbjen e thelle per nje mik, dhe per nje Shqiptar qe ishte superb te vdekurit jane gjalle dhe te gjallet te vdekur ndonjehere .Bravo Edi e ke qajt letren (me lot te urryer por me zemer ne dore) ngushellime. Blini emrine ke te bukur vecse ty te vjen era kerme qe hecen..
Shkrim njerezor i Edit , reflektim i ngrohtw e sqimatar per sivllaun e vet.E kemi harruar kete stil, kete njerzillek.Faleminderit Edit per keto ndjenja te fisme.
U prehte ne paqe, i ndjeri Ardian.
Pasi mbarova se lexuari kete pjese mu be realitet qe ai njeri i madh ka ikur vertete.Eshte nga ato artikuj qe nxitem per ti lexuar persedyti,dhimbje krenare e nje shoku per ikjen e NJERIUT.Do ti mungoj shumekujt Ardiani i madh,neser me shume se sot.
Ke te drejte “m”, plotesisht.
Humbjet e tilla te mungojne shume, por kur e kane nje shkak/pasoje, qe perkon me rrugen tende, te bejne me te forte, me te vendosur te vazhdosh perpara!
Gusmar pershendetje.
Kjo ‘m’ ja me te cilen ti ke replikuar, mund te kishte perdorur nje inicial te pangaterrueshem me timin ‘M’. Gjithsesi jam me mendimin tend, se Ardiani do te kujtohet si nje njeri i forte, qe nuk u tut kurre nga frik a e pushtetit, sepse zgjodhi tastieren ne vend te hallishverisheve. Edhe ne sigurisht nuk do te kemi frike, sepse ne fund fare njeriu mbijeton ne saj te forces qe ai e ka brenda vetes dhe qe e perdor si mundesi te tij te fundit…Ma shpifin intelektualet e trembur nuk e kuptoj ku eshte frika, kur i degjoj me vjen te shkoj drejt e tek wc per te vjelle, ne fakt horrat ate e perdorin per gje tjeter, per te zbrazur zorret e mbushura me karkaleca te fresket e ushqime te mbushura plot me helme…
Ngushellime familjes dhe Ju z. Rama dhimbja t’ju kthehet ne force per te realizuar endren e tij per nje Shqiperi vertet demokratike qe vetem ju mund ta beni realitet, kemi besim tek Ju.
fjale me vend
Lote lote dhe vetem lote sjell ky shkrim!!!!E ke qa i nderuar,me germa,me lote dhe me dashuri!!!Zoti ja ndricofte shpritin!
Uau sa bukur, më le pa frymë, te lumte pena Edi! E ke qendisur ashtu si Dani (sic i thua Ti) e meriton. Ne fakt jam cuditur gjithnje kur fliste Klosi, ndryshe nga te gjithe ata dallkaukë qe dalin e flasin dhe kepusin vetem brockulla. Tashme nuk kemi më as me kë ti krahasojme, pasi niveli i tyre mjeran do mbetet i tille per sa kohe nuk do te kene perballe Klosin. Prandaj mendjendriturit ikin, nuk rezistojne dot, sepse perballe budallenjve behesh budalla. Le te jetojne budallenjte e dallkauket, bota eshte e tyre.
Mendimtari,Dr.Ardian Klosi,eshte gjithnje midis nesh!
Z.Edi Rama,me i aferti ne mendime dhe ne veprime me te ndierin Ardian Klosi,si shpreheni,faleminderit sa shkruani me siper ate intimitet si vella me Te.
Kur shkruajta “I ndieri”,para emrit Ardian Klosi,me gotiti ne zemer dy here dhimbia,pasi kam jetuar vitet e pensionit, prane te ndrierit Dr.Sherif Kolsi,qe ma mbante ne goje,si pasardhes i denje i familjeve Klosi,qe dihet kush jane. Si gjithe te tjeret,jua kuptoj dhimbjen per humben e ketij njeriu,jo te zakonte ne inteligjencen e vertete shqiptare,sa deri ne fisin shume te njohur e te nderuar KLOSI.
Me separi Families me dy engjellushet qe i donte shume i ndieri,ju shpreh ndushellimet dale nga zemra e nje ghyshi mergimtar,qe jetonte e jeton me idealet qe aspironte per t’i realizuar PIONIRI-KOLLOS i
skences Ardian Klosi.
Ai u largua fizikisht nga Ne, njerezit e vertete qe e deshem aqe shume,sa shoqria ae ciles ju perkushtua,por me ne dhe atdheun do te jetoje vepra e tij, prere ne kulmin e veprimtarise Tij.
Keshtu e ka shkruajtur zoti; gjenite na i mer para kohe se i duhen .
I pa vdekshem kujtimi i tij.
Ngushellime te afermve, sa dashamireve.
Gjete forca shoqeria shqiptare,te realizoje enderrat e tij dhe atdhetareve te vertete ne kohen sa me te mundeshme.Le te shkruhet emri i tij ne MARTIRET e 100 vjetorit te PAVARESIOSE, ani se na u largua nga jete kaqe dhimshmerisht.
Guri Naimit D.
Ngushellime te sinqerta per nje njeri te madh.
nuk i shiti idealet si shume te tjere ,intelektual i vertete ne nje vend ku te mbetesh intelektual eshte bere pothuajse e pamundur ,shkrimi i mesiperm kaq bukur e nxjerr madheshtine e tij te mbrujtur me modesti …intelektuale,lloj i rrezikuar me zhdukje ne SALISTAN!EDI RAMA me mallengjeve ,ngushellime familjes !
Me te vertete jam prekur shume sikur te ishe nje njeri i afert i imi.
Njerzit e mencur me dinjitet, te urte, te bute, me ide, idealiste ne shpirt dhe mendjehapur u percmuan dhe vazhdojne te percmohen ne Shqiperine tone.Bastarditeti,idiotesia dhe harbuteria, pabesia vleresohen me shume ne shoqerine tone.
Adashi im Ardian per gjithcka ju ishit FALEMINDERIT.
EDI ky largim i z.Klosi te jete nje shtyse me shume per te mundur vulgaritetin.
Me te vertete shkrimi mahnites..
Ngushelime familjes!Shpetoj nga plerat qe do importoi Berisha.
Nje shkrim i mrekullueshem nga nje mik i vecante. Ngushellime familjes!
Ngushellimet families the ju z. Rama. Nje shkrim I ndjere per nje njeri. Njeri eshte gjeja me me vlere per ta quajtur zotin Klosi. Te jesh njeri eshte gjeja me e veshtire, AI e arriti.
Te vrame Ardian dhe te kerkojme falje per kete.Te vrame me injorancen dhe arrogancen tone. Ndoshta nuk ishim te denje per te patur mes nesh nje gjeni si ti. U prehsh ne paqe ne atebote e pac nje shpirt rinor gjithmone! Ngushellime Edi, sic e thua vete qe politika eshte mundesia e vetme per te ndryshuar gjera dhe ty te eshte dhene ky rast, le te punojme te gjithe bashke per idealet e ndritura te Ardianit e te rinise shiptare.
nuk largohet ujku me pene do plumbin ballit,te mjeret ne !!!
Shkruaj o EDi RAMA,po kujt i shkruan vetes tende,apo i con ndonje mesazh SALIUT me kete shkrim,apo po tall bythen me kete popull???
O EDUSH RAMA,cfare po tregon qe nuk di te besh POLITIKE,qe i gjithe ky popull po shkon drejt sindromes”KLOSI”.
A po kur nje popull,ha Ushqime te scaduara,ilace qe te deformojne Psikologjikisht dhe nga ana shendetsore,ku nuk ka asgje qe mund te te mbaje te jetosh atje ne ate GETO,po shkruan ti qe BLEN KEMISHA nga 20 euro…………?
Cfare mediokriteti,jeni ju o POLITIKANE te NDYRE,o pjella te KOMUNIZMIT si majtas dhe djathtas,dhe TI bashke me SALI BISHEN dhe GLASEN tuaj politike,jeni ju qe po zhvasni pa mbarim pasurite e ketij kombi i CILI vetem me administrimin e pasurive te tij,do te jetonte si nje LUXEMBURG,por nuk te lini ju o KATOVICIANE,sepse ju te gjithe keni rene VIKTTIMA te rrjetit agjenturor antishqiptar,ku ju kontrollojne ne gjithcka,politike,llogari bankare,jeten tuaj miope private,gjithcka,dhe nuk mund te dilni me nga ky rrethim,dhe beheni sikur po ju dalin lote nga SYTE per kete vend e per keta njerez,POR A MUND TE DALIN LOTE NGA SYTE E DJAJVE ???
O Gazetare te nderuar te shtypit Shqiptar,a ka mundesi qe ju te beni nje BOJKOT kunder POLITIKES ???Ose ne te kundert te jeni ne gjendje ti nxirrni bojen gjithe ketyre pleherave te POLITIKES???
Mjere ky popull dhe Zoti Shpetofte Shqiperine nga Shqiptaret,dhe Shqipetaret nga Shqiperia !!!.
Sa shume vrer qe ke o “realist”. Shume shpejt do te te gjejne te helmuar nga vreri yt.
Ti je llum njerezor o Realist! I ziu ti!
Ngushellime te sinqerta Znj.Juta dhe dy vajzave te tij,per kete humbje te madhe dhe te pazevendesueshme.Desheroj te mos komentoj me tej,per te respektuar deshiren e tij,te mesuar sot prej zotit Rama,per te mos e lavderuar ne kohen e rrugetimit te tij ne perjetesi.I qofte dheu i lehte dhe shpirti ju prehte ne paqe.
Une jam nje njeri qe ty z. RAMA te kam share dhe urryer percka ti ke perfaqesuar apo percka te tjeret na kane shtyre te besojme.
Por me duhet ta pranoj qe ky shkrim nxjerr ne pah nje ane te panjohur nga une….por shpresoj dhe nga shume te tjere. ANEN TENDE NJEREZORE, HUMANE..ate ane qe une kam kembengulur qe ti Z.RAMA nuk e ke.
Lus zotin ta kesh shkruar ti dhe jo ndonje mekembes i yti.
Faleminderi per kete SHKRIM TE KULLUAR TE GJUHES TONE.
U prehte ne paqe z.Klosi dhe miku yt.
Me respekt
D.K
…ky nuk eshte shkrimi i pare i rames…nuk ke “mekembes”te shkruaj si rama!NGUSHELLIME FAMILJES KLOSI…KLOSI ISHTE NJERI I LIRE DHE IKU SI I TILLE…
Shkrim i ndjere, i sjkruar me fjale qe dalin nga zemra.U largua dhe n je shqiptar i denje pa arritur ate qe desheronte per kete vend.Ngushellime familjes. R.Gj.
Tarzani?!,”…apo percka te tjeret na kane shtyre te besojme…”
Shume respekt per Sinqeritetin tat.
Eshte pikerisht kjo aftesi per te reflektuar qe ben ndryshimin midis 1 Liberali dhe 1 Fanatiku,midis 1 njeriu te Civilizuar dhe Barbar.Pjesa tjeter eshte negociata te vazhdueshme qe, Ti,ne vazhdim do te besh me vetveten,gjithmon i nxitur nga Informacioni per rreth teje.Por te pakten nuk e len veten viktim te mendimit FIKS,te gatuar ne studiot e Propogandes se shqiptareve shkerdhata.
BRAVO!
Gjith te mirat.
Shoqeria ne shqiperi ka marre fund nga barbaria e shkaterruesve te cdo gjeje te bukur. Nuk e di nese do kemi ndonje rilindje.
I nderuari Dr.Ardian Klosi:-Cdo pellembe Toke e Ndotur, e Shkaterruar ne keto 22 vjet Copetonte Zemren Tuaj te MADHE! Nuk do t’i harrojme protestat ne Vlore KUNDER shkaterrimit te Parkut me Pisha,mushkrit e ketij qyteti, per te HELMUAR bregdetin me TEC-PETROLIFEREN. Ne fjalet Tuaja shprehej dhimbja, urrejtja per kete KRIM qe u nis nga karagjozi Nano dhe u realizua nga krimineli Berisha ne Vlore, dhe jo vetem. Shkrimi i “sivellait” Tuaj-Edi Rama- ju vendos ne Panteonin e Intelektualeve Atedhetare Shqiptare! Do te mbetesh i pa harruar ne zemrat tona. Ngushellime Familjes Tuaj!
I shpreh ngushellimet e sinqerta familjes dhe te afermeve te ndjerit Ardian KLOSI.Ndarja e parakoheshme nga jeta eshte nje humbje per te gjithe publicistiken tone.
I pa haruar do te mbetet Emri i TIJ.
Me konsiderata
HALIL HALLACI
Ottawa, 27 Prill, 2012
Ngushellime Familjes dhe shokeve te vertete te tij. Ishte vertete nje njeri i madh ashtu si z.Edi Rama e pershkruan aq bukur ne kete shkrim kaq prekes. Jane fjalet me te bukura te lamtumires per ate njeri te mire.
U prehte ne paqe shpirti i Tij.
Shume prekese.Ngushellime familjes Klosi dhe u prehte ne paqe.
c vlere kane te gjitha..doktor Klosiiku ….dhe ca hora qe ai u krijonte bezdi,fatkeqesisht duhet te jene lehtesuar….Kush i cmoj altruistet ne shqiperi,qete ndodhte ndryshe meArdian Klosin….
Edi nje shkirm i mbrekullushem,shume prekes,doktori nuk do harohet kure per mendjen e tij te prehte,jam e sigurt qe dhe toka ku do mprehet trupi i tij eshte zemeruar me veprimin e tij.
Ngushemime familjes dhe ju Edi per mikun fisnik qe kishit gjithmone prane.
Mendova qe bashke me mbylljen e dites do me kalonte edhe trishtimi i madh per humbjen e nje njeriu qe e donte Shqiperine dhe luftoi per Shqiperine si pak kush. Obituari yt Z. Rama, me ktheu edhe nje here lotet e urryer ne sy.
U prehte ne PAQE!!!!
Nuk do ta trete dheu dhe do na qendroje mbi koke, nese Ne, Ju Edi Rama dhe gjithe Te TJERET nuk perpiqen ta bejne kete vend!!!
Dhe te perpiqen me force, pu u lodhur, seriozisht, sinqerisht, pa hile dhe me te drejten qe dr.Klosi u perpoq!!
Vetem atehere do ndihemi disi te lehtesuar per’ vrasjen’ qe i beme ne dhe ky vend ketij njeriu te madh!!!
Flm qe me ne fund the dicka te papolitizuar. Me ne fund!!!
Ah Tarzani! qenke shume i vonuar,por nganjehere thone, me mire von se kurre(,me kupto kurresesi nuk kam qellimin te ofendoj,flm) ana njerezore,humane,shoqerore asnje here nuk i ka munguar zRama ku pa frike mund te thuash se i meriton.Ndersa tjetra eshte qe ti zTarzani te jesh i sigurte se zoti Rama nuk eshte nga ata qe ja shkruajne mekembesit por eshte mendja e kthjellet e tije.Po kthehem prap ne fillim ku te thash qe je i vonuar,sepse ne fillimet e ndryshimit te sitemit nder te paret qe shkruanin e kritikonin ate sistem kane qene shkrimet e Edi Rames e te Ardian Klosit e te tjereve sigurisht.Edi Rama ka qene nder ata pak te paret qe kane kundershtuar hapur ish Komunist/in/at qe uzurpuan PDne me dhune,e mbasi e pane qe komunisti nuk dorezohet mbasi mbeshtetja krahinore brenda PD ishte me e forte,por ai qe e mbeshteti sic e di dhe ti iku per lesh nga vet ky,u dorezuan e u larguan nga PDja ku nuk u falet as Edi Rames apo Shinasi Rames etjereve se ja ku eshte PD e uzurpuar nga Komunistet.Dhe nje here nuk eshte E.Rama nga ata qe ja shkruajne te tjeret e ai te lexoje,harroje.
Kjo ngjarje u be shkas per t’iu kthyer revistave “te vjetra” “Hosteni”, ku ka nje shkrim shume te bukur te Ardjan Klosit. Te vjen keq sa pak vleresojme gjerat e bukura, qe ne kohe mbeten perseri te bukura.
Ky shkrim eshte shume i bukur, i denje per nje njeri te vecante. Eshte kenaqesi gjithashtu te lexosh, si gjithnje, menyren e te shprehurit te Edi Rames.
Se di, por si TEODOR KEKO / ARDIAN KLOSI /dhe… nuk e di pse me ngjajne aq shume, si apostuj te vertetes se hidhur,keta sivellezer rebel ndaj mizerjes,keta jane flakadan qe nuk shuhen, ajo qe ata ndezen ish zjarr nga i Prometeut.
Konsideracion me i madhe per JU miku jone e i te gjitheve, ajka e qytetaris Shqiptare, elitari i letrave SHqipe.U befte drite fjala JUAJ,dhe na ndricofte ne kete mjegullim.
u prehte ne paqe miku juaj Klosi, nje antikonformist, qe se fundmi “ishte ne lufte” dhe me veten, e une mendoj se per kedo qe ndjen dhimbje per kete humbje, duhet te lexoje e rilexoje obituarin e tij te shkruar nga ju, e ne respekt te tij, druhem ta komentoj ne keto momente,
Falenderoj z. Rama per kete artikull human qe pasqyron dhembjen njerzore.Por kjo eshte njera ane e medaljes.Shtrohet pyetja:PSE KY AKT SUBLIM NGA NJE NJERI I CIVILIZURA QE NUK I MUNGONTE ASNJE GJE NGA ANA MATERIALE..
Jo vetem i ndjeri Klosi por dhe te tjere kush e ndjen vehten shqiptar te ndershem pothujse jemi te vdekur moralisht dhe psikollogjikisht.Po jetojme ne nje situate teper perverse deri ne
perdhosje kolektive kombetare.Le te shohim 21 Janarin.Vret kryeministri
4 vete ne bulevard dhe i behet pritje madheshtore ne washington..
A ka injorim me te madh kombetar???Supozojme se mbrojti rendin dhe instuticjonet.Po me 14 shtator 1998 kur shkrumboi personalisht komplet institucjonet e shtetit PERSE E MBROJTI AMERIKA qe me e pakta duhet te futej ne burgim te perjetshem..
Nuk eshte se vetem i ndjeri Klosi vari vetem vehten.Jemi nje komb i tere qe jemi te varur ne ushkurin e berishes bash tani ne 100 vjetorin e pamvaresise.
Mendoj z.rama qe duhet te reflektoni se po behet vdekja me embel se jeta.Dhe ju keni pjesen tuaj ne kete tragjedi kombetare.Gjeni menyrat
per tu bashkuar me Topin dhe AKZ dhe gjithe shqiptaret e ndershem
per te rrezuar me mjete legale monstren e vicidolit para veres se ketij viti. Ne te kunderten behu si palma e mesila dodes se do jete rradhe e madhe per tu varur dhe te tjeret qe nuk durojne poshtrimin.
Ngushellime familjes..
Ngushellime te sinqerta familjes se mr Klosi.
Eshte thellesisht e dhimbeshme dhe njekohesisht e pa kuptushme te vetevritesh!!! Reflektim njerez dhe te shohim perpara, te shohim te ardhmrn te sigurt.
Aleksander Prosi, Bekim Femiu, Llazi Serbo, Ardian Klosi jane vetevrare! te duket e cuditeshme njerez, cfar ndodhe ne boten e artisteve te talentuar. Protest individuale e pashmangshme!
Por e verteta eshte, se ata vazhdojne te jetojne per njerzit e tyre me te afert, kujtimet e mr Edd jane nje shembull real, qe Dani jeton akoma njerez…
Të lumtë pena…ti di të vlerësosh njerëzit që vërtetë kanë vlera, të flet zemra prandaj shkrimet e tua kanë ndjenjë…e lehtë qoftë dhimbja për humbjen e mikut dhe të një shqiptari, një shqiptar më pak do të thotë shumë. Vendosni ca lule edhe për ne emigrantët.
Prekese… Nuk kam njohur personalisht asnje nga ju petroninsat72 (pak K.Spahiun te cilit i luteshim te na luante “EUROPEN” e Santanes sa here vinte ne Q.Studenti per ndonje mbremje…),por me behet sikur te kete ikur edhe sivellau im…Duke e lexuar,rilexuar dhe prape … ndjeva nje lemsh ne fyt dhe ndalova…Shume prekese…Paskeni qene me fat qe keni pasur nje shok te tille por edhe i mjere qe detyroheni ya percillni…No coment…U prefte ne paqe.
Ngushellime familjes gjithashtu edhe gjithe miqve.
Tejpercjellje e denje Z.Rama
Cfaredo aresye qe ta kete shtyre z. Klosi ne veprimin e tejskajshem e kam thene dhe e perseris qe eshte e pa aresyeshme.
eDHE NJE HERE NGUSHELLIME
Me vjen shume keq per cfare ka ndodhur.
Ngushellime familjes dhe shokeve te tij te ngushte.
R.I.P.
Nje homazh prekes ndaj nje figure te shquar te letrave shqipe, nje luftetari te parreshtur te demokracice, nje qytetari te ndershem e te respektueshem, nje mbrojtesi te flakte atdhetar, nje personazhi te qyteteruar, nje miku te paharruar…nje antikonformisti human qe luftoi deri ne fund per nje jete me te kuptimte per te dhe me te denje per shoqerine shqiptare !!!!
Cdo gje ka nje limit ne boten ku jetojme sic ka dhe nje limit vete jeta jone, doktor Klosi pati guximin ekstrem, si nje antikonformist i denje, te percaktoje vete limitin e jetes se tij ne pamundesi per ti vene limitin degjenerimit te shoqerise shqiptare dhe rrenimit te dhimbshem te atdheut tone te dashur te cilit Ai ia perkushtoi misionin e tij ne kete bote.
Ngushellime familjes, miqve dhe te gjithe njerzve qe e donin !!! U prehte ne paqe shpirti yt aq i trazuar Doktor Klosi !!!! Qofte i paharruar kujtimi yt dhe vepra e cmuar qe le pas !!!
JETOI E SHKROI SI ASKET…
VDIQ SIC E VENDOSI VET !
Drite i paste shpirti…!
Ngushellime !
Fisniku nuk vdes! Ngushllime bashk shortes fëmijëve të afërmëve dhe miqëve. Mbi të gjitha ngushllime për ne Shqipëtarët që po na ikin njerëzit e mënçur.
I nderuari zoti EDI RAMA,
Ne radhe te pare te ngushlloj per humbjen e shokut tend besnik.
Do te them nje fjale zemre, ashtu si e ndiej.
Humbja me e madhe qe kam pesuar ne jeten time ka qene humbja e prinderve, sidomos e Babait, sepse ate e humba te parin.
Me vdekjen e prinderve kam filluar ta shohe ndryshe Boten!…
E kuptoj deshperimin tend per humbjen e mikut tend dhe te mbare shqiptareve qe duane Shqiperine, nga emri i se ciles marrim edhe identitetin ne kete bote te mrekullueshme dhe te trazuar.
Por ti nuk duhet te bjesh ne Detin e madh dhe te pafund te deshperimit!
Ne kete bote kemi ardhur ta jetojme ate me te gjithe pafundesine e saj.
Pesimizmi nuk eshte dhe nuk duhet te gjeje kurre Fole ne shpirtin e njerzve qe luftojne per te Ardhmen!
Optimizmi eshte arma me e forte e njerzve qe transformojne Boten!
Tua leme pesimizmin atyre qe e kane rreshtuar vehten ne krahun e gabuar te Historise!
Te pershendes dhe te uroj ta kthesh ne force humbjen e Mikut tend te dashur te Vegjelise,Ambientalistit te shquar, Atdhetarit te mire, intelektualit me shpirt artisti , Doktorit te merituar me vepra, te paharruarit Ardian Klosi!
Shkrimi te le pa fjale e te ben te kuptosh me mire sot 20 vite me pas Refleksionet, librin e shkruatur bashke nga Ardian Klosi e Edi Rama me aq dashuri e art !
Ndjenja te pastra dhe te bukura.
Keto jane ndjenja qe Ardian Klosi t`i impononte.
Kujtimi i tij eshte i perjetshem dhe shpirti ju prehte ne paqe
Sikur t’a dija qe shkrimi juaj Edi nuk do vononte,dhe ne fakt eshte i ndjere e ndoshta do t’a kishte prekur shume Ardian Klosin per se gjalli.Ndoshta Ardian Klosi do ju kish dhene ndonje mendje per disa fjale,qe ndoshta ju me vetedije i gjeni jashte shqipes fluide,por tanime kjo eshte bere karakteristike e stilit tuaj.Me vjen sinqerisht keq qe nuk do keni ketej e tutje nje mik te shtrenjte,por keni mundesi qe te luftoni ndopak edhe per Ardian Klosin,mikun tuaj erudit,per kauzat qe ai perqafoi dhe kerkoi ti sensibilizonte,si fjala vjen,debatet per gjuhen,per vertetesite historike,perpjekjet mbi etiken qytetare dhe sidomos perpjekjet e tij mbi ruajtjen dhe konservimin e vlerave ambientale dhe arkitektonike.Nese deri me sot kjo ishte nje fushe qe mund t’ju angazhonte shkaraz,ketej e tutje jeni i obliguar,qofte edhe si borxh ndaj mikut tuaj te shtrenjte,qe te mbushni sadopak edhe boshllekun qe n’a la pas studjuesi erudit Ardian Klosi.Kerkoni force ne veten tuaj dhe ne miqte,qe t’a kaloni kete moment te trishte,dhe te jeni sa me shume prezent,ashtu siç do te donte miku juaj Ardian Klosi.Nuk eshte krisma e thate ajo qe i zgjidh gjerat,madje i le ato ne mes;le te gjejme force t’a superojme deshperimin,jo vetem per vete,por edhe per te tjeret,sepse jetojme edhe per te tjeret.Ngushellime familjes,znj.Juta dhe dy vajzave,familjareve te z.Klosi ,te afermve dhe miqve,te njohur e te panjohur,kudo qe jane!Ngushellime juve z.Edi!
beso,
Faleminderit per shkrimin. Beso, ndoshte eshte budallallek kjo qe po shkruaj por m.gj.ate po e shkruaj. Kam pare ne tv gjerman nje shkrimtar rus ( nuk me kujtohet emri ) i cili eshte i famshem ne rusi dhe ne bote. Ai ishte ne demostrate kunder Putinit ne zgjedhjet e fundit. Nje gazetar i huaj i tha se uron qe ai nje dite te behet presidetni i Rusise si u be edhe Haveli ne Cekosllovaki. Gazetari rus ju pergjegj se kjo do ishte ndeshkimi i tij. Ai tha se fakti qe Haveli u be president i Cekosllavakise ishte nje gagim i madh dhe shtoi : Cfare vepre shkroi ky njeri i madh pasi u be president ? Cfare fitoi bota dhe Cekoslovakia ? Ajo kohe ishte nje kohe e hikur kot qe nuk i pruri gje cekise dhe njerezimit.
Beso, mik, e them kete sepse une jam i mendimit se pushteti te prish si karakter dhe se talenti per te shkruar ( qe une mendoj se Edi e ka me shumice ) eshte nje dhunti qe nuk duhet humbur neper mbledhje plot kompromise, takime pa buke, dreka e darka protokollare. Pra beso, mos valle eshte me mire qe Edi yne te mos vazhdoje te merret me politike por me dicka me te larte sic eshte arti. Pra, ne se me art vetem mund te jetohet ne Shqiperi, une mendoj se Edi te mos zbrese poshte ne nivelin e politikaneve por te ngjitet ne nivelin e njerezve te artit, se keshtu do ti sherbente me shume Shqiperise. Shif Salen se si eshte katandisur. Politika eshte kurve dhe politikanet nuk ka mundesi qe te jene te ndershem per te zbatuar idealet e tyre. Per mua arti qendron me lart se politika.
Beso, ndoshta kam gabim, por ky ishte vetem mendimi im.
Pershendetje, mik.
E kam njohur A.Klosin kur perkrah nesh vlonjateve luftonte kunder planit te politikanve per ta kthyer Vloren nga gji i kalter ne gji te zi.Me pare e kisha njohur kur se bashku me E.Ramen si njerez te lire e intelektuale te kulluar qe shperfillnin politiken , nderonin duke ardhur nga Tirana nje “intelektual ” tjeter A.Imamin, ne fushaten e zgjedhjeve te 26 Majit 1996. Dani sic rrefen e pershkruan aq prekshem E.Rama zgjodhi te largohet nga kjo bote ; Imami , Ceka e te tjere tashme jane transformuar ne vemje intelektuale qe si shushunja mbufaten e mbufaten ne trup e mendje …
E.Rama dhe A.Klosi si per te vertetuar dialektiken e te kundertave zgjodhen rruge te ndryshme ; E.Rama besoi ne misionin e politikes duke qene gati qe edhe te ” masakrohet” nga vdekataret e tjere ; A. Klosi mbeti jashte politikes duke ruajtur qibren e nje mendje te kulluar e te painfektuar … Une gjithsesi do zgjidhja e besoj te rruga e Edi Rames.
Elexova,rilexova dhe prape…Megjithese nuk e kam njohur personalisht “Danin” -( Kam njohur pak vetem Kujtimin te cilit i luteshim nen ze ne ndonje mbremje te na luante “Europa” ne vitet 80)- me duket sjkur eshte larguar edhe sivellai im…Mbase do qeshte e tallej me ty Edi miku yt po ta lexonte ,nuk e di por une per vete lotova parreshtur…Te ka dhembur shume kur ke shkruajtur keto rrjeshta dhe kjo duket qarte … Faleminderit …faleminderit… No coment – U prehte ne paqe.
Ardiani ishte i te gjitheve. Na keputi shpirtin humbja e tij. Nje njeri i cmuar i cili do na mungoje pa mase. Nuk e kam takuar kurre, por lajmi per shuarjen e tij me lendoi sikur ta kisha pasur po aq vella, po aq shok, po aq mik sa miqte me te shtrenjte qe kam, e ky shkrim ma shumefishoi dhimbjen mbi kraharor.
Kjo ishte forca e ketij njeriu te thjeshte qe na jepte te gjitheve pakursim. Ne nuk ditem t’ia kthejme e t’ia bejme me te lehte pranine e perkohshme nder te gjallet e pakallur ne deshperim.
Trashegimia qe na ka lene duhet te na ndihmoje te reflektojme, te kthjellohemi, e te veprojme per te ndertuar nje shoqeri me te bute me shpirtrat e lire e te ndritur , e me te vrazhde me dhjamin e Maskarenjve te Ali Asllanit!
Ngushellime familjes dhe gjithe miqve qe iu dhemb ikja e tij! Per mua eshte nje martir ne luften kunder plehrave, ne te gjitha kuptimet e fjales, qe na kane zene frymen ne kete atdheun tone te dashur.
Ndjenja te sinqerta e nga shpirti jane keto mendime te Z.Edi te hedhura ne leter me lot ne sy.Ngushellime dhe falje nga zemra Z.ARDIAN KLOSI! TE VRAME NE ME DUART TONA,KJO SHOQERI E PANGOPUR.IKU DUKE NA LENE NJE MESAZH TE MADH MBI KRYE , I VETEM APO PAK, NUK JA DALIN DOT NE KETE VORBULL KU ESHTE FUTUR VENDI.Por misioni i Tij vazhdon do ta vazhdojme ne e do ta gezojne brezat,PER NJE RILINDJE SHQIPTARE BASHKOHUNI E MOS I LINI TJU VETVRASIN !
i nderuar Edi Rama.
Ngushellojme familjen e te ndjerit Klosi dhe juve z.Edi qe humbet nje nga shoket me fisnike dhe erudite qe keni por me lejoni t’ju sugjerojme
disa mendime modeste perse vrau veten si shenje proteste MIKU JUAJ ?
1-Ne rradhe te pare duke qene njeri me seder nuk ka pranuar poshtrimin
qe i behet kombit shqiptar nga nje qelbesire si berisha qe ka pushtur
cdo mililemeter katror te ketij vendi duke e privatizur shtetin 100% shqiptar ne kete 100 vjetor.
2-Nuk pranoi te ishte pjese e ketij krimi me opoziten dhe me ju ne krye qe keni varur veten politikisht duke u marre me kurbane,elegji,dhe nekrotafio pas kompjutrave.
3-Nuk pranoi te ishte pjesmarres ne pushtimin e shqiperise nga ambasadoret perendimore qe me teper duken si can-kai-shistet
dhe japonezet ne luften e dyte boterore se sa dipllomate.
4-Kjo proteste bilike eshte nje sinjal nga sivellai direkt per ju:
COHU EDI RAMA CLIROJE SHQIPERINE NGA BARBARET DHE HAJDUTET E BERISHES…COHU EDI RAMA CLIROJE SHQIPERINE NGA INVAZIONI I AMBASADOREVE QE JANE KOLONELE BIZNESI DHE MAFJOZE TE IMPORTIMIT TE PLEHRAVE..COHU EDI RAMA TE MBROSH GJAKUN E HERONJEVE TE 21 JANARIT
QE PO I PERDHOSIN PER TE KATERETEN HERE DUKE E PSHURRUR DHE EKSPERTIZIN E FBI.
5-ME KRYESORJA MESAZHI I TIJ ESHTE:
***STOP QARJEVE NGASHERIMEVE DHE POLITIKES SUAJ FUNEBRE 5 VJECARE***
doktor Klosi v.s doktor Berisha
Te dy keta doktore kane qene kunder njeri tjetrit “armiq” te betuar me teper ne betejen e plehrave.
Ndersa Berisha eshte arkitekti i mafjes se plehrave se bashku me neonazisto-garbage-men-in SS E.Volfarth,NDERSA DOKTOR KLOSI ISHTE NJE NGA “MARTIN LUTTER KINGET” ne mbrojtje te mjedisit te shqiptarve.
Jane jashte kornizes njerzore lotet e korkodilit te dr.evilit berishe
per ngushellimet e rastit.Thelle ne zemren e sterrosur te berishes
ka ikur nje BLLOKMEN NJE BLLOKQEN NJE ANTAR I ALENCES PLEHUT SIC
ANATEMONTE FISNIKUN KLOSI BERISHA ME GOJEN E TIJ EXTRA LARGE.
mE humbjen e doktor klosit kafsheria e berishes po triumfon
mbi civilizimit ..
Ngushemime familjes dhe per Edi per kete mik fisnik qe kishit gjithmone prane
Ngushellime familjes,te afermve, shokeve dhe miqve te shumte te te ndjerit KLOSI.
Zoti e prehte ne paqe shpirtin e tij!
Tani do na mungosh shume o vella i mire. Kush tashme do na thote ndonje fjale per te qene. Keq per ne qe te vleresonim shume. Nje bilbil qe nuk do ta degjome me. Po te miret jetojne kaq pak, o Adrian vellai. Keshtu ka ardhe kjo kohe e trazuar qe na sollen pjesa me e kalbur e ketij vendi te shkrete! Keqardheje e madhe qe na le i miri Adrian. Edhe nje here, zoti e prehte ne paqe shpirtin tend iluminist.
beso, dua ti bashkengjitem komentit te plakut, sigurisht edhe me nje falenderim. Te falenderoj per nje shprehje qe per mendimin tim thote shume:
“Nuk eshte krisma e thate ajo qe i zgjidh gjerat,madje i le ato ne mes;le te gjejme force t’a superojme deshperimin,jo vetem per vete,por edhe per te tjeret,sepse jetojme edhe per te tjeret.”
Per mua kjo shprehje ka nje kuptim teper te thelle, qe une me plot deshire do te mund ta shtjelloja me teper, por…
Ardian Klosi ishte nje i tille ku bota e tij e thelle dhe e paeksplorueshme pervec asaj te gjuhetarit, perkthyesit, historianit dhe ambientalistit, mbeti e tille deri ne fund. Jam i sigurte qe koha e tij qe ka kaluar ne Gjermani dhe vecanerisht ne katedren e albanologjise ne München ka lene gjurme te thella ne karakterin e tij dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe.
Mbaj mend vitin `97, vitin e trazirave ne Shqiperi, kur zeri i tij ne TV bavarez u be ndoshta dritarja e vetme e informacionit te sakte, kompetent dhe plot logjike. Nuk kishte nate ato dite fillimmarsi ku gjuha e tij vinte “gishtin mbi plage” me ate gjermanishten e shkelqyer, ai ndoshta ndikoj me shume se ca telekroniste te degdisur andej nga Jugu te cilet as me pak dhe as me shume sillnin lajme plot kontradikta.
Ate shpirt ambjentalisti ndoshta te fituar ne Gjermani kerkonte me shpirt ta sillte dhe ne Shqiperi me artikujt dhe shkrimet e tij. Jam i sigurte qe arriti dicka. Ai la prapa nje thesar ne fushat e tij.
Shpirti i tij plot te panjohura u largua nga mikrobota shqiptare mbushur me aq rremuje dhe zullume duke shkuar ne makroboten e pafundme te perjetesise ku do te prehet i qete dhe ne harmoni absolute. Ate e beri ndoshta me vetedije te plote, ky ishte vullneti tij. La rremujen dhe zullumet dhe zgjodhi qetesine dhe parajsen.
Gjyqit qiellor nuk kishte perse t`ia kishte friken.
Ne keto momente jam prane familjes dhe miqve te tij te ngushte.
Claus,jam shume i gezuar qe u shfaqe ketu,sepse ne nje koment tjeter i kam shprehur plakut,mikut tone,nje frike;por lere,iku ajo tani.Shkrimi i Edit eshte padyshim i ndjere dhe sigurisht qe thote pak,thote pak,se individi Edi Rama ka mbajtur shume pa thene per nje mik te shtrenjte qe iku ne moshe kaq te re per boten e katedrave.Mbaj mend qe diku lexova nje liber mbi Santo Graal,kataret dhe kaloresit e Krishtit,e duke gjetur disa data e simbole qe koincidonin me Skenderbeun,i dergoj nje e-mail z.Klosi,nese skenderbeu kishte lidhje me organizata te tilla,ose psh,Ivan,qe Oliver Schmitt e nxjerr nga nje doreshkrim i viskonteve Sforca te Milanos,ne dialektin lombard ishte ekzakt Juan(Giovanni,dmth ne shqip,Gjon),pra binte hipoteza se Ivan,Jovan ishte me origjine sllave,apo ortodoks,Nejse,nuk pata pergjigje,por desha te them qe pa e njohur une kisha besim se ai njeri do kerkonte me shume se kushdo tjeter per te verteten,qofte edhe te supozuar.Plaku me siper me thote qe eshte mekat qe njerezit e artit te futen ne politike;ah sikur artistet t’a benin politiken siç bejne artin e tyre!Para ca kohesh lexova librin e Hesse”Narcizi dhe Gojearti”,e ne nje vend,Narcizi,mesuesi i mençur dhe filozof i thote Gojeartit,artist e skulptor,diçka te tille;”ne filozofet dime shume,por arti eshte mbi dijen…”.Arti,per mua,eshte instikt,emocion,arti shikon te padukshmen.Plaku ka 1000 here te drejte,Rama i ka hyre nje rruge qe nuk i sjell kenaqesi.Ai do behet kryeminister,por eshte pune e rendomte kjo e kryeministrit;ka ne dore shume gjera,por jo veten e tij!Claus,me pelqeu shume ky argument qe hapi plaku,sepse nje artist nuk e ben dot statistin.Psh,edhe hitleri,me i keqi i diktatoreve ishte student per pikture,mesa di,edhe pse Brehti e quante bojaxhi,dhe ne fakt hitleri kombinoi shume deme dhe krime te pashoqe,pikerisht sepse nuk dinte te bente statistin.Po kush jemi ne qe dalim tani dhe duam t’i themi Rames t’a leje kete pune?Psh,tek Shekulli kisha kenaqesi te replikoja shkrimet e Igli Totozanit,tani ai eshte futur ne nje zyre dhe merret me problemet me banale,qe s’ka zot t’i zgjidhe.Ajo pune qe po ben ai eshte per njerez pa horizont,si psh Aldo Bumçi,ai hoxha qe ishte minister drejtesie,ai çunaku i sales,si ia thone emrin,apo ndonje tjeter qe ka PS-ja,por jo Totozani:me ate n’a prishen pune!Ja,shiko qe vetevrasja e Ardian Klosit ka krijuar nje ndjesi kolektive faji,tek te gjithe,edhe pse Ardian Klosi kishte nje horizont pertej te tonit.Po te kish qene ndonje politikan i djathte apo i majte,te shumtet do shfryheshin:”shyqyr,edhe nje me pak”,pavaresisht se kjo nuk shpreh humanizem.Claus,ky eshte nje editorial qe doli nga vitrina,e ndoshta s’me lexoni,se kemi pak kohe.Te uroj ty dhe plakut shendet dhe suksese!
Per Magdalena Ramohito e Gusmari.Flm per mbeshtetjen e komentit tim dhe me vjen keq qe padashje nga ana e ime ose e operatorit te “Tema-s” eshte perdorur ‘m’ ne vend te atij qe perdor gjithmone Martin (emri i im) dhe Ph (Philadelphia qyteti ku jetoj.
Eshte e kote te bejme komente secili pas oreksit te tij.sikush e sheh boten me syte e tij.Ardiani u largua se nuk mundi ta percjelle helmin qe ka pushtuar shoqerine tone me gjithe mashtrimet, korupsionet,cfaqjet e ujqerve me lekure qengji,fasadat e bukura por te genjeshterta , ” SEHIRIN’ QE BEN BOTA ME NE, duke na dhene keshilla akaddemike per konsensuse, per bashkepujnime, per ndergjegjesime, per dymbedhjete prioritete etj.
Jane aq shume komente, ku sejcili me menyren e tij, por edhe me njohjen qe fati i lidhi me “doktor Klosin” sic e quan Edi Rama,kane shprehur dhimbjen me kete ngjarje kaq te rende, qe mund te ndodhe vetem ne nje vend kaq problematik sa Shqiperia.Dhe mua s’me mbetet gje tjeter vecse te shpreh ngushellimet e mia per “njeriun e mire”, familjes se tij, si dhe te aferve, miqve dhe shokeve te “tij”.