“Al Capone” i veriut

28 Prill 2012, 12:21Rajoni TEMA

Shumë kriminelë mund t’ia kenë lakmi Zvonko Veselinoviqit ngjitjen në krye të kriminalitetit. Nga një anëtar i thjeshtë i “Rojave të urës” në Mitrovicë ka arritur të vihet në krye të strukturave kriminale të serbëve të veriut.

Veselinoviq është identifikuar nga inteligjenca e Policisë ndërkombëtare në Kosovë si kriminel, aktivist i politikës radikale. Shpejt është përfshirë në krime të rënda. Policia thotë se ka filluar karrierën si vjedhës i veturave, por ka avancuar shumë shpejt në kontrabandë me karburante, drogë dhe trafikim armësh. Në gjithë këtë veprimtari ka punuar me shqiptarë.

“Ai (Zvonko Veselinoviq v.j.) është i dyshuar në disa vrasje. Edhe pse ka urdhërarrest nga Policia e Serbisë, ai shëtit lirshëm në Mitrovicën veriore, ku aktivitetet e tij duket se lulëzojnë në bazë të jetës së tij luksoze”, e përshkruan inteligjenca atë në një raport të vitit 2010.

Kur kishte bërë shumë para, Zvonko kishte vepruar ngjashëm me njërin prej mafiozëve me të famshëm në Amerikën e viteve 20 – Alphonse Gabriel, i njohur si “Al Capone”. Ai kishte nisur të kujdesej për të varfrit. 50 familjeve serbe u ka siguruar të ardhura mujore. /KD

4 komente në ““Al Capone” i veriut”

  1. SHPATI says:

    PO ku eshte sherbimi sekret i kosoves, vetem per me mbledhe te dhena,faqen e zeze e paçit nese nuk e hiqni qafe kete qen.E nese jo,mos qani se na vrau.

    1. kapo says:

      Nuk kam c`them me o miku im i ke thene te tera ti. ! 1 koqe plum eshte e shkreta e rrine urt dhe te tjeret.

  2. vojsava says:

    paska bashkepunuar me shqiptaret?cudi?serbet dhe shqiptaret kane bashkepunuar gjithnje//ne 1389 gjon kastrioti dhe princerit shqipetar bashkepunuan me serbet,prandaj serbet kishin grabitur gjysen e tokave ..

  3. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    “Edhe pse ka urdhërarrest nga Policia e Serbisë, ai shëtit lirshëm në Mitrovicën veriore, ku aktivitetet e tij duket se lulëzojnë në bazë të jetës së tij luksoze”, e përshkruan inteligjenca atë në një raport të vitit 2010.”

    E kisha shume kete frike qe Qeveria e Kosoves eshte pothuajse kukull pa asnje lloj force ne mbrojtje te ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje